• Struktura organizative



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Këshilli drejtues




Hari Kostov
Drejtor Ekzekutiv
Kryetar i Këshillit drejtues
Fakulteti ekonomik
Përvojë pune: Mbi 31 vjet, nga të cilat më shumë se 16 vjet në Bankë
Telefon: +38923125273, +38923125274
Faks: +38923124064
e-mail: hari.kostov@kb.com.mk

Ka lindur në fshatin Pishicë, Probishtip, në vitin 1959. Studimet deridiplomike i ka kryer në fakultetin ekonomik pranë Universitetit „ “Shën Kirili dhe Metodi”“ në Shkup. Ai e filloi karrierën e tij në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në vitin 1983, ku, ndër të tjera, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në kabinetin e Kryetarit, këshilltar në kabinetin e Kryetarit, këshilltar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të RM, Këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë, ndërsa në vitin 1994 u emërua zëvendës ministër i financave. Në vitin 1995 ai shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ndihmës i drejtorit ekzekutiv në Bankën Botërore. Në vitin 1996 vjen në Komercijalna Banka AD Skopje si drejtor i përgjithshëm. Në periudhën 2002-2004 përsëri shkon në Qeverinë e RM si Ministër i punëve të brendshme, ku më vonë emërohet Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Që nga viti 2004, vazhdon të punojë në Komercijalna Banka AD Skopje si drejtor i parë i përgjithshëm, ku prej vitit 2008 mban pozitën Drejtor ekzekutiv dhe Kryetar i Këshillit drejtues.



Ilija Iloski
Drejtor kryesor operativ
Anëtar i Këshillit Drejtues
Fakulteti ekonomik
Përvojë pune: Mbi 30 vjet, nga të cilat më shumë se 9 vjet në Bankë
Telefon: +38923125273, +38923125274
Faks: +38923124064
e-mail: ilija.iloski@kb.com.mk

Ka lindur në fshatin Velmej, Ohër, në vitin 1958. Studimet deridiplomike i ka kryer në fakultetin ekonomik pranë Universitetit „ “Shën Kirili dhe Metodi”“ në Shkup. Karierën e tij e fillon në „ЕМО“ Ohër në vitin 1984, ku punoi deri në vitin 1995, duke u avancuar nga Referent i financave në Shef të financave, Drejtor i financave, Asistent i drejtorit të përgjithshëm të financave, Zëvendës drejtor i përgjithshëm, dhe Drejtor i përgjithshëm. Deri në vitin 1998, punon si Drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë, ndërsa deri në vitin 2003, si deputet dhe anëtar i Komisionit për financim dhe buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2003, ai ka punuar si drejtor i përgjithshëm në Bankën e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, ndërsa nga viti 2004 kthehet përsëri në drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë si Drejtor i përgjithshëm. Në Komercijalna Banka AD Skopje vjen në vitin 2006, si drejtor i përgjithshëm, ndërsa prej vitit 2008, mban pozitën drejtor kryesor operativ dhe është anëtar i Këshillit drejtues.



Dr. Маја Stevkova Shterieva
Drejtor kryesor financiar
Anëtare e Këshillit drejtues
Doktor i shkencave ekonomike
Përvojë pune: Mbi 21 vite, të gjitha në Bankë
Telefon: +38923168802
Faks: +38923233472
e-mail: maja.stevkova.sterieva@kb.com.mk

Ka lindur në Shkup në vitin 1970. Diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit „ “Shën Kirili dhe Metodi”“ në Shkup, ku më vonë përfundon edhe studimet postdiplomike të Ekonomisë Monetare. Në shkurt të 2012, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit „Shën Kirili  dhe Metodi“ në Shkup, morri titullin shkencor Doktor i shkencave ekonomike. Përvojën e punës e fillon në Komercijalna Banka AD Skopje në vitin 1993 në Sektorin e marrëdhënieve me jashtë, duke punuar si Referente, gjegjësisht nëpunëse e pavarur në Sektorin e mjeteve dhe likuiditetit dhe më vonë edhe si Koordinatore respektivisht Koordinatore e pavarur në Sektorin e politikës së biznesit. Në vitin 2002 ajo u emërua drejtor i Drejtorisë së menaxhimit të riskut dhe në vitin 2005, drejtor i sektorit të menaxhimit të riskut dhe planifikimit. Që nga viti 2008 mban pozitën si drejtor kryesor financiar dhe anëtare e Këshillir drejtues.