• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Llogaria rrjedhëse transaksionale



Çka është llogaria rrjedhëse transaksionale


Llogaria rrjedhëse transaksionale paraqet të dhëna unike dhe të papërsëritshme numerike që shërbejnë për të identifikuar pjesëmarrësit në sistemin e pagesave dhe e cila ju mundëson të bëni të gjitha llojet e pagesave që dëshironi. Në logarinë rrjedhëse transaksionale evidentohen të gjitha transaksionet në denarë që bëhen përmes bankës. Çdo person për të kryer transaksione me denarë përmes bankës duhet të ketë një llogari rrjedhëse transaksionale.

 

Hapja dhe operimi me llogarinë rrjedhëse transaksionale


Llogari rrjedhëse mund të hapin të gjithë personat fizik - qytetarë të Republikës së Maqedonisë, si dhe personat fizik - shtetas të huaj të cilët në bazë të legjislacionit trajtohen si rezidentë dhe posedojnë letër identifikimi si të huaj, të lëshuar nga Ministria e punëve të jashtme të RM.

Banka mund t’ju hapë llogari dhe të miturve dhe personave me aftësi të kufizuara të cilët përfaqësohen nga autorizues ligjor, respektivisht nga kujdestari i tyre në pajtim me dispozitat ligjore.


 Formular aplikimi / Kërkesë për regjistrimin e klientit - person fizik
 Kërkesë për hapjen e llogarisë rrjedhëse transaksionale


Banka hap llogari për personat e verbër. Hapja e llogarisë për personin e verbër bëhet në prani të dy dëshmitarëve. Njëri nga dëshmitarët duhet të jetë i punësuar në Bankë, por mundet që edhe dëshmitari tjetër (të dy dëshmitarët) të jenë të punësuar në Bankë. Dëshmitarët i lexojnë klientit të gjithë përmbajtjen e Marrëveshjes dhe Kushteve të përgjithshme për hapjen dhe operimin me llogarinë rrjedhëse transaksionale. Klienti vërteton se i kupton plotësisht dhe se i pranon dispozitat e caktuara në këto dokumente, dhe i miraton të njëjtat duke nënshkruar Deklaratën me faksimil. Dëshmitarët e nënshkruajnë të njëjtën deklaratë me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe më këtë deklarojnë se klienti është i njohur dhe se i pranon kushtet dhe rregullat e caktuara në këto dokumente. Klientit i jepet kartë nënshkruese për llogarinë rrjedhëse transaksionale në të cilën është depozituar nënshkrimi me faksimil, të cilën klienti do ta përdorë edhe në të ardhmen gjatë kryerjes së transaksioneve në llogari



Mbajtësi i llogarisë rrjedhëse transaksionale mund të autorizojë person tjetër i cili do të operojë me mjetet e llogarisë së tij/saj. Në momentin e dhënies së autorizimit duhet të jetë i pranishëm edhe personi që do të autorizohet. Autorizimi bëhet në degët dhe filialet e Bankës.


Me mjetet e llogarisë rrjedhëse mund të operoni përmes këtyre instrumenteve:

  • kartën nënshkruese – për kryerjen e pagesave me para të gatshme si edhe për bartjen e parave jo të gatshme në llogari tjera në Bankën Komerciale dhe llogari në bankat tjera;
  • kartë debiti– për pagesë/blerje të mallrave dhe shërbime tjera tregtare si edhe tërheqje të parave nga rrjeti i gjerë i ATM-ve (bankomateve) dhe terminaleve POS (terminale të pikës së shitjes) në vend dhe jashtë;
  • çek llogarie dhe bllok çeqesh blanko – për pagesat pa para të gatshme të personave fizikë dhe subjekteve juridike.

Shfytëzuesit e llogarisë mund të marrin informata mbi gjendjen e llogarisë bankare nëpër të gjitha sportelet e Bankës si edhe përmes shërbimit Bankë Interneti. Shërbimi "Bankë Interneti" mundëson kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave pa para të gatshme nga llogaria rrjedhëse. Klientët të cilët zotërojnë një kartë debiti mund të marrin informata rreth ndryshimeve të llogarive të tyre bankare pas përdorimit të kartës përmes shërbimit SMS Banking (shërbime bankare përmes SMS) .


Tejkalim i lejuar (overdraft)


Banka mundëson tejkalim të lejuar të llogarisë rrjedhëse nëse në llogarinë tuaj vijnë të ardhura të rregullta mujore nga marrëdhënia e rregullt e punës dhe të ardhura nga sigurimi pensional dhe invalidor.

Tejkalimi i lejuar mundësohet pasi klienti të ketë bërë kërkesë me shkrim dhe të pranojë kushtet e ofruara, në bazë të analizës paraprake nga ana e Bankës.

 Kërkesë për miratimin e tejkalimit të lejuar
  Formular aplikimi / Kërkesë për regjistrimin e klientit – person fizik

Miratimi i tejkalimit të lejuar mund të jetë kolektiv dhe individual.
 

  • Kolektiv

    Të gjithë punonjësve të institucioneve buxhetore dhe ndërmarrjeve publike, si dhe ndërmarrjeve me të cilat Banka ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim afarist, Banka ju mundëson tejkalim të lejuar kolektiv deri në 2 rroga, por jo më shumë 300.000,00 denarë.


    Të gjithë pensionistëve të cilët të ardhurat e sigurimit pensional dhe invalidor i marrin në llogari rrjedhëse, Banka ju mundëson tejkalim të lejuar kolektiv deri në 1 pension.


    Nëse në llogarinë bankare nuk hyjnë të ardhura (rroga apo pensioni) brenda dy muajve, Banka e ndërpret tejkalimin e lejuar.


    Të gjithë përdoruesit të cilëve u është miratuar tejkalimi i lejuar dhe të cilët e dinë se më tepër se një muaj, për shkaqe objektive (p.sh. sëmundje) nuk do të marrin rrogë, duhet të vijnë në zyrën qëndrore në Bankë dhe të azhurojnë gjendjen.


    Gjatë kohëzgjatjes së tejkalimit të lejuar, Banka mund të bëjë rivlerësim të shumës dhe afatit të miratuar të tejkalimit të lejuar dhe ka të drejtë që në çdo kohë të rrisë, të zvogëlojë ose të ndërpresë tejkalimin e lejuar.

     Kërkesë për të lidhur Marrëveshje për bashkëpunim afarist
      Formular aplikimi / Kërkesë për regjistrimin e klientit - subjekt juridik


  • Individual

    Banka, me kërkesë të klientit, mund të miratojë tejkalim të lejuar individual deri në 2 paga mesatare për një periudhë jo më shumë se 12 muaj.


    Para skadimit të afatit të tejkalimit të miratuar individual, nëse klienti operon siç duhet me llogarinë bankare, Banka bën ripërsëritje automatike, që do të thotë se afati i tejkalimit të miratuar vazhdohet për 12 muaj.


    Gjatë ri-miratimit të tejkalimit të lejuar, Banka ka të drejtë të aprovojë shuma të ndryshme të tejkalimit të lejuar, duke marrë parasysh shfrytëzimin e tejkalimit të lejuar gjatë periudhës së kaluar, si edhe aftësinë kreditore të klientit.


    Gjatë kohëzgjatjes së tejkalimit të lejuar, Banka mund të bëjë rivlerësim të shumës dhe afatit të miratuar të tejkalimit të lejuar dhe ka të drejtë që në çdo kohë të rrisë, të zvogëlojë ose të ndërpresë tejkalimin e lejuar.“


Banka lejon tejkalimin e llogarisë rrjedhëse transaksionale për personat e verbër. Aprovimi bëhet para dy dëshmitarëve prej të cilëve, njëri apo të dy dëshmitarët, duhet të jenë të punësuar në Bankë. Dëshmitarët i lexojnë klientit të gjithë përmbajtjen e Marrëveshjes dhe Kushteve të përgjithshme për hapjen dhe funksionimin me llogarinë rrjedhëse transaksionale. Klienti vërteton se i kupton dhe i pranon dispozitat dhe kushtet e caktuara në këto dokumente, duke nënshkruar Deklaratën me anë të faksimilit. Dëshmitarët e nënshkruajnë të njëjtën Deklaratë me emrin dhe mbiemrin e plotë dhe në këtë mënyrë deklarojnë se klienti është plotësisht i njohtuar me përmbajtjen e dokumenteve dhe se i pranon në tërësi të njëjtat.


Shërbimi për aprovimin e tejkalimit të lejuar të llogarisë rrjedhëse transaksionale për personat e verbër mundësohet vetëm në Zyrën qëndrore të Bankës si edhe nëpër filialet e Bankës nëpër qytetet e Republikës së Maqedonisë.


Normat e interesit


Gjatë operimit me llogarinë rrjedhëse transaksionale, Banka i llogarit këto norma të interesit:*


NORMAT E INTERESIT PËR LLOGARINË RRJEDHËSE TRANSAKSIONALE


Interesi referencë norma3.75%
Interesi depozitave0.01%
Norma e interesit për shumën e overdraftit7.95 pikë përqindjeje mbi normën e interesit referencë, dmth 11.70%
Interesi Overdraft norma për shuma mbi11.75%

* Normat e interesit jane ne përputhje me vendimin aktual të zbatueshëm të Bankës për normat e interesit. Normat efektive te interesit për llogaritë rrjedhëse jane te barabarta me normat nominale të interesit.

** Norma e interesit që aplikohet gjatë llogaritjes së interesit të pjesës së shfrytëzuar të tejkalimit të lejuar (overdraft) është 11,70%, ndërsa fitohet në atë mënyrë që në normën referuese të interesit të BPRM e cila aktualisht është 3,75% shtohen 7,95 pikë përqindje.

Urdhër periodik


Pronari i llogarisë rrjedhëse transaksionale mund të aktivizojë urdhër periodik përmes së cilës e autorizon Bankën në emrin e tij/saj dhe nga mjetet e llogarisë së tij/saj rrjedhëse pa asnjë kompensim të kryejë pagesa të detyrimeve të ndryshme shtëpiake (faturat për energji elektrike, ngrohje, telefoninë fikse dhe mobile, internet dhe TV kabllovik), të bartë mjetet në llogari tjetër rrjedhëse, në librezë kursimi në denarë në Bankë, si dhe të paguajë kreditë e dhëna nga Komercijalna Banka.


Mbajtësi i llogarisë, në sportelet e Bankës Komerciale, mund të aktivizojë urdhër periodik për bartje të mjeteve nga llogaria e tij/saj në çfarëdo llogarie tjetër rrjedhëse në Bankë ose në banka të tjera, me kompensim sipas tarifës aktuale për pagesa.

Personi i verbër mund të aktivizojë urdhër periodik në prani të dy dëshmitarëve. Njëri nga dëshmitarët duhet të jetë i punësuar në Bankë, por mundet që edhe dëshmitari tjetër (të dy dëshmitarët) të jenë të punësuar në Bankë. Dëshmitarët i lexojnë klientit të gjithë përmbajtjen e formularit për urdhër periodik të cilën duhet ta nënshkruajë klienti. Klienti vërteton se i kupton plotësisht dhe se i pranon dispozitat e caktuara në këto dokumente, dhe i miraton të njëjtat duke nënshkruar Deklaratën me faksimil. Dëshmitarët e nënshkruajnë të njëjtën deklaratë me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe më këtë deklarojnë se klienti është i njohur me përmbajtjen e dokumenteve dhe se i pranon kushtet dhe rregullat e caktuara në këto dokumente.

 
 
 
Me urdhër periodik mund të paguani edhe taksën radiodifuzive me një kompensim minimal prej 2 denarë (për nji urdhër) si dhe faturat e ujit me pagesë prej 10 denarë për çdo transfer.

Krejt çka duhet të bëni është të vini në degët dhe filialet e Bankës me faturën e fundit të paguar dhe me një dokument identifikimi dhe ta nënshkruani urdhërin periodik.



    Personi për kontakt



    Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
    Telefon: (02) 3168-136
    Fax: (02) 3220-987
    e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk