• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

 

KREDI KONSUMI DERI NË 10.000,00 EURO ME EUR KLAUZOLË 

PERIUDHË PROMOVUESE prej 31.12.2017:

-0% kompensim për miratimin dhe administrimin e të gjitha kërkesave të miratuara për kredi në periudhën prej 31.12.2017:

 Kredia u dedikohet klientëve të rinj ose të përhershëm me aftësi kreditore të Bankës që janë në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike, përfaqësitë e huaja diplomatike në RM ose në kompanitë që janë të pranueshme për Bankën, që marrin rrogat në llogari transaksionale të Bankës, që gëzojnë të drejtën e pensionit në baza tjera, dhe jo në bazë të arritjes së kufirit ligjor të moshës. Kërkuesit e kredisë duhet të marrin rrogë/pension me vlerë prej mbi 15.000 denarë dhe të kenë të paktën tre produkte për persona fizikë në Bankë (kartë debiti, kartë krediti, depozitë kursimi, kredi, E-banking -shërbime elektronike përmes internetit, ose SMS Banking –shërbime bankare përmes SMS).

Nëse kredikërkuesi i plotëson kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Banka, kredia i miratohet në afat prej 24 orësh pas kompletimit të dokumentacionit.

 


Shuma e kredisë  Deri në 10.000 EUR në kundërvlerë të denarit
Afati i shlyerjes deri në 90 muaj
Norma nominale e interesit
6%
7,6%
në bazë vjetore, e ndryshueshme me EUR klauzolë
(EURIBOR njëmujor + 7,6%, por jo më pak se 7,6%)*
 

*Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit) KËTU. Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00
 
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NShP) 7,44% në bazë vjetore (në lartësinë e NShP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e harxhimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NShT dhe lartësia e normës nominale të interesit)
Shlyerja e parakohshme Pa provizion për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • të ardhura mujore prej mbi 15.000 denarë,
  • kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit, 
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të kalojë 70 vjeç, përveç kredikërkuesve pensionerë mosha e së cilëve nuk duhet të kalojë 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra

Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj,
  • mjetet paguhen në llogarinë e transaksionit të kredikërkuesit.  
Shpenzimet e kredisë
  • 0 % kompensim për miratimin e vlerës së kredisë, (në periudhën promovuese prej 31.12.2017)
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë,
  • shpenzimet për interesin e kredisë me periudhë lehtësuese (Grejs periudhë), e cila llogaritet për periudhën prej ditës së shfrytëzimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të pagesës së kredisë sipas normës së interesit të caktuar për kredinë përkatëse),
  • shpenzimet për kambial 
  • 2%  kompensim për të gjitha kërkesat e miratuara për rifinancim të kredive ekzistuese në Bankë (minimum 500,00 denarë, maksimum 150.000,00 denarë)


     
Sigurimi
  • Ndalesë administrative nga rroga ose urdhër periodik për firmat që nuk aprovojnë ndalesën administrative,
  • urdhër periodik për kredikërkuesit pensionerë,
  • kambiali dhe deklarata kambiale,
  • pa garantues (pas analizës dhe vlerësimit të bërë të kredisë, Banka mund të kërkojë sigurim shtesë – një garantues me aftësi kreditimi).
Mënyra e pagesës
  • Këstet mujore,
  • Pagesa e këstit – në ditën e 16të të muajit.
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën – formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) për 3 muajt e fundit dhe aftësia paguese (solventiteti) në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Komercijalna Banka AD Skopje nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionerët - çeku i pensionit të fundit


Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi.



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk