Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Qasja strategjike

 

Duke u nisur nga përcaktimi i veprimtarisë sistematike dhe harmonizimin e tërësishëm me ndryshimet e rrethit shumë kompleks, Komercijalna Banka zhvilloi Strategji për Përgjegjësi Shoqërore Korporative, sipas së cilës, Banka do të punoj në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2016.

 

Strategjia do t’i formalizojë qëllimet, aktivitetet dhe kahet e veprimit dhe drejtimit me aktivitetet me përgjegjësi shoqërore të Bankës. Ajo është modeluar ashtu që në mënyrë adekuate i përfshinë dhjetë parimet e Marrëveshjes Globale të Kombeve të bashkuara në raport me ngjarjet ekzistuese dhe ato që parashikohen, të cilat ndikojnë në punën e Bankës dhe në nevojat e palëve të interesuara. Qëllimi i kësaj qasje sistematike është që në themel dhe në mënyrë pro-aktive të përballemi me sfidat e shoqërisë sonë, por edhe t’i frymëzojmë të tjerët ta ndjekin përkushtimin tonë.   

 

Veprimtaria e Bankës i merr parasysh nevojat dhe raportet me të gjitha palët e interesuara: të punësuarit, aksionerët, klientët, furnizuesit, konkurrentët, komunitetin dhe mjedisin jetësor. Nisur nga kjo, hapat dhe prioritetet në pjesën e përgjegjësisë shoqërore definohen në atë mënyrë që mundëson qasje të balancuar drejt të gjitha palëve të interesuara.  

 

Masat dhe aktivitetet, nëpërmjet të cilëve Banka e realizon sjelljen e saj të përgjegjshme në shoqëri janë:

 

Sponsorizimet – raporti afarist ndërmjet Bankës, e cila siguron mjete financiare ose materiale në njërën anë dhe individëve, organizatave ose ngjarje oferta e të cilëve në formë të kthimit të shërbimit kontribuon në forcimin e imazhit korporativ të bankës dhe fitimin e përparësive të tjera në raport me konkurrencën. Për më shumë informacione dhe dorëzimin e kërkesës për sponsorizim vizitojeni linkun në vijim:

 

Donacione – raporti afarist ndërmjet Bankës dhe individëve, organizatave dhe ngjarjeve, ku Banka ofron mjete financiare dhe materiale ose shërbime, duke mos kërkuar për këtë asnjë formë të kthimit të shërbimit. Kërkesat për donacione mund të dorëzohen me shkrim ose në e-mail adresat marketing@kb.com.mk dhe ktoo@kb.com.mk.

 

Edukim – transmetimi i dijeve dhe shkathtësive specifike të të punësuarve të Bankës te grupet e caktuara të qëllimit, të cilat do të kenë dobi nga to.  Për pyetje dhe kërkesa mund të drejtoheni me shkrim ose në e-mail adresën ktoo@kb.com.mk.

 

Vullnetarizmi – aktivitet i të punësuarve dhe/ose aksionarëve të Bankës në dobi të njerëzve të tjerë, ose ndonjë qëllimi të caktuar, pa kompensim për kohën e ndarë dhe shërbimin e kryer. Për pyetje dhe kërkesa mund të drejtoheni me shkrim ose në e-mail adresën ktoo@kb.com.mk.

 

Procese punuese – vendime të organeve të bankës, që mund të kenë rrjedhë pozitive për palët e interesuara të Bankës. Masat dhe aktivitetet e këtilla përfshijnë vendime për uljen e harxhimeve të energjisë elektrike, përdorimin e burimeve “të pastra” të energjisë, riciklimin e materialeve, ndryshimin e udhëzimeve të punës dhe proceseve punuese, trajnimin e të punësuarve, etj..

 

Në kuadër të strukturës organizative të Bankës funksionon Trupi Koordinues për përgjegjësi shoqërore, detyra kryesore e të cilit është përfshirja në të gjitha pjesët organizative të Bankës në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve që lidhen me përgjegjësinë shoqërore. Me këtë, Trupi Koordinues përpiqet që idetë dhe parimet e përgjegjësisë shoqërore të transmetohen dhe pranohen nga të gjithë të punësuarit e Bankës.