• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi në denarë

 

 

Kursimi në denarë në Komercijalna Banka AD Skopje është një mënyrë e mirë për të kursyer dhe rritur shumën e parave Tuaja të investuara. Me norma shumë të favorshme të interesit dhe sigurinë e përgjithshme të parave tuaja, produktet e kursimit në denarë janë zgjidhja më e mirë për investimet e mjeteve të tepërta. Me mundësinë për të investuar dhe për të tërhequr sa të doni dhe kur të doni, ju keni në çdo kohë qasje në paratë tuaja.

 

 

Çdo qytetar që dëshiron të kursejë mund të depozitojë paratë e tij/saj në Bankë. Për mjetet e depozituara, Banka lëshon një librezë kursimi në të cilën regjistrohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur në depozitën e kursimit. Për hapje të librezës së kursimit nevojitet letërnjoftim për shtetasit e RM dhe pasaportë për të huajt. Libreza e kursimit mund të merret në çdo sportel të Bankës nëpër Degët në Shkup, si edhe në të gjitha filialet dhe degët e Bankës Komerciale në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Banka mundëson tërheqjen e depozitit edhe nga ndonjë person tjetër i autorizuar. Autorizimi bëhet nëpër sportelet e Bankës, në prani të të dyja palëve - mbajtësin e llogarisë dhe personin e autorizuar. Personat të cilët janë jashtë shtetit mund të lëshojnë një autorizim ku do të tregojnë të dhënat personale për pronarin e depozitës dhe të personit që autorizojnë. Autorizimi duhet të verifikohet nga misioni diplomatik-konsular në vendin e lëshimit ose të notarizohet në notar në vendin e lëshimit të autorizimit.

 

 

Zgjedhjen e modelit të kursimit në denarë e bëni vetë Ju sipas nevojave Tuaja. Informohuni dhe zgjidhni modelin që më së shumti Ju përshtatet:


 

 

Normat e interesit

 

Normat e interesit për secilin prej modeleve të kursimeve në denarë ju mundësojnë të përfitoni të ardhura shumë të mira përderisa paratë e Juaja ruhen në vend të sigurt. Interesi rritet në varësi të periudhës së depozitimit dhe caktohet sipas politikës afariste të Bankës.

 

 

Libreza e kursimit e humbur, e grisur apo e dëmtuar amortizohet, respektivisht shpallet e pavlefshme dhe lëshohet një librezë e re. Të dhënat mbi depozitat e qytetarëve janë fshehtësi afariste e Bankës.

 

 

Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit.


 



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk