• Ekspoziturat dhe filijalet



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Çka duhet të dini për qarkullimin e pagesave në vend



Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat e bëra në denarë nga pjesëmarrësit në qarkullimin e pagesave përmes institucioneve që janë përgjegjëse për kryerjen e qarkullimit të pagesave.

 

Institucionet që janë përgjegjëse për kryerjen e qarkullimit të pagesave janë: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, bankat që kanë marrë leje për të kryer qarkullimin e pagesave dhe Drejtoria e Thesarit pranë Ministrisë së financave.

 

Pjesëmarrës në qarkullimin e pagesave mund të jenë të gjithë rezidentët apo jo-rezidentët, personat fizikë ose subjektet juridike të cilët ushtrojnë veprimtari të regjistruara, ose personat tjerë fizikë të cilët pagesat në denarë i kryejnë përmes institucioneve përgjegjëse për qarkullimin e pagesave.

 

Sistemi i qarkullimit të pagesave në Republikën e Maqedonisë ofron funksionalitet dhe transparencë në mënyrën e kryerjes së transaksioneve financiare dhe ofron më afër subjektet juridike me bankat e tyre. Sistemi i qarkullimit të pagesave mbështetet në tre nën-sisteme edhe atë:


  • Në krye të piramidës është sistemi i BPRM i quajtur MIPS (Sistemi i pagesave ndërbankare në Maqedoni), përmes së cilës realizohen pagesat ndërbankare të shumave të mëdha (mbi 1 milion denarë) dhe secili transaksion individual kryhet në kohë reale nëpërmjet llogarive të bankave tek BPRM, për çka ky lloj i pagesës është më i shtrenjtë dhe përdoret për pagesa të shumave të larta dhe për pagesa emergjente.

  • Sistemi i dytë i është Shtëpia e Kliringut (Clearing House) një sistem ky që shërben për klerimin e urdhër pagesave kreditore me vlerë të vogël (deri në 1 milion denarë) të cilat dërgohen në paketa dhe që shlyen në mënyrë periodike rezultatet neto të klerimit. Shlyerja e pozicioneve neto të klerimit të bankave bëhet në fund të ditës së punës në sistemin e BPRM dhe prandaj përmes këtij sistemi kryhen urdhëresa me vlera më të vogla dhe jo aq të rëndësishme. Mjetet e proceduara përmes këtij sistemi urdhërdhënësi mund t’i përdorë pas përfundimit të shlyerjes.

  • Për kryerjen e pagesave përmes subjekteve deponentë në të njëjtën bankë afariste përdoret sistemi i Bankës për pagesa interne. Këto pagesa janë më të lira dhe kryhen në momentin e procesimit të urdhërpagesës. Sa më i madh të jetë numri i mbajtësve të llogarive në një bankë aq më e madhe është mundësia për të përdorur këtë sistem pagese.

 

Në sistemin e ri pagesor, personat juridikë mund të kenë llogari në një bankë dhe më shumë llogari në më shumë banka. Se sa llogari do të mbajë një subjekt juridik, është një vendim i rëndësishëm afarist pasi pasojat reflektohen jo vetëm në lartësinë e harxhimeve të qarkullimit pagesor por edhe në transparencën dhe likuiditetin e punës.

 

Të gjitha llogaritë e hapura në bankë evidentohen në Regjistrin e mbajtësve të llogarive bankare, i menaxhuar nga Shtëpia e Kliringut, ku të gjitha bankat janë të obliguara të paraqesin të dhënat nga regjistri i tyre të mbajtësve të llogarive.

 

Instrumentet e pagesave që më së shumti përdoren për qarkullimin e pagesave në vend, të përcaktuara nga "Udhëzimi për formën dhe përmbajtjen e instrumenteve të pagesave për kryerjen e qarkullimit të pagesave në vend" (Gazeta zyrtare e RM 43/2001 dhe 103/2001), janë:

Fletëpagesa (formulari PP10);
Urdhëresa për pagimin e parave të gatshme (formulari PP40);
Urdhëresa për bartje(formulari PP30);
Urdhëresa për pagesën e të ardhurave publike (formulari PP50);
  Urdhëresa përmbledhëse për pagesën e të gjithë rrogës (formulari PP53)

 

 

Gjatë kryerjes së qarkullimit të pagesave në vend do t’ju nevojiten edhe këto informata:



Personi për kontakt



Biljana Adamceska, Koordinator kryesor për qarkullimin e pagesave në vend
Telefon: (02) 3168–903
e-mail: Biljana.Adamceska@kb.com.mk