• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi në denarë

  

Kursimi në denarë i Komercijalna Banka AD Skopje paraqet një mënyrë të mrekullueshme për të kursyer dhe për të rritur shumën e mjeteve të investuara. Nëpërmjet normave mjaft të volitshme të interesit dhe sigurisë së plotë të parave tuaja, produktet e kursimit në denarë janë zgjedhja më e mirë e juaja për të investuar në mjetet shtesë financiare. Produktet e kursimit në denarë ju mundësojnë që të transferoni dhe të tërhiqni mjete aq sa doni dhe kur të doni dhe të keni qasje të vazhdueshme në paratë tuaja.

  

Secili qytetar që dëshiron të kursejë ka mundësi që mjetet e tij financiare t’i investojë në Bankë. Për sasinë e kursimeve të investuara në Bankë jepet librezë kursimi, në të cilën regjistrohen pagesat, gjendja e përllogaritjes së normës së interesit varësisht nga shuma e depozitave. Hapja e librezës së kursimit bëhet me letërnjoftim ose pasaportë për individët nga vendi dhe vetëm me pasaportë për të huajt, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup, si dhe në filialet dhe degët në gjithë Republikën.

  

Ekziston mundësia që me depozitat të administrojë një person tjetër i autorizuar. Autorizimi kryhet në sportelet e Bankës, në praninë e të dy palëve – poseduesit të llogarisë dhe personit, të cilit i jepet autorizimi. Personat, të cilët gjenden jashtë vendit mund të japin autorizim, në të cilin do të jenë të shënuara të dhënat personale të pronarit të kursimeve dhe të personit, të cilit i jepet autorizimi. Autorizimi duhet të vërtetohet në përfaqësinë konsullore-diplomatike në vendin ku lëshohet, ose nga notari i autorizuari i po atij vendi, i vërtetuar me vulë Apostile.

  

Zgjedhjen e modelit të kursimit në denarë e bëni në pajtim me nevojat tuaja. Informohuni dhe zgjidheni modelin, i cili më së shumti ju përgjigjet:

 

 Normat e interesit

 

Normat e interesit për secilin nga modelet e kursimit në denarë, ju mundësojnë transfere të shkëlqyeshme të mjeteve financiare përderisa paratë tuaja ruhen në vend të sigurtë. Normat e interesit rriten varësisht nga periudha e afatizimit dhe të njëjtat janë përshkruar në politikën afariste të Bankës. Banka ofron depozita me norma fikse të interesit, të cilat janë të pandryshueshme për periudhën e afatizimit dhe depozita me norma të interesit të ndryshueshme, te të cilat norma e interesit mund të ndryshojë gjatë periudhës së afatizimit, në pajtim me ndryshimet e Normës Refereruese të Interesit. Si Normë Referuese e Interesit përdoret norma e publikuar dhe e qasshme në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) nën emërtimin "norma e interesit e depozitave në denarë pa klauzolë valutore". Në ueb faqen e saj, Banka rregullisht do ta shpallë normën referuese të vlefshme të interesit.

Lartësia e normës së ndryshueshme të interesit të varet nga lartësia e Normës Referuese të Interesit dhe komponentit korrigjues të verifikuar nga Banka. Këto elemente janë përshkruar edhe në kontratat për depozita që i lidhni në Bankë.

 

 

Në këtë moment Norma referuese për Denarë është 2,21%, kurse Norma referuese EURIBOR për Euro është 0% *.

 

Libreza e kursimit e dëmtuar, ose e grisur amortizohet, përkatësisht shpallet e pavlefshme dhe lëshohet librezë e re. Të dhënat për depozitat paraqesin fshehtësi afariste të Bankës.

  

Depozitat e përgjithshme të depozituesve në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurimin e depozitave. Fondi i kompenson depozitat e përgjithshme për secilin depozitues (NUAQ), por jo më shumë se kundërvlera në denarë e 30.000 euro në ndonjërën bankë, filialin e ndonjë banke të huaj, ose kursimore, e llogaritur sipas kursit mesatar të BPRM-së. Në shumën e lartpërmendur llogaritet kryegjëja e depozitës, norma e interesit e llogaritur dhe e paraparë, si dhe norma e pamaturuar e interesit deri në ditën e përfundimit të vendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.

 

*Nëse norma referuese EURIBOR për euro ka vlerë negative, gjatë llogaritjes së normës nominale të interesit e njëjta do të llogaritet me vlerën 0,00.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk