• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kursimi për fëmijë në valutë “Ververiçka” (Ketri)

 

Kursimi për fëmijë “Ververiçka” është lloj i kursimit, i dedikuar për fëmijët deri 18 vjeç. Ky produkt i veçantë i kursimit u krijua me vëmendje të posaçme, me qëllim që te fëmijët të krijojnë shprehi dhe qëndrim të përgjegjshëm ndaj parave dhe njëkohësisht t’jua bënë me dije përparësitë e kursimit. Përkrah statusit të veçantë të produktit të dedikuar për fëmijë, kursimi me “Ververiçka” sjellë normë interesi, me të cilën depozitimi mund të shndërrohet në investim të vërtetë për ardhmërinë e fëmijës.

 

Shuma minimale e depozitës së afatizuar është 15,00 euro.

 

  • për afatizim për 1 muaj - 1,500.00 EUR ose kundërvlera e 1,500.00 EUR në valutë tjetër;

 

Afati i periudhës së afatizimit është 1, 3, 6, 12, 24 dhe 36 muaj.


Me hapjen e kursimit për fëmijë do t’ju lëshohet librezë kursimi me dizajn të veçantë “Ververiçka”, në të cilën do të shënohen pagesat, gjendja dhe normat tjera të interesit të përllogaritura pas depozitimit të mjeteve. Për hapjen e librezës së kursimit është e mjaftueshme prania e njërit nga prindërit dhe Certifikata e lindjes së fëmijës.


Me hapjen e librezës, kursimtari juaj i vogël, do të fitojë dhuratë speciale - kasë, ose kuletë për fëmijë.


Hapja e librezave të kursimit për fëmijë bëhet në të gjitha sportelet e Bankës në ekspoziturat në Shkup, si dhe në filialet dhe ekspoziturat nëpër Republikë.

 

Normat e interesit

Normat e interesit janë për periudhë vjetore dhe janë fikse për depozitat e afatizuara në 1, 3, 6 dhe 12, 24 dhe 36 muaj dhe vlejnë për të gjitha valutat e shënuara në Tabelën më poshtë, përveç për valutën EUR.

 

Për depozitat e valutave në valutë EUR, normat fikse të interesit vlejnë vetëm për afatet 1, 3, 6 dhe 12 muaj përderisa për depozitat e afatizuara në 24 dhe 36 muaj normat e interesit janë të ndryshueshme.

 

Norma e interesit llogaritet dhe paguhet në fund të periudhës së afatizimit.


Për depozitat e kursimit në valutë me të parë dhe depozitat e afatizuara, Banka paguan interes si vijon:



Valuta: Me të parë për 1 muaj për 3 muaj për 6 muaj për 12 muaj për 24 muaj për 36 muaj
Еуро (EUR) 0.01% 0.02% 0.04% 0.05% 0.30% - -
Dollari Amerikan(USD) 0.01% 0.01% 0.03% 0.04% 0.07% 0.10% 0.30%
Poundi Britanik (GBP) 0.01% 0.02% 0.03% 0.04% 0.10% 0.15% 0.30%
Franga Zvicerane (CHF) 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001% 0.001%
Dollari Kanadez (CAD) 0.01% 0.02% 0.03% 0.04% 0.15% 0.30% 0.50%
Dollari Australian(AUD) 0.01% 0.30% 0.40% 0.50% 0.70% 0.80% 1.00%

 

Për depozitat e kursimit në valutë EUR për periudhë prej 24 dhe 36 muaj, Banka aplikon normë interesi të ndryshueshme, të shënuar më poshtë në Tabelë:

 

Për depozita të kursimit në EUR për 24 muaj Norma referuese e rritur për 0,80 p.p.

Për depozita të kursimit në EUR për 36 muaj Norma referuese e rritur për 1,10 p.p.

 

 

Periudha e afatizimit Norma e interesit Pagesa e interesit Vlen prej
për 24 muaj 0.80 pas kalimit të afatit 01.04.2017
për 36 muaj 1.10 pas kalimit të afatit 01.04.2017

 

 

Depozitat e përgjithshme të depozituesve në Bankë janë të siguruara në Fondin për sigurimin e depozitave. Fondi i kompenson depozitat e përgjithshme për secilin depozitues (NUAQ), por jo më shumë se kundërvlera në denarë e 30.000 euro në ndonjërën bankë, filialin e ndonjë banke të huaj ose kursimore, e llogaritur sipas kursit mesatar të BPRM-së. Në shumën e lartpërmendur llogaritet kryegjëja e depozitës, norma e interesit e llogaritur dhe e paraparë si dhe norma e pamaturuar e interesit deri në ditën e përfundimit të vendimit. Nëse depozita juaj e tejkalon maksimumin e paraparë, për atë pjesë që e tejkalon këtë maksimum, keni të drejtën ligjore ta kërkoni atë nga pasuria falimentuese e bankës.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk