• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi konsumi deri në 600.000 denarë pa garantues


Kјо kredi u dedikohet personave fizikë me aftësi kreditore që janë në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike, përfaqësive të huaja diplomatike në RM ose kompanive që janë të pranueshme për Bankën dhe të cilët rrogat e tyre i marrin në llogarinë transaksionale të Komercijalna Banka AD Skopje në shumë mbi 18.000 denarë dhe të cilët kanë të paktën tre produkte për persona fizikë në Bankë (kartë debiti, kartë krediti, depozitë kursimi, kredi, E-banking -shërbime elektronike përmes internetit, ose SMS Banking –shërbime bankare përmes SMS).
 
Nëse kredikërkuesi i i plotëson kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Banka, kredia i miratohet në afat prej 24 orësh pas kompletimit të dokumentacionit.


Shuma e kredisë deri në 600.000,00 denarë
Afati i shlyerjes deri në 90 muaj
Norma nominale e interesit 9,75% në bazë vjetore, e ndryshueshme me klauzolë në denarë

(norma referuese e interesit prej 2,21% e rritur për 7,54%.)*

*Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk)  në çdo 25.06 dhe në çdo  25.12  me titull “norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 2,21%. Banka do ta shpallë rregullisht në faqen e saj të internetit normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU
 
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) 10,74% në bazë vjetore (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • të ardhura mujore mbi 18.000 denarë
  • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e garantuesve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra
Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj
  • mjetet paguhen në llogarinë transaksionale të shfrytëzuesit të kredisë
Shpenzimet e kredisë
  • 1,5% nga shuma e kredisë, minimum 500,00 denarë
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzime për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • shpenzimet për kambial
Sigurimi
  • ndalesë administrative e rrogës ose urdhër periodik për kompanitë që nuk lëshojnë ndalesë administrative
  • kambiali dhe deklarata kambiale
  • pa garantues (pas analizës dhe vlerësimit të bërë të kredisë, Banka mund të kërkojë sigurim shtesë – një garantues me aftësi kreditimi)
Mënyra e shlyerjes
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën– formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)


Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk