• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Lista e bankave korrespodente


  • Rregullore e qarkullimit pagesor për banorët rezidentë


  • Rregullore për qarkullimin pagesor për personat jorezident


  • Udhëzues i qarkullimit pagesor me jashtë



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Qarkullimi i pagesave ndërkombëtare



Qarkullimi i pagesave ndërkombëtare nënkupton bartjen e parave jo të gatshme të mjeteve devizore nga dhe në Republikën e Maqedonisë. Për këtë qëllim, duhet të keni të hapur llogari devizore në Komercijalna Banka AD Skopje.




Pagesat jashtë vendit


Për të dërguar mjete jashtë vendit me urdhërpagesë, Ju nevojiten këto të dhëna:


1. Emri dhe mbiemri i personit ose emri i firmës – shfrytëzues i pagesës;
2. Adresa e saktë;
3. Numri i llogarisë ose numri IBAN (i cili vlen për shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore);
4. Emri i bankës në të cilën shfrytëzuesi ka hapur llogari;
5. Adresa e bankës ose filialës;
6. Numri i filialës d.t.th numri Sort Cod, ABA ose BLZ (mundësisht);
7. SWIFT Kodi i bankës (kodi është i nevojshëm patjetër).


Një mënyrë tjetër për pagesat jashtë vendit është edhe pagesa me çek bankar (NOSTRO) . Çeqet bankare lëshohen sipas udhëzimeve tuaja dhe emetohen nga llogaritë e Komercijalna Banka AD Skopje me bankat korresponduese jashtë vendit.


Çeqet mund të lëshohen në të gjitha valutat e konvertueshme.

Lëshimi i çeqeve bëhet në Zyrën qëndrore në Bankë, ndërtesa KB2, zyra 221 në katin e dytë dhe në Filialet e Bankës.



PAGESAT PËR TRANSFERIN E MJETEVE

 

Për shuma deri në 100 EUR
  • tarifë - 100 MKD 
  • SWIFT taksa - 250 MKD 
Për shuma mbi 100 EUR
  • 0,15% e shumës ose minimum 350, maksimum 30.000 MKD;
  • SWIFT taksa - 250 MKD dhe
  • taksat e bankave të huaja varësisht prej variantit të zgjedhur (OUR, BEN ose SHA)
Taksat e bankave të huaja - udhëzime Sqarim
OUR Të gjitha taksat i paguan dërguesi; shfrytëzuesi merr të gjithë shumën;
SHA Dërguesi paguan taksat e bankës së tij, ndërsa shfrytëzuesi të gjitha taksat tjera; shuma do të mbrijë e zvogëluar;
BEN Shfrytëzuesi paguan të gjitha taksat; shuma do të mbrijë e zvogëluar

TARIFAT PËR PAGESË ME ÇEQE BANKARE (NOSTRO)

 

Për shuma deri në 100 EUR 250 MKD
Për shuma mbi 100 EUR 0,15% e shumës ose minimum 350, maksimum 30.000 MKD

^ Në krye


Pranimi i mjeteve nga jashtë


Për të marrë mjete nga jashtë, dërguesit duhet t’i jepen këto të dhëna të juaja (Udhëzimet për marrjen e mjeteve jepen në të gjitha sportelet e bankës sonë):


1. Emri dhe mbiemri;
2. Adresa;
3. Numri i llogarisë ose IBAN numri (mund ta merrni në të gjitha sportelet e Bankës);
4. Emri i bankës sonë BANKA KOMERCIJALE SHA SHKUP;
5. Adresa e bankës KEJ DIMITAR VLAHOV 4;
6. SWIFT kodi jonë. KOBSMK2X.


TARIFAT PËR PROCESIMIN E TË ARDHURAVE

 

Në favor të llogarive të rezidentëve pa pagesë

Në favor të llogarive të jo-rezidentëve

 

Prej 0 EUR deri në 299,99 EUR 1,00 EUR
prej 300 EUR deri në 9.999,99 EUR 5,00 EUR
Prej 10.000,00 EUR deri në 24.999,99 EUR 10,00 EUR
Mbi 25.000,00 EUR 20,00 EUR


Për pensionet nga jashtë që arrijnë në Bankën tonë nga bankat tjera vendase, taksat e bankave të tjera të vendit do të ngarkohen mbi shfrytëzuesit e pensioneve.
 
Të ardhurat nga jashtë që realizohen me ndërmjetësimin e bankave të vendit, provizionet dhe taksat e bankës vendore Banka do t’i paguajë nga llogaria e shfrytëzuesit të mjeteve.

 
Nëse keni pranuar një çek nga jashtë në emrin tuaj dhe nëse e njejta është e pranueshme për Bankën, mundeni të drejtoheni te sportelet e Bankës Komerciale dhe të merrni pagesën për të njëjtën.

Për këtë shërbim Banka do t’ju ngarkojë me këto pagesa:

TARIFA PËR BLERJEN E ÇEQEVE DEVIZORE PËR TË CILAT
PAGESA BËHET NË DENARË DHE PAGESA E ÇEQEVE TË PENSIONERËVE ME REGJISTRIM
NË LLOGARI/LIBREZË KURSIMI DEVIZORE

 

Çek në vlerë prej 49,99 EUR 200,00 MKD në çek
Çek në vlerë prej 50,00 EUR deri në 999,99 EUR 400,00 MKD në çek
Çek në vlerë prej mbi 1.000,00 EUR 1.200,00 MKD në çek

TARIFA PËR PRANIMIN E ÇEQEVE PËR PAGESË JASHTË VENDIT

  0,5% gjatë pranimit të çekut dhe 1% pas pagesës së mbërritur (minimum 400,00 MKD) dhe taksat e bankave të huaja


Për çeqet të cilat nuk do të arkëtohen nga banka e huaj do të paguhen edhe shpenzimet e bankës së huaj.

Vërejtje
Mund të ndodh që çeku i pranuar nga jashtë të kthehet një kohë të gjatë pas pagesës të tij dhe atëherë tarifat e bankës së huaj për vlerat e paguara më parë do të barten/paguhen nga përfituesi i mjeteve të çekut.

^ Ne krye

 

Lista e bankave kryesore korresponduese


^ Në krye

 

Rregulloret për qarkullimin e pagesave ndërkombëtare


Duke pasur parasysh natyrën e transferit të mjeteve jashtë vendit, më poshtë do të gjeni një përshkrim të shkurtër të parimeve dhe rregullave kryesore të qarkullimit të pagesave ndërkombëtare të cilat shpresojmë se do t’ju ndihmojnë gjatë përdorimit të këtij shërbimi.



^ Në krye



 

Pagesa për Wizz Air

 
Për të bërë pagesë në WIZZ AIR duhet të keni të hapur llogari të transakcionit në denarë ose në valutë të huaj në Bankën Komerciale, varësisht nëse pagesa do të bëhet në denarë apo në valutë të huaj.
 
Për të bërë pagesën ju duhet të keni me vehte edhe rezervimin e printuar.
 
Këto pagesa bëhen në Zyrën qëndrore në Bankë, në Shërbimin për qarkulllim pagesor jashtë vendit, zyra 221 në katin e II-të.

^ Në krye





Personi për kontakt



Marijana Geric Spasic, Përgjegjës i shërbimit për qarkullimin e pagesave jashtë vendit
Telefon: (02) 3168-196
e-mail: Marijana.Gerik.Spasik@kb.com.mk