• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Depozita e kursimit në valutë të huaj

 

 

Depozita e kursimit në valutë të huaj e Komercijalna Banka AD Skopje është mënyra më e sigurtë për ruajtjen dhe rritjen e të ardhurave të juaja valutore. Me norma shumë të favorshme të interesit për secilën valutë të huaj, produktet e kursimit në valutë të huaj paraqesin zgjidhjen më të mirë për një investim dhe të ardhme më të sigurtë. Me mundësinë për të investuar dhe për të tërhequr sa të doni dhe kur të doni, ju keni në çdo kohë qasje në paratë tuaja.

 

Çdo qytetar që dëshiron të kursejë mund të depozitojë paratë e tij/saj në Bankë. Për mjetet e depozituara në valutë të huaj, Banka lëshon një librezë kursimi në valutë të huaj në të cilën regjistrohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur në depozitën e kursimit. Për të hapur një librezë kursimi nevojitet letërnjoftim për shtetasit e RM dhe pasaportë për të huajt dhe e njëjta mund të merret në çdo sportel të Bankës nëpër Degët në Shkup, si edhe në të gjitha filialet dhe degët e Bankës Komerciale në Republikën e Maqedonisë.

 

Shuma që mund të depozitohet në llogarinë dhe librezën në valutë të huaj është e pakufizuar dhe bëhet në përputhje me Ligjin për banka. Pagesat mund të bëhen:

  • në valutë të huaj të gatshme (cash);
  • nga çeqet në valutë të huaj të konvertueshme;
  • me urdhërpagesë nga bankat jashtë vendit;
  • me kursimet nga udhëtimet zyrtare.

 

 

Tërheqjet mund të bëhen me valutë të huaj të gatshme (cash), me denarë, me çeqe, si edhe me urdhëresa për pagesa jashtë vendit për:

  • shpenzimet për udhëtim jashtë vendit;
  • për import të mallrave për përdorim personal dhe nevojat e anëtarëve të familjes;
  • blerjen e letrave me vlerë;
  • prokurim me literaturë profesionale nga jashtë;
  • shërim jashtë vendit;
  • shpenzimet për emigrim nga vendi;
  • shpenzimet gjyqësore të ndodhura në kontestet jashtë vendit;
  • transfertat mujore për të mbuluar shpenzimet e jetesës familjare.

 

 

Banka mundëson tërheqjen e depozitit edhe nga ndonjë person tjetër i autorizuar. Autorizimi bëhet nëpër sportelet e Bankës, në prani të të dyja palëve - mbajtësin e llogarisë dhe personin e autorizuar. Personat të cilët janë jashtë shtetit mund të lëshojnë një autorizim ku do të japin të dhënat personale për pronarin e depozitës dhe personit që autorizojnë. Autorizimi duhet të verifikohet nga misioni diplomatik-konsular në vendin e lëshimit ose të notarizohet në notar në vendin e lëshimit të autorizimit.

 

Zgjedhjen e modelit të kursimit në valutë të huaj e bëni vetë Ju sipas nevojave Tuaja. Informohuni dhe zgjidhni modelin që më së shumti Ju përshtatet:

 

Normat e interesit

 

Normat e interesit për secilin prej modeleve të kursimeve me valutë të huaj, ju mundësojnë të përfitoni të ardhura shumë të mira përderisa paratë e Juaja ruhen në vend të sigurt. Interesi rritet në varësi të valutës dhe periudhës së depozitimit dhe të njëjtat caktohen sipas politikës afariste të Bankës.

 

 

Libreza e kursimit e humbur, e grisur apo e dëmtuar amortizohet, respektivisht shpallet e pavlefshme dhe lëshohet një librezë e re. Të dhënat mbi depozitat e qytetarëve janë fshehtësi afariste e Bankës.

 

  

Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri i amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit.


 



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk