• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi me të parë në valutë dhe kursimi standard i afatizuar

 

Kursimi me të parë në valutë dhe kursimi standard i afatizuar i Komercijalna Banka AD Skopje janë mënyra fleksibile të kursimit dhe rritjes së shumës së parave tuaja të investuara. Nëpërmjet zgjidhjes së periudhës së afatizimit dhe normës adekuate të interesit, keni mundësi që vetë ta krijoni produktin e kursimit, i cili më së shumti ju përgjigjet.

 

Për depozitën tuaj në valutë do t’ju lëshohet librezë kursimi, në të cilën do të regjistrohen pagesat, gjendja dhe normat e interesit të depozitës së kursimit. Hapja e librezës së kursimit bëhet me letërnjoftim për personat nga vendi dhe me pasaportë për personat jashtë vendit, në të gjitha sportelet e Bankës në degët në Shkup si dhe në filialet dhe degët nëpër Republikë.

 

Normat e interesit

 

Normat e interesit janë për periudhë vjetore dhe janë fikse për depozitat e afatizuara në 1, 3, 6 dhe 12, 24 dhe 36 muaj dhe vlejnë për të gjitha valutat e shënuara në Tabelën më poshtë, përveç për valutën EUR.

 

Për depozitat e valutave në valutë EUR, normat fikse të interesit vlejnë vetëm për afatet 1, 3, 6 dhe 12 muaj përderisa për depozitat e afatizuara në 24 dhe 36 muaj normat e interesit janë të ndryshueshme.

 

Norma e interesit llogaritet dhe paguhet në fund të periudhës së afatizimit.

 

  • Shuma minimale për afatizim është: 15EUR ose kundërvlerë në valutë tjetër;

 


Për depozitat e kursimit në valutë me të parë dhe depozitat e afatizuara, Banka paguan interes si vijon:



Valuta: Me të parë për 1 muaj për 3 muaj për 6 muaj për 12 muaj për 24 muaj për 36 muaj
Euro(EUR) 0.01% 0.02% 0.04% 0.05% 0.30% - -
Dollari Amerikan(USD) 0.01% 0.01% 0.03% 0.04% 0.07% 0.10% 0.30%
Poundi Britanik(GBP) 0.01% 0.02% 0.03% 0.04% 0.10% 0.15% 0.30%
Franga Zvicerane(CHF) 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001%
Dollari Kanadez(CAD) 0.01% 0.02% 0.03% 0.04% 0.15% 0.30% 0.50%
Dollari Australian(AUD) 0.01% 0.30% 0.40% 0.50% 0.70% 0.80% 1.00%



Shuma minimale për afatizim

 

  • për afatizim për 1 muaj - 1,500.00 EUR ose kundërvlerë e 1,500.00 EUR në valutë tjetër;

 

Për depozitat e kursimit në valutë EUR për periudhë prej 24 dhe 36 muaj, Banka aplikon normë interesi të ndryshueshme , të shënuar më poshtë në Tabelë:

 

Për depozita të kursimit në EUR për 24 muaj Norma referuese e rritur për 0,80 p.p

Për depozita të kursimit në EUR për 36 muaj Norma referuese e rritur për 1,10 p.p.

 

 

Periudha e afatizimit Norma e interesit Pagesa e interesit Vlen prej
për 24 muaj 0.80 pas kalimit të afatit 01.04.2017
për 36 muaj 1.10 pas kalimit të afatit 01.04.2017

 

 

Për depozitat në valutë në vlerë mbi 50.000,00 euro, Banka ofron norma stimuluese të interesit, të cilat varësisht nga afatizimi dhe lartësia e depozitës lëvizin nga 0,19% - 2,60%.


 

Depozitat e përgjithshme të depozituesve në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurimin e depozitave. Fondi i kompenson depozitat e përgjithshme për secilin depozitues (NUAQ), por jo më shumë se kundërvlera në denarë e 30.000 euro në ndonjërën bankë, filialin e ndonjë banke të huaj ose kursimore, e llogaritur sipas kursit mesatar të BPRM-së. Në shumën e lartpërmendur llogaritet kryegjëja e depozitës, norma e interesit e llogaritur dhe e paraparë si dhe norma e pamaturuar e interesit deri në ditën e përfundimit të vendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk