Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

KB Shoqëria e parë pensionale

 

KB Shoqëria e parë pensionale u themelua pas reformave në sistemin pensional të Republikës së Maqedonisë dhe aktiviteti i saj kryesor është menaxhimi me fondet pensionale.


Kjo shoqëri u themelua në qershor të vitit 2005 nga Komercijalna Banka AD Skopje së bashku me Prva Pokojninska Druzba nga Lubjana (tani Prva Group plc) dhe menaxhon me 2 fonde pensionale:

 

 

  • KB Fondi i parë i hapur i detyrueshëm pensional – Shkup (në kuadër të shtyllës së dytë pensionale) dhe
  • KB Fondi i parë i hapur vullnetar pensional – Shkup (në kuadër të shtyllës së tretë pensionale). 

 

 

Në një ceremoni solemne në Barcelonë, Spanjë, e mbajtur më 19.11.2015, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi çmimin prestigjioz "Fondi më i mirë pensional në vitin 2015 në Evropën Qendrore dhe Lindore", e organizuar nga revista e njohur financiare IPE (Investment & Pensions Europe).

 

Qëllimi ynë është që të krijojmë vlera për anëtarët e fondeve më të cilat menaxhojmë, t’i mbrojmë interesat e tyre, t’u ofrojmë siguri për fondet e tyre dhe të maksimizojmë fitimin me investime adekuate.

 

Për arritjen e qëllimit të saj, KB Shoqëria e parë pensionale realizoi  mbi 488 milionë euro1 në KB Fondin e parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup i cili përbëhet prej 236.744 anëtarëve dhe personave përkohësisht të caktuar2 . KB Fondi i parë i hapur vullnetar pensional - Shkup ka 14.078 anëtarë3 .
 
1,2,3 Gjendja më 30.11.2017 /Burimi: www.kbprvo.com.mk / www.mapas.gov.mk