• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredia për blerjen e makinave (duke vendosur peng mbi makinën)


U dedikohet të gjithë personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune ose pensionistëve të cilët pensionet e tyre i marrin pëmes llogarisë së transaksionit në Bankë.



Qëllimi blerja e makinave të reja nga kompanitë e shitjes së makinave
Shuma e kredisë varet nga aftësia kreditore dhe nga shuma e faturës
Pjesëmarrja minimum 20% nga vlera e veturës
Afati i shlyerjes deri në 7 vjet
Norma nominale e interesit

Për kreditë në denarë

  • 9,5% për kredi me pjesëmarrje më të madhe se 30% (në bazë vjetore, e ndryshueshme me klauzolë në denarë)
  • 10% për kredi me pjesëmarrje më të vogël se 30% (në bazë vjetore, e ndryshueshme me klauzolë në denarë)

 

 Për kreditë në deviza

  • 7,55% opër klientët e Bankës në bazë vjetore, e ndryshueshme me klauzolë në euro
  • 7,6% për personat që nuk janë klientë të Bankës, e ndryshueshme me klauzolë në euro

 

Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP)
prej 10,24% deri 10,79% vjetore për kreditë në denarë
prej 8,14% deri 8,43% vjetore për kreditë në deviza
(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme   dhe shpenzimet për sigurimin "auto-kasko" duke vendosur peng mbi makinën nuk përfshihen në llogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • kësti mujor duhet të jetë 1/3 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç
  • në kredi mund të përfshihet edhe një bashkë-aplikant i/e cili/a mund të mos jetë në lidhje farefisnore por që ka besueshmëri kreditore (nëse bashkë-aplikanti nuk është anëtar i familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, dhe merr rrogë në llogarinë e transaksionit në Bankë, gjatë vlerësimit të aftësive të tij/saj kreditore do të merret parasysh 100% e të ardhurave të lira mujore. Në të kundërtën, në përllogaritjen e aftësisë kreditore do të merret parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të lira mujore).
Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj
  • mjetet paguhen në llogarinë e kompanive - shitëse të makinave
Shpenzimet e kredisë
  • 0,75% e shumës së kredisë për kredinë në denarë (minimum 500,00 denarë) 1% e shumës së kredisë për kredinë në denarë me EUR klauzolë për klientët e Bankës  (minimum 500,00 denarë) 1,5% e shumës së kredisë për kredinë në denarë me EUR klauzolë për personat që nuk janë klientë të Bankës (minimum 500,00 denarë) 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • shpenzimet për kambial
  • shpenzimet noteriale për solemnizim të marrëveshjes hipotekare sipas tarifës noteriale
  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut hipotekë mbi makinën në favor të Bankës në regjistrin përkatës publik  
  • shpenzimet për sigurimin "auto-kasko" duke vendosur peng mbi makinën
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • ndalesa administrative nga rroga
  • kambiali dhe deklarata kambiale
  • Marrëveshja për të vendosur peng mbi makinën në favor të Bankës
  • Polica e sigurimit "auto-kasko" duke vendosur peng mbi makinën, e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • pro-fatura prej shitësit
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • certifikata e lindjes / martesës si dëshmi e farefisnisë
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionistët – çeku i pensionit të fundit


Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk