• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredia për përmirësimin e efikasitetit energjetik


Kjo kredi u ofrohet të gjithë personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune të cilët rrogën e tyre e marrin pëmes llogarisë së transaksionit në Komercijalna Banka AD Skopje.


Qëllimi i kredisë
  • zëvendësimi i dritareve dhe dyerve të jashtme
  • aplikimi i materialeve termo-izoluese në sipërfaqet e mureve, dyshemeve dhe në kulmet
  • modernizimi i sistemeve për ngrohje dhe ftohje nëpër objektet banesore
  • blerja e pajisjeve shtëpiake dhe teknikës së bardhë për nga konsumi efikas i energjisë
Shuma e kredisë deri në 300.000,00 denarë
Afati i shlyerjes 5 vjet
Norma nominale e interesit 8,5% në bazë vjetore, me klauzolë në denarë
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 9,41% (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj
  • mjetet paguhen në llogarinë e transaksionit të lëshuesit të pro-faturës 
Shpenzimet e kredisë
  • 1% nga shuma e kredisë, minimum 500,00 denarë
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • shpenzime për kambial
Mënyra e shlyerjes
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • ndalesë administrative nga rroga
  • kambiali dhe deklarata kambiale
  • pa garantues
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • pro-fatura ose fatura nga personi juridik
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën– formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)


Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk