• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi për fëmijë në denarë “Ververiçka” (Ketri)

 

Kursimi për fëmijë “Ververiçka” është lloj i kursimit, i dedikuar për fëmijët deri 18 vjeç. Ky produkt i veçantë i kursimit u krijua me vëmendje të posaçme, me qëllim që te fëmijët të krijojnë shprehi dhe qëndrim të përgjegjshëm ndaj parave dhe njëkohësisht t’jua bëjë me dije përparësitë e kursimit. Përkrah statusit të veçantë të produktit të dedikuar për fëmijë, kursimi me “Ververiçka” sjellë normë interesi, me të cilën depozitimi mund të shndërrohet në investim të vërtetë për ardhmërinë e fëmijës.

 

Shuma minimale зe depozitës së afatizuar është 1.000,00 denarë.


Afati i periudhës së afatizimit është  1, 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj.


Me hapjen e kursimit për fëmijë do t’ju lëshohet librezë kursimi me dizajn të veçantë “Ververiçka”, në të cilën do të shënohen pagesat, gjendja dhe normat tjera të interesit të përllogaritura pas depozitimit të mjeteve. Për hapjen e librezës së kursimit është e mjaftueshme prania e njërit nga prindërit dhe Certifikata e lindjes së fëmijës.


Me hapjen e librezës, kursimtari juaj i vogël, do të fitojë dhuratë speciale - kasë, ose kuletë për fëmijë.


Hapja e librezave të kursimit për fëmijë bëhet në të gjitha sportelet e Bankës në ekspoziturat në Shkup, si dhe në filialet dhe ekspoziturat nëpër Republikë.

 

Normat e interesit

 

Për depozitat për fëmijë me normë interesi fikse, banka e paguan normën e interesit si në vijim:

Depozita të afatizuara me normë fikse të interesit

Norma e interesit

Mënyra e pagesës së normës së interesit

Vlen prej:

Me të parë

0.01%

Në fund të vitit kalanderik

01.08.2015

për 1 muaj

0.02%

pas kalimit të afatit.

01.04.2017

për 3 muaj

0.10%

pas kalimit të afatit.

01.04.2017

për 6 muaj

0.40%

pas kalimit të afatit.

01.04.2017

për 12 muaj

1.20%

pas kalimit të afatit.

01.04.2017

 

 

Për kursimet në denarë të afatizuara për periudhë prej 24 dhe 36 muaj, Banka aplikon normë interesi të ndryshueshme , të shënuar më poshtë në Tabelë:

 

Për depozita të afatizuara për 24 muaj 0,09 p.p. mbi Normën referuese të interesit

Për depozita të afatizuara për 36 muaj 0,49 p.p. mbi Normën referuese të interesit

 

 

për 24 muaj

2.30%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

për 36 muaj

2.70%

pas kalimit të afatit

01.04.2017

 

Depozitat e përgjithshme të depozituesve në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurimin e depozitave. Fondi i kompenson depozitat e përgjithshme për secilin depozitues (NUAQ), por jo më shumë se kundërvlera në denarë e 30.000 euro në ndonjërën bankë, filialin e ndonjë banke të huaj ose kursimore, e llogaritur sipas kursit mesatar të BPRM-së. Në shumën e lartpërmendur llogaritet kryegjëja e depozitës, norma e interesit e llogaritur dhe e paraparë si dhe norma e pamaturuar deri në ditën e përfundimit të vendimit.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk