• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi të siguruara me hipotekë mbi pasuri të patundshme


Kredia në denarë u dedikohet të gjithë personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune ose pensionistëve të cilët pensionet e tyre i marrin pëmes llogarisë së transaksionit në Bankë.
 
Kredia në denarë me EUR klauzolë u dedikohet personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike ose në kompanitë që janë të pranueshmë për Bankën, që marrin rrogat në llogari transaksionale të Bankës si dhe pensionistëve që imarrin pensionet e tyre pëmes llogarisë transkasionale në Bankë. 


Shuma e kredisë deri në 60.000,00 EUR(në kundëvlerë të denarit)
Afati i shlyerjes deri në 90 muaj
Periudha Greis Mundësia për shfrytëzimin e periudhës Greis deri në 12 muaj. Për kohëzgjatjen e periudhës greis Banka do të llogarisë dhe arkëtojë vetëm interesin e periudhës Greis.
Norma nominale e interesit
9,5% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë me denarë
7,5% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë me denarë dhe EUR klauzolë
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP)
10,15% në bazëvjetore për kredi në denarë
8,3% në bazë vjetore për kredi në denarë me EUR klauzolë
(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut në regjistrin përkatës publik dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • për kërkuesit e kredisë me të ardhura mujore nën 30.000 denarë kësti mujor duhet të jetë 1/3 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë, ndërsa për kërkuesit e kredisë me të ardhura mujore mbi 30.000 denarë kësti mujor duhet   të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë. Si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore të tatimit që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen.
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • Kredikërkuesit mund t’i bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore (nëse këto bashkë-aplikantë nuk janë anëtarë të familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, gjatë vlerësimit të aftësive të tyre kreditore do të merren parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të tyre të lira mujore)
Disbursimi
  • periudha maksimale për disbursimin e kredisë është 60 ditë prej ditës së miratimit të saj
  • mjetet paguhen në llogarinë transaksionale të shfrytëzuesit të kredisë
Shpenzimet e kredisë
  • 0,5% nga shuma e kredisë për kredi në denarë ose
  • 1,5% nga shuma e kredisë për kredi në denarë me EUR klauzolë (minimum 500,00 denarë) – kompensim për miratimin dhe administrimin e kredisë
  • 400,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • 2.000,00 denarë për vlerësim të pasurisë së patundshme (për çdo vlerësim individual) 
  • shpenzimet noteriale për solemnizim të marrëveshjes hipotekare sipas tarifës noteriale 
  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut mbi pasurinë e patundshme në favor të Bankës në regjistrin përkatës publik  
  • shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore  
Mënyra e shlyerjes
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • hipotekë e pasurisë së patundshme në vlerë prej 140% nga shuma e kredisë
  • ndalesë administrative nga rroga
  • polica e sigurimit të hipotekës mbi pasuritë e patundshme e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit valid për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën– formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • certifikatë e lindjes / martesës si dëshmi e farefisnisë me bashkë-aplikantët e kredisë
  • fletë pronësie për pasurine e patundshme që ofrohet si garancion


Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk