Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Vlerat e korporatës


Vlerat e Korporatës reflektojnë besimin që me ne ndajnë të gjitha palët e lidhura – konsumatorët, punonjësit, aksionarët, partnerët. Këto janë vlera që reflektojnë kulturën tonë afariste dhe prioritetet e përcaktuara nga misioni i korporatave.


Traditë

Ne jemi një Bankë që edukon vlerat, mbështet stabilitetin në të gjitha kushtet dhe që ka qenë tradicionalisht zgjedhja e parë e konsumatorëve.


Efikasitet

Bankë që në mënyrë të shpejtë dhe efikase permbush detyrat dhe veprimet e ndërmarra.


Besim

Ne ndërtojmë besimin përmes komunikimit të hapur me klientët, duke respektuar individualitetin e tyre dhe duke ju ofruar shërbim të besueshëm dhe cilësor.


Transparencë

Përgjegjësia jonë është që të sigurojmë në kohë informata të kuptueshme dhe të besueshme për rezultatet e punës, si dhe për çështje të tjera financiare dhe jo-financiare, gjithmonë në dispozicion për klientët e interesuar, aksionarët, partnerët afarist dhe mbarë opinionin.


Inovacion

Me përfshirjen e produkteve dhe shërbimeve të reja vazhdimisht rrisim dhe përmirësojmë cilësinë e ofruar për klientët tanë.


Përgjegjësi shoqërore

Si një kompani përgjegjëse shoqërore gjithmonë punojmë dhe do të punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës në shoqëri.


Punë ekipore

Ndajmë njohuritë dhe përvojat me qëllim të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe frymës ekipore kontribuojnë për zhvillimin emëtejshëm të Bankës.


Kodi i qeverisjes së korporatave (.pdf)
Rregullat themelore dhe parimet për mbrojtjen e të dhënave personale në Komercijalna Banka AD Skopje