• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi i afatizuar me planifikim

 

Për shkak të llogaritjes së pagesës dhe normës së interesit ky lloj i depozitave në valutë më së shumti iu përgjigjet depozituesve që dëshirojnë të realizojnë të ardhura shtesë mujore. Përkatësisht, norma e interesit llogaritet dhe paguhet çdo muaj në datën në të cilën është afatizuar depozita dhe menjëherë është në dispozicion në librezën e kursimit me të parë në valutë ose në llogarinë e transaksionit në valutë, varësisht prej nevojave tuaja.

 

Për depozitën tuaj të kursimit në valutë, do t’ju lëshohet librezë kursimi, në të cilën do të regjistrohen pagesat, gjendja dhe normat e interesit të depozitës. Hapja e librezës së kursimit bëhet me letërnjoftim për personat nga vendi dhe me pasaportë për personat jashtë vendit, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup si dhe në filialet dhe degët nëpër Republikë.

 

Shuma minimale për afatizim

 

  • për afatizim për 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj - 5.000,00 EUR ose kundërvlerë në valutë tjetër;

 

 

Normat e interesit

 

Normat e interesit janë për periudhë vjetore dhe janë fikse për depozitat e afatizuara në 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj dhe vlejnë për të gjitha valutat e shënuara në Tabelën më poshtë, përveç për valutën EUR.

 

Për depozitat e valutave në valutë EUR, normat fikse të interesit vlejnë vetëm për afatet 3, 6, dhe 12 muaj përderisa për depozitat e afatizuara në 24 dhe 36 muaj normat e interesit janë të ndryshueshme.

 

Norma e interesit llogaritet dhe paguhet çdo muaj në datën e afatizimit të depozitës.


Për depozitat e kursimit në valutë me të parë dhe depozitat e afatizuara, Banka paguan interes si vijon:



Valuta: për 3 muaj për 6 muaj për 12 muaj për 24 muaj për 36 muaj
Euro (EUR) 0.04% 0.05% 0.30% - -
Dollari Amerikan(USD) 0.03% 0.04% 0.07% 0.10% 0.30%
Poundi Britanik (GBP) 0.03% 0.04% 0.10% 0.15% 0.30%
Franga Zvicerane (CHF) 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001%
Dollari Kanadez (CAD) 0.03% 0.04% 0.15% 0.30% 0.50%
Dollari Australian(AUD) 0.40% 0.50% 0.70% 0.80% 1.00%



Për depozitat e kursimit në valutë EUR për periudhë prej 24 dhe 36 muaj, Banka aplikon normë interesi të ndryshueshme , ndryshueshme të shënuar më poshtë në Tabelë:

 

За штеден влог Për depozita të kursimit në EUR për 24 muaj Norma referuese e rritur për 0,80 p.p.

Për depozita të kursimit në EUR për 36 muaj Norma referuese e rritur për 1,10 p.p.

 

 

Periudha e afatizimit Norma e interesit Pagesa e interesit Vlen prej
për 24 muaj 0.80 mujore 01.04.2017
për 36 muaj 1.10 mujore 01.04.2017

 

 

Depozitat e përgjithshme të depozituesve në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurimin e depozitave. Fondi i kompenson depozitat e përgjithshme për secilin depozitues (NUAQ), por jo më shumë se kundërvlera në denarë e 30.000 euro në ndonjërën bankë, filialin e ndonjë banke të huaj ose kursimore, e llogaritur sipas kursit mesatar të BPRM-së. Në shumën e lartpërmendur llogaritet kryegjëja e depozitës, norma e interesit e llogaritur dhe e paraparë si dhe norma e pamaturuar e interesit deri në ditën e përfundimit të vendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk