Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Informata themelore për kreditë për personat fizikë



Komercijalna Banka AD Skopje ofron kredi për personat fizikështetas të Republikës së Maqedonisë. Kreditë paguhen në denarë.

Gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredi-kërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç , me përjashtim të kredive që janë të siguruara plotësisht nga mjetet e depozituara në Bankë dhe të kredive për pensionistët. Gjithashtu, gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e garantuesve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra.

“Në ditën e dorëzimit të kërkesës për kredi, aplikantët e kredisë dhe garantuesit nuk duhet të kenë detyrime të maturuara apo të pashlyera ndaj Bankës.

Aplikantët për kredi dhe garantuesit është e domosdoshme të kenë histori kreditore të rregullt në Bankë dhe në Regjistrin Kreditor të BPRM, së paku 6 muajt e fundit, përkatësisht në afatet e maturimit dhe t’i shlyejnë detyrimet për të gjitha bazat ndaj Bankës.” 

Kërkesa për kredi mund të merret dhe të dorëzohet në Shkup – në Zyrën Qëndrore të Bankës dhe në degët dhe filialet nëpër qytetet e RM.

Varësisht prej qëllimit të kredisë, fondet paguhen në llogarinë e transaksionit të kërkuesit të kredisë ose, në llogarinë e transaksionit të shitësit.

Banka merr kompensim nga klientët e saj për procesimin e kërkesës për kredi, për miratimin dhe administrimin e kredisë, për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë) për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse.

Kreditë paguhen në këste të barabarta mujore të cilat paguhen në ditën e 16të të muajit.
 
Për kreditë e siguruara me hipotekë mbi pasuritë e tundshme dhe të patundshme, nevojitet Polica për sigurimin e pronës e vinkuluar në favor të Bankës për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës së kreditit .

Zgjidhni kredinë që është e përshtatshme për nevojat Tuaja :

Kredibanesore


Kredi tjera me dedikim



Kredi padestinim


Kredi pasiguruar me kolateral



Kredi kornizë revolving