• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi me të parë në denarë dhe kursimi standard i afatizuar

 

Kursimi me të parë në denarë dhe kursimi standard i afatizuar i Komercijalna Banka AD Skopje janë mënyra fleksibile të kursimit dhe rritjes së shumës së parave tuaja të investuara. Nëpërmjet zgjidhjes së periudhës së afatizimit dhe normës adekuate të interesit, keni mundësi që vetë ta krijoni produktin e kursimit, i cili më së shumti ju përgjigjet.

 

Për depozitën tuaj në denarë do t’ju lëshohet librezë kursimi, në të cilën do të regjistrohen pagesat, gjendja dhe normat e interesit të depozitës. Hapja e librezës së kursimit bëhet me letërnjoftim për personat nga vendi dhe me pasaportë për personat jashtë vendit, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup si dhe në filialet dhe degët nëpër Republikë.

 

Normat e interesit


Normat e interesit janë për periudhë vjetore dhe janë fikse për depozitat e afatizuara në 1, 3, 6 dhe 12 muaj dhe të ndryshueshme për depozitat e afatizuara në 24 dhe 36 muaj. Norma e interesit llogaritet dhe paguhet në fund të periudhës së afatizuar

 

Shuma minimale për depozitat e afatizuara në denarë është 1.000,00 denarë.

 

Depozita të afatizuara
me normë fikse të interesit

Norma e interesit

Mënyra e pagesës së normës së interesit

Vlen prej:

Me të parë

0.01%

në fund të vitit kalendarik

01.08.2015

për 1 muaj

0.02%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

për 3 muaj

0.10%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

për 6 muaj

0.40%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

për 12 muaj

1.20%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

 

Për kursimet në denarë të afatizuara për periudhë prej 24 dhe 36 muaj, Banka aplikon normë interesi të ndryshueshme, të shënuar më poshtë në Tabelë:

 

Për depozita të afatizuara për 24 muaj 0,09 p.p. mbi Normën referuese të interesit

Për depozita të afatizuara për 36 muaj 0,49 p.p. mbi Normën referuese të interesit

 

për 24 muaj

2.30%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

për 36 muaj

2.70%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

 

 

Për depozitat në denarë në vlerë mbi 1.000.000,00 denarë, Banka ofron norma stimuluese të interesit, të cilat varësisht nga afatizimi dhe lartësia e depozitës lëvizin nga 0,17% - 4,30%.

 

Depozitat e përgjithshme të depozituesve në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurimin e depozitave. Fondi i kompenson depozitat e përgjithshme për secilin depozitues (NUAQ), por jo më shumë se kundërvlera në denarë e 30.000 euro në ndonjërën bankë, filialin e ndonjë banke të huaj ose kursimore, e llogaritur sipas kursit mesatar të BPRM-së. Në shumën e lartpërmendur llogaritet kryegjëja e depozitës, norma e interesit e llogaritur dhe e paraparë si dhe norma e pamaturuar e interesit deri në ditën e përfundimit të vendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk