• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Depozita e hapur e kursimit në denarë



Depozita e hapur e kursimit në denarë e Komercijalna Banka AD Skopje është mënyra më fleksibile e kursimit të parave Tuaja. Ky lloj kursimi mundëson depozitime dhe tërheqje të shumëfishta gjatë periudhës së afatizimit, varësisht prej nevojave Tuaja.


Shuma minimale për afatizim është 3.000,00 denarë.


Afati i depozitimit është 3, 6 dhe 12 muaj.



Për hapjen e depozitës suaj të kursimit në denarë Banka do t’ju pajisë me një librezë kursimi në të cilën do të evidentohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur i depozitës së kursimit. Librezën e kursimit, shtetasit e RM mund ta marrin me letërnjoftim, ndërsa të huajt me pasaportë, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup, si edhe në filialet dhe degët e Bankës Komerciale nëpër qytet tjera në vend.



Normat e interesit


Për depozitën e kursimit të hapur, Banka paguan këtë interes:



Shuma në denarë3 muaj6 muaj12 muaj
3,000.00-100,000.000.08%0.30%1.00%
100,001.00-500,000.000.09%0.35%1.10%
Mbi 500,001.000.10%0.40%1.20%


Klienti mund të ndryshojë afatin e depozitës, ku në mënyrë automatike ndryshon edhe lartësia e normës së interesit.



Interesi llogaritet në bazë mujore dhe paguhet në fund të muajit – në afat prej shtatë ditësh, në të kundërtën i shtohet depozitës. Interesi mundet që të kalojë në llogarinë rrjedhëse ose në librezën në denarë në të parë.



Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri i amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit.

 



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk