Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Profili


Komercijalna Banka është një nga bankat udhëheqëse në Republikën e Maqedonisë, e cila gjatë ekzistencës së saj të gjatë ka ndërtuar imazhin e një banke me traditë, të besueshme, të sigurtë, inovative që gëzon një reputacion të lartë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si bankë universale e pavarur private në vend, ofron një gamë te gjerë të aktiviteteve bankare, duke filluar nga depozitat, dhënia e kredive për persona fizikë dhe subjekte juridike, shërbime dhe mundësi për qarkullimin pagesor në vend dhe jashtë vendit, ndërmjetësimin në blerjen dhe shitjen e valutës së huaj, shitblerjen dhe emetimin e letrave me vlerë, forfetimeve, etj.

Përkrah rrjetit të gjerë të filialeve, degëve, ATM-ve (bankomateve) dhe terminaleve POS (terminale të pikave të shitjes), të cilat janë vazhdimisht në rritje, Banka është gjithmonë në dispozicion të klientëve. Rrjeti afarist i Bankës përbëhet nga  11 filiale (Prilep, Ohër, Veles, Strumicë, Koçanë, Shtip, Kavadar, Kumanovë, Gostivar, Manastir dhe Tetovë) dhe 54 degë nga të cilat 38 janë të vendosura në Shkup. Deri tani, në territorin e Republikës së Maqedonisë, Komercijalna Banka ka instaluar 145 ATM dhe POS terminale.

Me qëllim të sigurimit të shërbimeve sa më të shpejta dhe efikase ndërkombëtare për klientët e vet, Banka ka vendosur marrëdhënie korrespondente me 705 banka në më shumë se 76 vende dhe marrëdhënie kontokorente (nostro dhe vostro llogaritë) me 24 bankanë.

Certifikim i Bankës sipas USA Patriot Act

Kapitali aksionar i bankës përbëhet prej 2.014.067 aksioneve të zakonshme dhe prioritare. Aksionet e Komercijalna Banka AD Skopje janë të kotuara në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë për letra me vlerë dhe janë të përfshira në llogaritjen e indeksit të bursës së Maqedonisë, ndërsa prej vitit 2007 janë të kotuara edhe në segmentin e super kotimit.