• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Depozita e kursimit në valutë të huaj e afatizuar dhe në të parë (e paafatizuar)



Depozita e kursimit në valutë të huaj e afatizuar dhe në të parë e Komercijalna Banka AD Skopje, me normat e saja të interesit, ju mundëson rritjen e shumës së valutave të investuara, në cilëndo valutë tjetër të huaj. Duke zgjedhur periudhën e afatizimit dhe normën e përshtatshme të interesit, ju do të mund të krijoni vetë produktin e kursimit që më së shumti Ju përgjigjet.



Për hapjen e depozitës suaj të kursimit në valutë të huaj, Banka do t’ju pajisë me një librezë kursimi në të cilën në valutën përkatëse do të evidentohen të gjitha pagesat, tërheqjet, gjendja dhe interesi i llogaritur i depozitës së kursimit. Librezën e kursimit, shtetasit e RM mund ta marrin me letërnjoftim, ndërsa të huajt me pasaportë, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup, si edhe në filialet dhe degët e Bankës Komerciale nëpër qytet tjera në vend.


 

Normat e interesit


Për depozitat e kursimit në valutë të huaj të afatizuara dhe në të parë, Banka e paguan këtë interes:



Monedha:Pamje1 muaj3 muaj6 muaj12 muaj24 muaj36 muaj
Euro(EUR)0.01%0.02%0.04%0.05%0.30%0.80%1.10%
American dollar(USD)0.01%0.01%0.03%0.04%0.07%0.10%0.30%
Pound Sterling (GBP)0.01%0.02%0.03%0.04%0.10%0.15%0.30%
Swiss Frank(CHF)0.001%0.001%0.001%0.001%0.001%0.001%0.001%
Swedish Krone(SEK)0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%
Norwegian Krone(NOK)0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%
Japanese Jen (JPY)0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%
Danish Krone(DKK)0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%0.01%
Canadian Dollar(CAD)0.01%0.02%0.03%0.04%0.15%0.30%0.50%
Australian Dollar(AUD)0.01%0.30%0.40%0.50%0.70%0.80%1.00%


Normat e interesit janë vjetore dhe të ndryshueshme. Interesin e depozitave të afatizuara të kursimit në valutë për 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj, Banka e paguan në valutë të huaj:

  • në ditën e skadimit të afatit të depozitës ose
  • në muaj, nëse depozita e afatizuar e kursimit është me klauzolë për tërheqje mujore të interesit.

Për depozita në valutë në EUR më të larta se 50.000,00 EUR, Banka ofron  norma stimulative të interesit të cilat, varësisht prej afatizimit dhe lartësisë së depozitës, lëvizin prej 0,19% - 2.60%.



Shuma minimale e depozitës

  • për afatizim prej 1 muaj - 1,500.00 EUR ose kundërvlerë e 1,500.00 EUR në valutë tjetër të huaj;
  • për afatizim prej 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj me pagesë mujore të interesit - 5,000.00 EUR ose kundërvlerë e 5,000.00 EUR në valutë tjetër të huaj.

 

Banka i siguron depozitat e kursyesve të vet në Fondin e sigurimit të depozitave. Fondi do të kompenzojë depozitat e siguruara për depozitues (NUAQ – numri i amë), por jo më shumë se 30.000 EUR (në kundërvlerë të denarit) në një bankë, filialë të një banke jashtë vendit, apo Kursimore, e llogaritur sipas kursit të mesëm të këmbimit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Në shumën e specifikuar llogaritet shuma kryesore e depozitës, interesi i llogaritur dhe i shtuar, si edhe interesi i paarritur deri në ditën e aktvendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk