Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Punësimi


Banka Komerciale SHA Shkup si një kompani moderne, e pavarur dhe e orientuar nga tregu i kushton vëmendje të konsiderueshme burimeve të saj njerëzore, duke i trajtuar ata si një nga faktorët më të rëndësishëm përmes së cilëve përcaktohet konkurrenca e kompanive.

Investimi në burimet njerëzore, në punën në grup dhe edukimin profesional në drejtim të zhvillimit të tyre të vazhdueshëm dhe avancimit në karrierë, është prioriteti ynë kryesor.

Prandaj, në qoftë se dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Bankës, dhe në të njëjtën kohë jeni të përgatitur për punë dinamike në një atmosferë kreative, e mirëpresim aplikacionin Tuaj për punë.

Të gjitha aplikacionet regjistrohen në bazën e punëtorëve potencialë të interesuar dhe, sipas nevojës dhe profileve konkrete, të njëjtët do të ftohen në intervistë.

Vërejtje: Të gjitha aplikacionet për punësim do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me vetë dorëzimin e aplikacionit Tuaj për punë për nevojat e Bankës, ju pajtoheni që të dhënat Tuaja personale të përdoren në procesin e përzgjedhjes së personelit. Banka ju siguron që përveç rastit në fjalë, të dhënat Tuaja personale nuk do të përdoren për ndonjë qëllim tjetër, e as nuk do i jepen ndonjë pale të tretë.


Të gjitha aplikacionet për punësim që do të arrijnë në Bankë në mënyra tjera, dhe të cilat nuk kanë asnjë deklaratë/pëlqim për përpunimin e të dhënave personale nga aplikuesi, nuk do të shqyrtohen dhe të njëjtat do të fshihen ose të shkatërrohen.