• Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kalkulatori i kursimit


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kushtet e përgjithshme



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Depozita e kursimit me normë interesi stimuluese

 

Për klientët e bankës, të cilët kanë depozita të kursimit mbi EUR=50,000.00 Banka ofron të ashtuquajturën Normë interesi stimuluese, duke vendosur shtesën stimuluese të shprehur me pikë përqindje mbi secilën normë interesi nominale, të përcaktuar për secilën periudhë të afatizimit.

 

Kjo normë interesi nuk fitohet me automatizëm. Për këtë shkak, kur depozita do ta kalojë këtë minimum, duhet ta vizitoni qendrën e bankës, ose ndonjërën nga degët tona, ku do të lidhni kontratë të re.

Nëse gjatë afatizimit vjen deri të rritja e lartësisë së depozitës, produkti parasheh automatizëm të kalimit nga një grup me normë interesi më të ulët në grupin më normë interesi më të lartë dhe në këtë rast nuk është e nevojshme të lidhni kontratë të re.

E njëjta rregull vlen edhe kur lartësia e depozitës ulet deri në minimumin e paraparë prej EUR=50,000.00.

Nëse shuma e depozitës ulet nën minimumin e përcaktuar humbet e drejta e shtesës stimuluese. Që të ktheheni sërish te ky produkt, duhet të lidhni kontratë të re.

 

Lartësia e normës së interesit varet na lartësia e depozitës dhe periudhës së afatizimit.
 

Te depozitat me normë interesi të ndryshueshme, norma bazë e interesit dhe shtesa stimuluese, mund të ndryshohen gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së kontratës së afatizimit periodik. Normat e interesit janë të ndryshueshme për shkak të më shumë faktorëve, të cilët tashmë i kemi përmendur më lartë në tekst, në pjesën Normat e interesit.

 

Shtesa stimuluese është e ndryshueshme dhe varet nga lartësia e depozitës së kursimit, në pajtim me diferencën që e ofron Banka.


Te depozitat me normë fikse të interesit, norma bazë e interesit mbetet e pandryshueshme përgjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së së marrëveshjes, kurse shtesa stimuluese është e ndryshueshme dhe varet nga lartësia e depozitës së kursimit, në pajtim me diferencën që e ofron Banka.

 

Banka, një herë në vit mund ta rishikoj normën bazë të interesit, Nëse vjen deri te ndryshimi i kësaj norme, e njëjta do të vlejë vetëm për pagesat plotësuese të depozitave të kursimit tashmë funksionale.

 

Shkaqet kryesore për korrigjim të normës bazë janë përmendur më lartë në tekstit në pjesën Normat e interesit.



Kontaktoni persona



Ivan Karev, Përgjegjës i shërbimit për kursime
Telefon: (02) 3168-262
Fax: (02) 3211-300
e-mail: ivan.karev@kb.com.mk

Cveta Josifovska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor
Telefon: (02) 3168-189
Fax: (02) 3211-300
e-mail: cveta.josifovska@kb.com.mk