Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Ankesa, sugjerime, lëvdata

 

Ndani mendimin Tuaj

Komercijalna Banka AD Skopje ka komunikim të vazhdueshëm dhe është gjithmonë e hapur me klientët e saj dhe të gjithë palët tjerë të interesuar. Ne i vlerësojmë mendimet e Juaja dhe i mirëpresim ata me qëllim të përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve tona.

 

Ankesa

Nëse keni ndonjë shqetësim apo ankesë në lidhje me produktet tona, shërbimet apo punën tonë në përgjithësi, Ju lutemi të na njoftoni për këtë. Punonjësit e bankës janë gjithmonë në dispozicion dhe të gatshëm për t’Ju ndihmuar. Do të jetë një kënaqësi për ne nëse mundemi të përmirësojmë situatën.

 

Sugjerime dhe iniciativa

Me kënaqësi i mirëpresim sugjerimet Tuaja, nëse keni, se si Banka të punojë më mirë me Ju dhe me klientët tjerë.

 

Lëvdata

Lëvdatat e fituara me meritë janë nxitja më e mirë për të arritur rezultate edhe më të larta. Prandaj, në qoftë se keni ngelur të kënaqur nga shërbimet tona në Bankë ose me ndonjë nga produktet tona, Ju lutemi na tregoni, dhe ne do ta përcjellim lëvdatën Tuaj tek ai/ajo që e ka merituar.

 

Si të parashtroni ankesë, sugjerim apo lëvdatë

Ankesat, sugjerimet apo lëvdatat Tuaja mund t’i dërgoni me shkrim në këto mënyra:

 

1. Në hapësirat e Bankës

Vendosni mendimin Tuaj në kutinë e shënuar “Mendimi Juaj: Ankesa, sugjerime dhe lëvdata”

 

2. Me postë, në adresën e mëposhtme

„Ankesa, sugjerime dhe lëvdata“

Komercijalna Banka AD Skopje

rr. Orce Nikolov nr. 3

Kodi postar 563

1000 Shkup

REPUBLIKA E MAQEDONISË

 

3. Drejtpërsëdrejti (on line), duke klikuar këtu.

 

Vërtetimi për pranimin dhe përgjigjen lidhur me ankesën Tuaj

 

Banka do tju lëshojë një vërtetim për pranim të ankesës Tuaj në periudhë sa më të shkurtër, por jo më shumë se 10 ditë pune prej pranimit të ankesës.

Nëpunësit e Bankës me kujdes do të shqyrtojnë ankesën Tuaj, do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme dhe do t’Ju kthejnë një përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 3 muaj nga data e pranimit të ankesës. Koha e kthimit të përgjigjes varet nga natyra e ankesës, apo nga koha që nevojitet për të analizuar dhe shqyrtuar ankesën e paraqitur. Ky afat vlen nëse ankesa shqyrtohet vetëm në Bankë. Nëse në procedurë përfshihen edhe organet dhe institucionet shtetërore kompetente, periudha prej tre muaj mund të jetë edhe më e gjatë, varësisht prej përfshirjes së organeve dhe institucioneve shtetërore kompetente.