Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Rregullat dhe parimet

 

Për Komercijalna Bankën AD Skopje, përgjegjësia shoqërore paraqet angazhim individual dhe kolektiv për realizimin e qëndrueshëm të përparimit dhe zhvillimit në shoqëri.

 

Përgjegjësia shoqërore korporative përfshinë përkushtimin tonë drejt qëndrueshmërisë ekonomike, ekologjike dhe sociale të komunitetit nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm me palët e interesuara dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet (që janë nën ndikimin e kompanisë) dhe njoftimin publik të tij me politikat dhe rezultatet e kompanisë në fushën ekonomike, ekologjike dhe sociale. Ky është koncept bashkëkohor, i cili nënkupton mbajtjen e llogarisë jo vetëm për përfitimin e kompanive, por edhe për dobinë shoqërore të veprimit.

 

Duke e identifikuar përparimin e shoqërisë në përgjithësi me përparimin e vet, Komercijalna Banka AD Skopje është e përkushtuar në veprimtarinë e saj në drejtim të përkrahjes së qëllimeve më të larta shoqërore dhe mirëqenies, si dhe drejt kontributit të saj aktiv drejt realizimit të këtij qëllimi. Një qëndrim i këtillë nënkupton qasje drejt punës, që i tejkalon kuptimet tradicionale për kujdesin, veprimtarinë kryesore dhe detyrimet ligjore dhe është i orientuar drejt grupeve, që janë nën ndikim dhe ndikojnë në vendimet e saja (palët e interesuara), gjetjen e fushave të interesit të përbashkët, pranimi i ndryshimeve dhe veprimi adekuat. 

 

Përgjegjësia shoqërore korporative e Komercijalna Bankës është në pajtim me Dhjetë Parimet e Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara, Udhëzimet e Agjendës Nacionale për Përgjegjësi Shoqërore të ndërmarrjeve për Republikën e Maqedonisë si dhe shembujt pozitiv të praktikës vendore dhe botërore.

 

 

Dhjetë Parimet e Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara

 

Marrëveshja Globale e Kombeve të Bashkuara  paraqet nismë strategjike për të gjitha kompanitë, të cilat janë të përkushtuara në harmonizimin e punës së tyre dhe strategjive me parimet e pranuara universale, si në vijim:

 

TË DREJTAT E NJERIUT

Parimi 1:

Ndërmarrjet duhet ta përkrahin dhe respektojnë mbrojtjen e të drejtave njerëzore të njohura ndërkombëtarisht dhe

Parimi 2:

të mbajnë llogari, që të mos jenë bashkëpjesëmarrës në shkeljen e të drejtave të njeriut.

TË DREJTAT E PUNËTORËVE

Parimi 3:

Ndërmarrjet duhet ta mbështesin lirinë e organizimit dhe njohjen efektive të të drejtës për bisedime kolektive;

Parimi 4:

ta çrrënjosin çdo formë të punës me dhunë dhe të detyrueshme;

Parimi 5:

ta shfuqizojnë punën e fëmijëve dhe

Parimi 6:

ta shfuqizojnë diskriminimin gjatë punësimit dhe punës.

MJEDISI JETËSOR

Parimi 7:

Ndërmarrjet duhet të zbatojnë qasje të kujdesshme drejt sfidave të mjedisit jetësor;

Parimi 8:

të ndërmarrin nisma për promovimin e përgjegjësisë më të madhe për mjedisin jetësor dhe

Parimi 9:

ta inkurajojnë zhvillimin dhe përhapjen e teknologjive, që nuk janë të dëmshme për mjedisin jetësor.

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Parimi 10:

Ndërmarrjet duhet të punojnë kundër të gjitha formave të korrupsionit, duke përfshirë grabitjen dhe ryshfetin.

 

 

Banka e mban statusin e anëtarit aktiv në kuadër të rrjetit të Marrëveshjes Globale dhe rregullisht informon për përparimin në pjesën e implementimit të Dhjetë Parimeve në punën e saj.

 

Si njëra nga anëtaret e para të Rrjetit Maqedonas të Marrëveshjes Globale, Komercijalna Banka aktivisht merr pjesë në promovimin e Marrëveshjes Globale te kompanitë maqedonase dhe në pranimin e parimeve të saj.  Nëpërmjet pjesëmarrjes në nisma dhe debate të ndryshme, Banka angazhohet për përmirësimin e klimës korporative të përgjegjësisë kolektive dhe individuale shoqërore dhe të përmirësimit të rolit të kompanive në ndërtimin e ardhmërisë për shoqërinë tonë. Komercijalna Banka është krenare me traditën e saj të pasur si kompani e përgjegjshme, e cila ngushtë është e lidhur me shoqërinë e saj dhe çdoherë është e përgatitur të ndaj dhe inspiroj ata që kanë vullnet t’i bashkohen kësaj kauze.

 

 

Agjenda Nacionale për Përgjegjësi Shoqërore e Ndërmarrjeve për Republikën e Maqedonisë

 

Agjenda është miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në tetor të vitit 2008. Qëllimet e Agjendës janë ngritja e vetëdijes për përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjeve, zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave që të ndihmohet në themelimin e përgjegjësisë shoqërore dhe sigurimin e mjedisit të volitshëm për të njëjtën. Si e tillë, Agjenda siguron qëllime, masa dhe prioritete konkrete, të cilat kanë rëndësi të veçantë për përgjegjësinë shoqërore të Bankës.