• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi për shkollim



Komercijalna Banka AD Skopje ofron kredi për pagesë të shkollimit në vend dhe jashtë vendit.


Kredikërkues mund të jenë të gjithë personat fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune ose pensionerët që e marrin pensionin pëmes llogarisë së transaksionit në Bankë.


Kredinë për shkollim mund ta shfrytëzojë kredikërkuesi ose ndonjë anëtar i familjes së tij/saj më të ngushtë, që është regjistruar në njërën prej institucioneve në vijim, në vend ose jashtë vendit:
  • institucionet e arsimit të mesëm;
  • institucionet e arsimit të lartë;
  • qendrat arsimore të regjistruara në RM.


Qëllimi i kredisë pagesa e shpenzimeve të shkollimit
Shuma e kredisë deri në 3.500 EUR (në kundëvlerë të denarit)
Afati i shlyerjes deri në 3 vjet
Norma nominale e interesit

9% në bazë vjetore e ndryshueshme  

(norma referuese e interesit prej 2,21% e rritur për 6,79%.)*

*Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk)  në çdo 25.06 dhe në çdo  25.12  me titull “norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 2,21%. Banka do ta shpallë rregullisht në faqen e saj të internetit normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU
 
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 10,02% në bazë vjetore (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • pa garantues
  • në kredi mund të përfshihen edhe dy kredikërkuesi me aftësi kreditore.
    Për bashkë-aplikantët të cilët nuk janë anëtarë të familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, gjatë vlerësimit të aftësive të tyre kreditore do të merren parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të tyre të lira mujore
Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj
  • mjetet e kredisë për arsim të mesëm, studime të rregullta dhe arsimim në qendrat arsimore të regjistruara, barten në llogarinë e transaksionit të institucionit të mesëm ose të lartë arsimor, ose në qendrat arsimore të regjistruara në RM
  • mjetet e kredisë për studime të specializuara dhe studime pasdiplomike barten në llogari të kredikërkuesit
  • për pagesë të shpenzimeve jashtë shtetit, mjetet barten në llogari të kërkuesit të kredisë, ku Banka bën shitjen e parave të huaja efektive në valutën që është shënuar në faturë në kundërvlerë të denarit të kredisë dhe realizon pagesën jashtë vendit
Shpenzimet e kredisë
  • 0,5% nga shuma e kredisë, minimum 500,00 denarë
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • shpenzime për kambial
Mënyra e shlyerjes
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • ndalesë administrative nga rroga
  • kambial personal dhe deklaratë kambiale
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • certifikata e lindjes/martesës si dëshmi e farefisnisë
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionistët – çeku i pensionit të fundit
  • për arsimin e mesëm ose të lartë – fatura ose ndonjë dokument tjetër që tregon shumën e mjeteve të nevojshme
  • për studimet e specializuara ose studimet pasdiplomike – dëshmi për regjistrim

Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk