• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi për personat fizikë

 

 

Kursimi është vendimi më i zgjuar për çdo individ ose familje. Me fjalë të tjeshta, kur kursejmë, të hollat që i kursejmë sot, do të na kthehen (me interes) nesër.Сè Krejt çka duhet të bëjmë është që tepricën e parave, pa marrë parasysh nëse janë pak apo shumë, në denarë apo valutë të huaj, ta depozitojmë në një llogari të veçantë kursimi, ku pastaj Banka lëshon një librezë kursimi në të cilën evidentohen të gjitha pagesat dhe tërheqjet nga llogaria. Të dhënat mbi depozitat e qytetarëve janë fshehtësi afariste e Bankës.

 

 

Banka mund t’ju hapë librezë kursimi shtetasve të RM dhe të huajve në çdo sportel, mjafton vetëm të kenë më vehte dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë). Banka mundëson tërheqjen e depozitit edhe nga ndonjë person tjetër i autorizuar.

 

 

Mënyra e kursimit mund të jetë e ndryshme dhe, natyrisht, varet nga zgjedhja e Juaj. Kursimi mund të jetë në denarë apo në valutë të huaj, prej ku çdo valutë ka norma të ndryshme të interesit. Në kuadër të kursimit në denarë dhe në valutë të huaj ekzistojnë disa modele themelore të kursimit, edhe atë:

 

  • kursime në të parë - depozita e kursimit është më fleksibile, gjegjësisht pagesat dhe tërheqjet nga llogarita e kursimit mund të bëhen në çdo kohë dhe nuk lidhen me ndonjë periudhë të caktuar të kursimit;
  • kursime të afatizuara - depozita e kursimit është e lidhur për një periudhë kohore të afatizimit, e cila mund të jetë 15 ditë, 1, 3, 6, 9, 12, 24 muaj apo më shumë, ku varësisht prej periudhës së afatizimit rritet edhe norma e interesit. Fleksibiliteti i pagesave dhe tërheqjeve është gjithashtu i pranishëm dhe varet nga lloji konkret i afatizimit. Kursimi i hapur i afatizuar është një kursim mjaft fleksibil, i cili mundëson pagesën dhe tërheqjen e vazhdueshme pa ndonjë ndryshim të madh në normën e interesit;
  • kursimi për fëmijë - është një depozitë kursimi për fëmijët nën moshën 12 vjeçare, që mundëson më të vegjëlit të edukohen me ndjenjën e kursimeve që nga ditët e tyre më të hershme, duke rritur në të njëjtën kohë shumën e parave të tyre të investuara. Për ta kemi përgatitur edhe dhurata speciale.

 

 

Informojuni më hollësisht për kushtet që secili model i kursimit ju ofron dhe vendosni për atë produkt të kursimit të Komercijalna Banka AD Skopje që më së shumti Ju përshtatet. Për të filluar, zgjidhni kursimin në denarë apo në valutë të huaj: