Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Sponsorizimet dhe donacionet


Komercijalna Banka, si bankë lider në Republikën e Maqedonisë, është përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin dhe mirëqenien e kombit, popullit dhe i kushton një rëndësi të madhe mjedisit të shëndetshëm dhe të pastër duke mbështetur një gamë të gjerë të organizatave, aktiviteteve dhe evenimenteve të ndryshme, me qëllim të promovimit dhe festimit të suksesit, inovacioneve dhe avancimit në fushat e mëposhtme:

  • Sport;
  • Art;
  • Veprimtaritë kërkimore dhe hulumtuese shkencore dhe konferencat ;
  • Çështjet sociale;
  • Mediumet;
  • Ambientet;
  • Nëse keni nevojë për sponzorim, ju lutemi plotësojeni këtë kërkesë për sponzorim.


2018


Banka sponsor i Festivalit ndërkombëtar të muzikës pop "Eurofest 2018"

 

Komercijalna Banka AD Skopje këtë vit është sponsor i Festivalit të 22-të ndërkombëtar të muzikës pop "Eurofest 2018" - fituese e shpërblimit Wafa - Organizata Botërore e festivaleve.

Ky festival do të mbahet më 28 dhe 29 shtator 2018 në dy lokacione – si projekt i disperzuar në Krushevë, vendlindjen e Toshe Proeskit, ku këngëtarë nga 12 vende do të vendosin lule në varrin e Toshes, ndërsa në mbrëmje do të këndojnë për nder të tij. I njëjti program do të zhvillohet ditën e nesërme më 29 shtator në sallën e Shtëpisë së Armatës në Shkup dhe do të regjistrohet për transmetim të mëtejshëm.

Duke mbështetur këtë festival, Banka edhe njëherë kontribuon që në mënyrë dinjitoze të shënohet akti për nderim ashtu siç edhe e meriton ky gjigant – krenaria jonë kombëtare për nder të së cilit do të këndojnë fituesit - laureatët e festivaleve evropiane, së bashku me ato të vendit.


Sponsor i Festivalit „Braqa Manaki“ (Vëllezërit Manaki)

  

Banka është sponsor i Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike "Braqa Manaki", që mbahet në Manastir. Festivali, i cili këtë vit do të mbahet nga data 22 deri më 29 shtator për herë të 39-të, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Republikën e Maqedonisë.

Me karakterin e saj ndërkombëtar dhe atributet e një ngjarje gala që tërheq elitën artistike, akademike dhe politike të vendit tonë dhe të rajonit, "Braqa Manaki" paraqet një ngjarje të rrallë shoqërore që tërheq vëmendje të madhe tek publiku lokal. Këtë vit po përgatitet një program i jashtëzakonshëm me mbi 120 të ftuar nga jashtë.


Viti i tetë me radhë sponsor i garave sportive për pensionistët

 

Banka, për të tetin vit radhazi, është sponsor i garave të 23-ta sportive për pensionistët, të cilat këtë vit do të mbahen në gjysmën e parë të muajit shtator në Radovish.

Në garat sportive për pensionistët marrin pjesë anëtarë të shoqatave nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë të pensionistëve, manifestim ky që paraqet ngjarjen më masive sportive ku pjesëmarrësit janë nga të gjitha moshat, prejardhjet shoqërore dhe etnike në Republikën e Maqedonisë, ndërsa qëllimi kryesor për organizimin e këtyre lojërave për pensionistët është të zhvillojë një frymë konkurruese dhe energji pozitive të jetesës në mesin e të moshuarve, socializimin e të moshuarve, si dhe përfshirjen e kësaj popullsie në një jetë aktive dhe cilësore personale dhe shoqërore.

Komercijalna Banka AD Skopje,  si kompani me përgjegjësi shoqërore edhe këtë vit dëshmoi se kujdeset njësoj si për të rinjtë ashtu edhe për personat e moshës së tretë.


 Sponsor i “Marshit të Ilindenit 1978“

   

Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i Shoqatës së qytetarëve “Marshi i Ilindenit 1978” Shkup, e cila me rastin e festës së madhe kombëtare maqedonase 2 gusht – Ilinden dhe 40 vjet nga marshi i parë i Ilindenit, në bashkëpunim me manifestimin “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, për të 20-tën herë e organizojnë marshin e njohur tradicional të Ilindenit me kuaj prej Shkupi deri në Krushevën e famshme.

 


 Sponsor i Shoqatës “Viço”

 

Banka edhe këtë vit është sponsor i aktiviteteve të Shoqatës “Viço”, e cila është organizatore e manifestimit tradicional, me qëllim kryesor afirmimin, mbrojtjen dhe luftën për konfirmimin e individualitetit të popullit maqedonas dhe identitetit të tij socio-kulturor. Ky takim tradicionalisht, do të mbahet për të 38-ën herë, më 2 gusht 2018, në fshatin Tërnovë - kishën Shën Bogorodica.

 


 Sponsor i Festivalit „Për Petrovden të gjithë në mal“


Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i Etno festivalit të 11-të ndërkombëtar të këngëve vllahe të titulluar "Për Petroven të gjithë në mal", i cili u mbajt në malin Ponikva – Koçan, në prag të festës religjioze "Petroven" , nën organizim të grupit të këngëve vllahe “Gramosteanj” nga Shkupi. Në këtë festival morën pjesë më shumë se 80 këngëtarë (solistë dhe grupe të këngëve) nga Republika e Maqedonisë, si dhe nga disa vende të rajonit.

 


 Sponsor i Festivalit „Vera Kulturore Maqedonase“ 2018


Komercijalna Banka AD Skopje për të tretin vit radhazi është sponsor i Festivalit "Vera Kulturore Maqedonase 2018", i cili këtë vit për të njëmbëdhjetën herë u mbajt në Prespë, nën organizim të Shoqatës së maqedonasve me prejardhje nga Shqipëria "Sonce" Shkup. Përveç promovimit dhe afirmimit të kulturës maqedonase në Republikën e Maqedonisë, qëllimi kryesor i këtij festivali është ndërgjegjësimi më i madh, kujdesi dhe ruajtja e kulturës, gjuhës dhe traditës maqedonase si nga individët ashtu edhe nga institucionet lokale dhe shtetërore në Republikën e Shqipërisë, si dhe prezantimi i një pjese të kulturës së vendit tonë tek qytetarët maqedonas dhe shqiptarët në Shqipëri. Ky festival do të shërbejë gjithashtu si një shembull për zhvillimin dhe kultivimin e kulturës, gjuhës dhe traditës tek popullsia maqedonase e atij vendi.

 


 Sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”


Komercijalna Banka AD Skopje edhe këtë vit është sponsor i manifestimit “Dasma e Galiçnikut”, e cila tradicionalisht mbahet në prag të festës fetare Petrovden. Këtë vit, në periudhën prej 13 deri 15 korrik, Galiçniku ishte i hapur për të gjithë ata që dëshironin nga afër ta njohin këtë fshat piktoresk si dhe një pjesë të kulturës dhe të trashëgimisë së mrekullueshme burimore maqedonase. Veçantia e riteve dhe dokeve popullore, këngët dhe vallet e dasmave, në një harmoni të pandashme me kostumet e mrekullueshme popullore dhe natyra e papërsëritshme e Galiçnikut, mundësojnë që ky manifestim të përjetohet si diçka unike dhe e papërsëritshme. Kjo, na bën ta mbështesim vazhdimisht dhe ta prezantojmë si diçka të çmueshme, të shenjtë, që e shpreh kujtesën dhe ekzistencën tonë. Përndryshe, manifestimi kulturor “Dasma e Galiçnikut” këtë vit nga New York Times numërohet si festivali i nëntë në Evropë që duhet të vizitohet, ndërsa National Geographic e shpalli si manifestim me zakone më tradicionale dasmore në Evropë.

 


KOMERCIJALNA BANKA SPONSOR I PËRGJITHSHËM I FESTIVALIT „ONE LOVE TOUR 2018“


Komercijalna Banka AD Skopje ka nderin që të jetë Sponsor i përgjithshëm i edicionit të dytë të festivalit me titull NJË DASHURI përtej kufijve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Më e mira e të dy vendeve për të gjitha gjeneratat!

Më 16.6.2018 (e shtunë), në Parkun e Qytetit të Shkupit, apo më saktë tek livadhi i madh (prapa Ezercës), gjatë gjithë ditës do të ketë prezantime karakteristike të kulturës, artit, muzikës dhe traditave kulinare midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa programin  kulturor dhe artistik do ta pasurojnë Bilbilat e artë (Zllatnite slavejçinja), grupi muzikor Ljubojna, Ansambl Bulgare, Desi Dobreva, Sashko Kocev, Foltin, Oratnica, Grafa, Next Time dhe grupi "Slatkaristika".

Festivali do të fillojë në orën 10:00, ndërsa hyrja është e lirë.

Duke ndjekur përcaktimin e saj për përgjegjësinë sociale, Komercijalna Banka AD Skopje, vazhdon të përkrahë vlerat e vërteta artistike që pasurojnë jetën tonë kulturore.


Sponsor i manifestimit “Nata poetike në Velestovë”


Me qëllim të promovimit të kulturës në zonat rurale, dhe në të njëjtën kohë për të promovuar kulturën jashtë kufijve të Maqedonisë, organizohet manifestimi ndërkombëtar me titull "Nata Poetike në Velestovë", i cili këtë vit mbahet për herë të 30-të në Shtëpinë e Kulturës në f.Velestovë. Tradicionalisht, edhe këtë vit Banka sponsorizon aktivitetet e manifestimit "Nata Poetike në Velestovë", e cila do të zgjasë dy ditë dhe ku do të prezantohen poetë, piktorë dhe muzikantë nga Republika e Maqedonisë dhe nga shumë vende tjera të botës.

Sponsor i Lidhjes së Veteranëve të LPÇAM 1941-1945 dhe qytetarët që ndjekin këto tradita


Banka edhe këtë vit financiarisht do t’i përkrahë aktivitetet e planifikuara të Lidhjes së Veteranëve të LPÇAM-së dhe qytetarët ndjekës të traditës së shënimit të datave historike të lidhura me shënimin e 75 vjetorit të vdekjes së heronjve të popullit Kuzman Josifovski Pitu, Rade Jovcevski Korçagin, Cvetan Dimov dhe të tjerë, si dhe manifestime të tjera të shumta për personalitete të rëndësishme dhe ngjarje që lidhen me formimin e pushtetit popullor.

Banka Komercijale Sponsor i „Monmartri i vogël i Manastirit 2018“


Banka edhe këtë vit tradicionalisht do ti përkrahë të rinjtë duke sponsorizuar festivalin e 37-të me rradhë të fëmijëve "Montmartri i vogël i Manastirit 2018", i cili edhe këtë vit do të mbahet në Manastir, në periudhën prej 23 deri më 30 maj 2018.

Në këtë festival pjesëmarrësit krijimtarinë e tyre e bazojnë në temën tradicionale "Arkitektura e vjetër maqedonase" në Manastir dhe në karvanët e artit në Ohër dhe Krushevë.

Festivali "Montmartri i vogël i Manastirit 2018", është një ngjarje kulturore dhe arsimore në nivel botëror e cila zhvillon krijimet artistike të fëmijëve përmes pjesëmarrjes së talenteve të reja nga të gjithë meridianet dhe jep një kontribut shumë të madh për promovimin e Republikës së Maqedonisë.


Banka sponsor i Teatrit për fëmijë "Babec" nga Manastiri


Bankа, si një kompani me përgjegjësi shoqërore që ndjek zhvillimin e brezave të rinj, për të tetin vit radhazi ka mbështetur aktivitetet e Teatrit për fëmijë "Babec" nga Manastiri, për realizimin e shfaqjes teatrore „Bremenskite muzikanti (Muzikantët e Bremenit)“, të realizuar sipas të njëjtës histori përrallore të vëllezërve Grim, nën regji të Vasko Mavrovski.  
Qëllimi kryesor i veprimtarisë së “Babec” është që të njohë fëmijët me teatrin dhe kulturën në përgjithësi, duke kontribuar në këtë mënyrë në edukimin e publikut që do të jetë një shtyllë e teatrit të ri modern të Maqedonisë. Duke i ndjekur këto përcaktime, ky institucion edhe këtë vit do të vazhdojë me përpjekjet që nëpërmjet teatrit, muzikës, baletit dhe socializmit t’i tërheq fëmijët nga rruga dhe t’i njoftojë me bukuritë e kulturës. Projektet e shumta teatrore të “Babec-it” vazhdojnë të shënojnë suksese, si në skenën teatrore për fëmijë në vend ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ndërsa Komercijalna Banka AD Skopje  është krenare që edhe më tutje do të jetë pjesë e këtij rrëfimi të suksesshëm.
 

Banka sponsor i Bursës së Maqedonisë së letrave me vlerë SHA Shkup


Komercijalna Banka është sponsor i Konferencës së 19-të të Bursës, e cila është një vend qendror për shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e ideve për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të letrave me vlerë në Republikën e Maqedonisë. Konferenca u mbajt më 4 maj 2018 në Ohër.Në konferencë ishin të ftuar ekspertë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët i’u drejtuan një numri të madh të përfaqësuesve të pranishëm nga sektori i biznesit, bankat, shtëpitë e brokerimit, industria e fondit, kompanitë e listuara dhe kompanitë ttjera aksionare, universitetet dhe institucionet shtetërore.

Sponsor i evenimentit „Ditët e karrierës 2018“ (Panairi i talentëve)


Komercijalna Banka AD Skopje, si partner tradicional në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik – Shkup, edhe këtë vit me pjesëmarrjen e saj dha një kontribut të rëndësishëm në evenimentin "Ditët e karrierës 2018" (Panairi i talentëve), duke u përpjekur të forcojë lidhjen mes studentëve dhe fakulteteve me komunitetin e biznesit.

Kjo ngjarje, e organizuar bashkërisht nga Fakulteti Ekonomik - Shkup dhe organizata ndërkombëtare e studentëve AIESEC "Ditët e karrierës 2018", e cila këtë vit ishte me një koncept paksa të modifikuar dhe emër të ri – Panairi i talentëve - Pitch Please - Provoni gjithçka, u mbajt më 11.05.2018.


Banka Komercijale Sponsor i Festivalit “Dritare drejt kinematografisë Italiane”


Ambasada e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë organizon një sërë aktivitetesh kulturore gjatë disa viteve të fundit, qëllimi kryesor i së cilës është që të afrojë sa më shumë kulturën dhe artin italian tek qytetarët e Maqedonisë.

Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i festivalit të filmit Italian të emëruar si “Dritare drejt kinematografisë Italiane”, që do të mbahet në periudhën prej 17 deri në 23 maj në Kinotekën e Maqedonisë.

Nga gjithsej shtatë filma, filmi i parë do të shfaqet në kinemanë “Milenium”.


Komercijalna Banka sponsor i Kameren orkestrës “Solistët e Shkupit”

 

Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i koncertit të Kameren orkestrës “Solistët e Shkupit” i cili do të mbahet me rastin e festave të Pashkëve, i titulluar “Koncerti festiv”.

Në këtë koncert, krahas Kameren orkestrës “Solistët e Shkupit”, do të merr pjesë edhe kori i njohur në nivel botëror “Shën Zlata Meglenska”, ndrësa koncertin do ta drejtojë dirigjenti i njohur Andrej Andreev nga Bullgaria.   

Koncerti do të mbahet në Filharmoninë e Maqedonisë më 14.4.2018.


Banka Komercijale, Sponsor general i çmimit “Romani i Vitit” për vitin 2017


Banka është Sponsor gjeneral i çmimit “Romani i vitit” për vitin 2017, çmim ky që jepet për të pesëmbëdhjetën herë me rradhë nga Fondacioni për promovimin dhe avancimin e vlerave kulturore “Sllavko Janevski”. 

 

Zhiria e përbërë prej: Davor Stojanovski, Risto Lazarov, Ivan Dodovski, Aneta Duçevska dhe Katerina Bogoeva zgjodhën romanin "Odbrojuvanje" nga Frosina Parmakovskaya si "Romani i vitit" për vitin 2017.

 

„Odbrojuvanje“ është romani i tretë i Frosina Parmakovska, e cila është autore e romaneve “Pishuvajqi gi izgubenite topki” dhe “Vishnova hronika”.
 
Роман на годината
 

Banka, Sponsor gjeneral i koncerteve të Vlatko Stefanovskit


Banka Komercijale shumë vite me rradhë është sponsor i shumë festivaleve dhe manifestimeve kulturore. Kështu, edhe në vitin 2018, vazhdojmë të përkrahim kulturën dhe artin.   

 

Banka është sponsor gjeneral i koncerteve të Vlatko Stefanovskit, të cilat nën organizim të ‘Bagi Komunikimet’ do të mbahen më 17, 18, dhe 20 mars në Filharmoninë Maqedonase ku edhe do të promovohet albumi i tij i tridhjetë e pestë i titulluar “Gjuha e nënës”.

 

Në këto koncerte publiku do të mund të ndjek drejtpërdrejt (live) materijalin e albumit të ri, ndërsa mysafirë special do të jenë etno diva e ballkanit Bila Krstiq, diva jonë e operës Vesna Ginovska Ilkova, si dhe grupa Lubojna.   
 
Влатко Стефановски Концерт
 

Banka sponsor i projektit të Shoqatës "Mandra"

Për të tretin vit radhazi, Komercijalna Banka AD Skopje sponsorizoi turneun e nëntë të futbollit të mbajtur me rastin e ditëlindjes së yllit të popit Toshe Proeski dhe organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve Vlleh nga Maqedonia "Mandra" nga Shkupi.

Në këtë ngjarje, e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar 2018, pati edhe një hapësirë për një program kulturor dhe artistik, ku morën pjesë këngëtarë të shquar nga të gjitha kombësitë.


Komercijalna Banka AD Skopje - sponsor i revistës "Premin"

Për disa vite me radhë, Komercijalna Banka AD Skopje është sponsor i revistës "Premin". Revista "Premin" me përmbajtjen e saj ndërton një lidhje mes anës shpirtërore dhe asaj reale të njeriut dhe e afirmon mendimin kulturor, historik dhe kishtar maqedonas. Zgjedhja e teksteve dhe mesazheve të kësaj reviste e përmban dimensionin e Ortodoksisë jashtë kufijve kombëtar dhe kulturor dhe është një shoqërues për këdo që përpiqet për transformim personal.


Vazhdon bashkëpunimi me Kryqin e Kuq të Maqedonisë

Komercijalna Banka AD Skopje për tetë vjet ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë si Sponsor i Përgjithshëm i projektit "Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta".

Motivi kryesor për përfshirjen në këtë projekt është që fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta t’iu mundësojë zhvillimin e një frymë të shëndetshme dhe aftësi krijuese, për tu edukuar dhe integruar plotësisht në shoqërinë tonë.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Kryqin e Kuq dhe mbështetja e këtij projekti konfirmon përpjekjet tona për një qasje afatgjatë dhe sistematike për të përmirësuar mirëqenien e grupeve të pambrojtura në komunitet dhe është në përputhje me angazhimet strategjike të Bankës në fushën e përgjegjësisë sociale.

Ne të gjithë besojmë në një të ardhme më të mirë, por shikimi në të ardhmen nënkupton pranimin e përgjegjësisë për atë që po ndodh sot në shoqëri, për të nxitur ndryshimet, si në sektorin tonë profesional, ashtu edhe në komunitetin në përgjithësi. Qëllimi i çdo kompanie dhe çdo individi është të jetojë në harmoni me vetveten dhe me mjedisin e tij. Prandaj është e nevojshme të jetë përgjegjës për çdo veprim dhe vendim, profesional dhe personal.




Një X dhe C R A