• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Depozita e kursimit në denarë e afatizuar dhe e paafatizuar



Depozita e kursimit në denarë e afatizuar dhe e paafatizuar në Komercijalna Banka AD Skopje paraqet një mënyrë fleksibile të kursimit që rrit shumën e parave Tuaja të investuara. Duke zgjedhur periudhën e afatizimit dhe normën e përshtatshme të interesit, ju do të mund të krijoni vetë produktin e kursimit që më së shumti Ju përgjigjet.



Për hapjen e depozitës suaj të kursimit në denarë Banka do t’ju pajisë me një librezë kursimi në të cilën do të evidentohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur i depozitës së kursimit. Librezën e kursimit, shtetasit e RM mund ta marrin me letërnjoftim, ndërsa të huajt me pasaportë, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup, si edhe në filialet dhe degët e Bankës Komerciale nëpër qytet tjera në vend.



Normat e interesit


Për depozitën e kursimeve në denarë të afatizuar dhe të paafatizuar, Banka paguan këtë interes:



Depozita me afatNorma e interesit Viti. / Chan. Pagesa e interesitVlefshme nga:
Pamje 0.01 në fund të vitit kalendarik 01.08.2015
1 muaj 0.03 pas skadimit të afatit. 01.08.2015
15 ditë 0.02 pas skadimit të afatit. 01.08.2015
2 muaj 0.04 pas skadimit të afatit. 01.08.2015
3 muaj 0.20 pas skadimit të afatit. 01.01.2017
6 muaj 0.60 pas skadimit të afatit. 01.01.2017
12 muaj 1.70 pas skadimit të afatit. 01.01.2017
24 muaj 2.70 pas skadimit të afatit. 01.01.2017
36 muaj 3.00 pas skadimit të afatit. 01.01.2017


Normat e interesit janë vjetore dhe të ndryshueshme. Interesin e depozitave të afatizuara të kursimit në denarë për 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj, Banka e paguan:

  • në ditën e skadimit të afatit të depozitës ose
  • në muaj, nëse depozita e afatizuar e kursimit është me klauzolë për tërheqje mujore të interesit.

Për depozita në denarë më të larta se 1.000.000,00 denarë Banka ofron norma stimulative të interesit të cilat, varësisht prej afatizimit dhe lartësisë së depozitës, lëvizin prej 0,18% - 4,60%.



Depozita minimale për afatizim me rritje mujore të interesit është 100.000,00 denarë.


 

Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri i amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit.


 



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk