Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Qarkullimi i pagesave ndërkombëtare



Pagesat hyrëse dhe dalëse bëhen me para të huaja efektive dhe me instrumentet e zakonshme të qarkullimit të pagesave ndërkombëtare- – urdhëresa, inkaso dokumentare, letër krediti (akreditiv), çeqe dhe instrumente tjera të pagesave me para jo të gatshme.

Të gjitha aktivitetet lidhur me qarkullimin e pagesave jashtë vendit bëhen në pajtim me Ligjin për punë me deviza, Udhëzimet për mënyrën e kryerjes së qarkullimit të pagesave ndërkombëtare dhe Vendimin për mënyrën e kryerjes së qarkullimit të pagesave ndërkombëtare.




Të ardhurat e arkëtuara nga jashtë vendi me urdhëresë


Të ardhurat e arkëtuara nga jashtë i miratohen mbajtësit të llogarisë atë ditë ose më së voni deri ditën e nesërme të punës. Për shfrytëzimin e mjeteve devizore, duhet që Banka të informohet nga klienti për llojin e transaksionit.

Mjetet nga të ardhurat e arkëtuara mund të shfrytëzohen për pagesa jashtë vendit, për udhëtim zyrtar jashtë vendit, për shlyerjen e detyrimeve ose mund të shiten në tregun devizor.

 Autorizim i përgjithshëm
 Udhëzime për të ardhurat e arkëtuara

Në krye^

Pagesat jashtë vendit me urdhëresë


Të ardhurat e arkëtuara nga jashtë, mjetet devizore të blera në tregun devizor ose kredia devizore, mund të përdoren për pagesa jashtë vendit. Gjatë pagesave jashtë, ose në favor të llogarisë rrjedhëse të jorezidentit – subjekti vendor juridik i dërgon Bankës urdhërpagesë përkatëse:
  • urdhërpagesë të plotësuar dhe të nënshkruar (formulari 1450);
  • mbulesë në Bankë;
  • dokument bashkëngjitës për pagesë


Urdhërpagesat (formulari 1450) mund të depozitohen ose në origjinal ose Banka mund t’i përgatisë të njëjtat në emër dhe në llogari të klientit, me autorizim paraprak nga ana e klientit.

  Autorizim i përgjithshëm
 Udhëzime për pagesa

Në krye^


Paratë e huaja efektive


Pagesat dhe arkëtimet në para të huaja efektive, klientët mund t’i bëjnë në bazë të dokumentacionit të kërkuar në të gjitha degët dhe filialet e bankës.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të jetë në pajtim me Vendimin për kushtet dhe mënyrën sipas së cilës rezidentët mund të bëjnë pagesa dhe arkëtime në para të huaja efektive në transaksione me jorezidentët.