Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Çmime dhe mirënjohje

 

Bursa e Maqedonisë për letrat me vlerë SHA Shkup

 

Komercijalna Banka AD Skopje, si pjesëmarrës i autorizuar në tregun e Maqedonisë të letrave me vlerë, në "Konferencën vjetore të Bursës së Maqedonisë", ka fituar disa çmime dhe shpërblime:

 

1. Çmimin për shoqëri të listuar me qarkullim më të madh të realizuar në 20 vitet e kaluara në Bursën e Maqedonisë për letrat me vlerë;

Makedonska berza

 

2. Shpërblimin për pjesëmarrëse e autorizuar me numrin më të madh të transaksioneve dhe me qarkullimin më të madh gjatë 20 viteve të kaluara në Bursën e Maqedonisë për letrat me vlerë;

MAkedonska berza2

 

3. “Zilja e Kristaltë” për arritjen e vendit të parë si shoqëri aksionare më transparente e listuar në Bursën e Maqedonisë për vitin 2015;

MAkedonska berza3

 

4. Pllakatë për arritjen e vendit të dytë për qarkullimin e përgjithshëm dhe numrin e transaksioneve të realizuara në vitin 2015.

Plaketa

 

Çmimi i artë nga Deutsche Bank për Bankën Komercijale

 

Si mirënjohje për cilësinë e shkëlqyer të pagesave ndërkombëtare, Komercijalna Banka AD Skopje këtë vit është fituese e çmimit të artë nga Deutsche Bank: Gold 2014 Еuro STP Excellence Award. Për herë të parë këtë vit është bërë kategorizimi i shpërblimeve, ndërsa Banka Komercijale u nderua me çmimin më të lartë. Duke u përqëndruar në ofrimin e një cilësie të lartë të shërbimeve, Banka vazhdon edhe më tej të mbajë pozitën si bankë lider në vend në fushën e punës me valuta të huaja.

kb_award2014
 

Komercijalna Banka AD Skopje merr cmimin Superbrands per vitin 2015/2016

 
Komercijalna Banka AD Skopje është fituese e çertifikatës Superbrends për vitin 2015/2016 në Republikën e Maqedonisë, e ndarë me vendim të këshillit të ekspertëve të përbërë nga përfaqësuesit e industrisë së marketingut, komuniteti akademik, mediumet, Oda Ekonomike e RM dhe pronarët e markave eminente në vend.

Përpjekjet e Bankës për të krijuar një markë që krijon një lidhje emocionale me klientët e tyre dhe e cila është e njohur dhe e dalluar, ka rezultuar në ide dhe koncept në perceptimin e qytetarëve për qëndrueshmëri, cilësi dhe përgjegjësi.

Zgjedhja e Bankës si fituese e mirënjohjes Superbrands në Maqedoni për vitin 2015/16 është një dëshmi më shumë për suksesin e Bankës dhe aspiratën tonë për të qenë banka e parë e zgjedhur nga klientët të cilët edhe më tej mund të presin nivel të lartë të shërbimit dhe prodhime të reja me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre.
 
superbrand
 

Komercijalna Banka AD Skopje – Fituese e Pllakatës

 

Komercijalna Banka AD Skopje, si përfaqësues i autorizuar në tregun të letrave me vlerë të Maqedonisë, ka kënaqësinë të njoftoj se në “Konferencën e tregut të letrave me vlerë të Maqedonisë 2015” të organizuar nga Bursa e Maqedonisë e Letrave me Vlerë AD Skopje, Depozituesi Qendror i Letrave me Vlerë AD Skopje dhe Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë është fituese e Pllakatës për numrin e transaksioneve të realizuara në qarkullimin e përgjithshëm për vitin 2014.

 
PLAKETA
 

Komercijalna Banka AD Skopje - Fituesi i çmimit "Crystal Bell"

 

Komercijalna Banka AD Skopje si pjesëmarrës i autorizuar në tregun e letrave me vlerë të Maqedonisë, ka kënaqësinë të njoftoj se në "Konferencën e tregut të letrave me vlerë të Maqedonisë 2015", organizuar nga Bursën e Maqedonisë e Letrave me Vlerë, Depozituesi Qendror i Letrave me Vlerë dhe Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë e ka fituar vendin e dytë si kompani më transparente e listuar në Bursën e Maqedonisë në vitin 2014 dhe u nderua me çmimin "Zilja e Kristaltë".

 
KRISTALNO_ZVONO
 
 

Banka më e mirë për punë me valuta

 

Revista e njohur botërore financiare Global Finance, shpall edhe njëherë Bankën Komerciale SHA Shkup si Banka më e mirë për punë me valuta në Maqedoni për vitin 2014.

 

Përzgjedhja e bankave më të mira në botë për punë me valuta u bë nga botuesit e revistës Global Finance në bashkëpunim me analistë të industrisë, drejtorë të korporatave dhe ekspertë të teknologjisë, duke u bazuar në këto kritere: madhësia e transaksionit, aksionet në treg, përfshirja globale, shërbimi ndaj klientit, çmimet konkurruese dhe teknologjitë e reja.

 

2014-Best-FX-Provider-Award_krajno
 
 
 

Komercijalna Banka AD Skopje – Fitues i Pllakatës

 

Komercijalna Banka AD Skopje, si një pjesëmarrëse e autorizuar e tregut të Maqedonisë për letra me vlerë, ka kënaqësinë të njoftojë se në „Konferencën vjetore të tregut të Maqedonisë të letrave me vlerë 2013” me organizim të bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë SHA Shkup, Depozituesit qëndror për letrat me vlerë SHA Shkup, dhe Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë, fitoi Pllakatë për renditjen në vendin e parë referuar qarkullimit vjetor dhe transaksioneve të realizuara në vitin 2012.
 
 
plateka
 
 

Banka më e mirë për punë me valuta

 

Botuesit e revistës "Global Finance" në bashkëpunim me analistë të industrisë, drejtorë të korporatave dhe ekspertë të teknologjisë, e bëjnë zgjedhjen e bankave më të mira në botë për punë me valuta.

 

Revista "Global Finance" nderoi Komercijalna Banka AD Skopje me çmimin "Banka më e mirë për punë me valuta" në vitin 2013.

 

Përzgjedhja e bankave më të mira për punë me valuta u bë në bazë të disa kritereve: madhësia e transaksionit, aksionet në treg, përfshirja globale, shërbimi ndaj klientit, çmimet konkurruese dhe teknologjitë e reja.

Global-Finance-Logo_Best-FX-Provider-2013_2
 
 

Deutsche Bank AG


Si mirënjohje për cilësinë e jashtëzakonshme me pagesat ndërkombëtare, Komercijalna Banka AD Skopje këtë vit morri çmimin: Deutsche Bank`s 2010 Straight – Through Processing (STP) Excellence Award. Ky çmim është mjaft i rëndësishëm për shkak se përpunimi direkt i pagesave (STP) luan një rol të madh në reduktimin e shpenzimeve të transaksionit në sistemin bankar botëror në ditët e sotme. Një deklaratë e lëshuar nga Deutsche Bank AG, e cila është një udhëheqës global në këtë fushë, thekson suksesin e ekipit të Bankës Komerciale i cili është duke punuar në këtë çështje duke arritur një normë jashtëzakonisht të lartë të përpunimit direkt të pagesave prej 99,74%. Me këtë çmim Komercijalna Banka AD Skopje e konfirmon edhe njëherë rolin e saj si bankë lider në vend gjithmonë në hap me trendet dhe teknologjitë më të reja bankare.
Nagrada

Global Finance


Revista "Global Finance" nëntë vjet me rradhë (2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013), i jep Komercijalna Banka AD Skopje çmimin "Banka më e mirë" në Republikën e Maqedonisë.


Botuesit e revistës, në bashkëpunim me analistë të industrisë, drejtorë të korporatave dhe konsulentë bankarë, e bëjnë zgjedhjen e bankave më të mira të tregjeve të reja nga Evropa Qëndrore dhe Lindore në bazë të këtyre kritereve: rritja e aseteve, fitueshmëria, marrëdhëniet strategjike, shërbimi ndaj klientit, çmimet konkurruese dhe produktet e reja.


Revista "Global Finance" ka mbi 50.000 parapagues dhe më shumë se 284.000 lexues nga 158 vende të botës. Një pjesë e lexuesve të kësaj reviste janë drejtorë, kryetarë, menaxherë ekzekutiv dhe drejtorë financiarë të kompanive të ndryshme udhëheqëse dhe institucioneve financiare në mbarë botën.

     
     
  


Revista "The Banker"

 

Komercijalna Banka AD Skopje është për të shtatën herë fituese e çmimit „"Banka e vitit"“ e cila çdo vit jepet nga revista e mirënjohur profesionale „"The Banker"“, e botuar nga Group Financial Times.

  
  
  



Finance Central Europe


Revista „Finance Central Europe“ në vitin 2007 nderoi Komercijalna Banka AD Skopje me çmimin "Banka më e mirë" në Republikën e Maqedonisë, duke e bazuar vendimin e tyre në disa faktorë si: rritja e aseteve, kthimi i ekuitetit (ROE) dhe fitimi bruto.


„"Finance Central Europe"“ është revista e parë e specializuar dedikuar vetëm për tregjet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me një tirazh prej 43.000 kopjesh. Rangimi i bankave është kryer nga analistë të shquar në bazë të raporteve të audituara financiare dhe informacioneve të tjera shtesë.


     

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

 

Si një nga pjesëmarrësit vendor më aktiv në tregtinë e jashtme, Komercijalna Banka është fituese e shumë mirënjohjeve të dhëna nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilat jepen në kuadër të programeve dhe projekteve të BERZH për përkrahjen dhe zhvillimin e shkëmbimit ndërkombëtar. Këto vlerësime të Bankës Komerciale janë bërë në bazë të disa faktorëve siç janë: sasia dhe cilësia e akreditiveve, garancitë bankare, remitancat dhe instrumentet tjera të pagesave me të cilat Banka drejtpërdrejt merr pjesë duke përkrahur zhvillimin e ekonomisë kombëtare në nivel global.

 

Vlerësimi më i fundit nga BERZH është shpallja e Bankës Komerciale si pjesëmarrëse më aktive në një Program të veçantë për lehtësimin e tregtinë së jashtme (TFP) - „Most active issuing bank in FYR Macedonia in 2009“.

 


Deutsche Bank AG


Për punën dhe cilësinë e jashtëzakonshme lidhur me pagesat ndërkombëtare, Komercijalna Banka AD Skopje vlerësohet me çmimin Deutsche Bank`s 2009 Straight – Through Processing (STP) Excellence Award. Ky çmim është mjaft i rëndësishëm për shkak se arrihet një normë jashtëzakonisht e lartë e përpunimit direkt të pagesave (STP) prej 99,5%, duke kontribuar në këtë mënyrë në reduktimin e shpenzimeve të transaksionit në sistemin bankar.


Çmimi për qasje të integruar ndaj përgjegjësisë shoqërore

 

Në nominimin e organizuar nga Qendra për Zhvillim Institucional CIRa, Komercijalna Banka AD Skopje fitoi çmimin e parë për qasje të integruar ndaj përgjegjësisë sociale për ndërmarrje të madhe në vitin 2009.

 

Ky çmim është një konfirmim i punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme që Banka i bën në përmirësimin e qeverisjes korporative, trajnimin e të punësuarve, zhvillimin e ndjenjës së solidaritetit dhe filantropisë, në bashkëpunim me komunitetin dhe grupet sociale të rrezikuara në shoqëri.

 

Si një kompani shoqërore përgjegjëse, gjithmonë punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetesës në shoqëri për të gjithë duke ndarë vlerat dhe besimet me klientët tanë, të punësuarit, aksionarët dhe partnerët.

 

Bursa e Maqedonisë


·                     „Zile kristali

Komercijalna Banka AD Skopje është fituese e çmimit „"Zile kristali"“ për kompaninë më transparente të kotizuar në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup për vitin 2009.

Si një prej anëtarëve më të rëndësishme të Bursës së Maqedonisë që nga formimi i saj në vitin 1995, Komercijalna Banka AD Skopje ka numrin më të madh të stoqeve sa i përket numrit dhe volumit të transakcioneve të realizuara. Ky interesim i madh për aksionet e Bankës, përveç dëshmisë së punës së suksesshme si bankë lider në Republikën e Maqedonisë, vjen edhe nga qasja tërësisht transparente në informimin e investitorëve.