• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi konsumi deri në 300.000,00 denarë për personat fizikë që nuk janë klientë të Bankës


Kjo kredi konsumi u dedikohet të gjithë personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune nëpër firma të pranueshme për Bankën, të cilët nuk janë klientë të Bankës (nuk marrin rrogë përmes llogarisë së transaksionit në Bankë), por që kanë të ardhura mujore mbi 15,000,00 denarë.



Shuma e kredisë deri në 300.000,00 denarë
Afati i shlyerjes deri në 5 vjet
Norma nominale e interesit 11.25% në bazë vjetore, e ndryshueshme me klauzolë në denarë
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NShP) 13.29% në bazë vjetore (në lartësinë e NShP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e harxhimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NShT dhe lartësia e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa provizion për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • të ardhura mujore mbi 15.000 denarë,
  • kësti mujor duhet të jetë 1/3 e të ardhurave neto mujore të aplikantit,
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç,
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e garantuesve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra.
Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj,
  • mjetet paguhen në llogarinë e transaksionit të kredikërkuesit,
Shpenzimet e kredisë
  • 2% nga shuma e kredisë, minimum 500,00 denarë
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë), e cila llogaritet për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse,
  • shpenzimet për kambial,
Sigurimi
  • Ndalesë administrative nga rroga,
  • kambiali dhe deklarata kambiale
  • pa garantues (pas analizës dhe vlerësimit të bërë të kredisë, Banka mund të kërkojë sigurim shtesë – një garantues me aftësi kreditimi).
Mënyra e pagesës
  • Këstet mujore,
  • Pagesa e këstit – në ditën e 16të të muajit.
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën– formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Komercijalna Banka AD Skopje nuk është i nevojshëm solventiteti)


Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi.



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk