Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Historia


Banka u themelua në vitin 1955, si Bankë Komunale e qytetit të Shkupit, e specializuar për kredi për shtëpi dhe financim të veprimtarive ndërtimore. Në vitin 1965 u hap Dega e parë e Bankës në Shkup. Nga 1.1.1966, Banka Komunale u transformua në një lloj të përzier të bankës dhe morri një emër të ri: Komercijalna Banka –Investuese Shkup. Në vitin 1971, tre bankat kryesore në Republikën e Maqedonisë edhe atë Banka Ekonomike Shkup, Komercijalna Banka –Investuese në Shkup dhe Manastir, u integruan në një bankë e cila vepronte nën emrin Banka Ekonomike – Filiali Shkup. Kjo bankë ishte banka e parë që prezantoi llogaritë rrjedhëse për qytetarët. Në vitin 1989, u soll Ligji për bankat dhe institucionet tjera financiare dhe në vitin 1990 Banka u transferua në shoqërinë e parë aksionere në vend duke mbajtur emrin e tanishëm Komercijalna Banka AD Skopje.

Komercijalna Banka AD Skopje sot është një bankë universale me një gamë të gjerë të aktiviteteve bankare, duke filluar nga depozitat, dhënien e kredive për personat juridikë dhe fizikë, shërbime dhe mundësi për qarkullimin e pagesave në vend dhe jashtë vendit, ndërmjetësim në blerjen dhe shitjen e valutës së huaj, të letrave me vlerë, forfetime, etj.

Që nga viti 1993, u instalua terminali Reuters për shkak të nevojës për të qenë në hap me çështjet financiare ndërkombëtare.

Në vitin 1995, Komercijalna Banka AD Skopje lëshoi kartën e parë ndërkombëtare të kreditit EuroCard – MasterCard në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në vitin 1996, vendosi bankomatin e parë.

Në vitin 1998, me vendim të Bordit Menaxhues të Bankës, u themelua shoqëria ndërmjetësuese e brokerimit KB-Broker, e para e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë. Aksionet e lëshuara nga Banka që nga viti 2003, filluan kotojnë në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë.

Në përputhje me realizimin e reformës së sistemit të pensioneve në Republikën e Maqedonisë, Komercijalna Banka AD Skopje, së bashku me “Prva Pokojninska Druzba” nga Lubjana, në qershor të vitit 2005, e themeloi KB Shoqatën e parë të pensionistëve. Numri i përgjithshëm i anëtarëve dhe personave përkohësisht të caktuar në Fondin e deterueshëm me të cilin udhëheg KB Fondi i parë pensional – Shkup deri më dt. 30.04.2014 arrin në 187.587*, ndërsa numri i anëtarëve në Fondin vullnetar të udhëhequr nga Shoqata (deri në po të njëjtën datë) arrin në 12.355*.

Në vitin 2009, u krijua Shoqata për menaxhimin e fondeve investuese KB Publikum Invest SHA Shkup. Themelues të kësaj shoqate janë Komercijalna Banka AD Skopje, Publikum Holding DOO Lubjana, Pom-Invest DD Maribor dhe Forleks S.R.L .