• Shembull i kredisë


  • Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Kredi me 30% dhe 50% depozitë dhe hipotekë mbi pasuritë e patundshme


Kјо kredi u dedikohet të gjithë personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune ose pensionistëve të cilët pensionet e tyre i marrin pëmes llogarisë së transaksionit në Bankë.



Shuma e kredisë varet nga aftësia kreditore dhe nga vlera e hipotekës
Afati i shlyerjes deri në 90 muaj
Norma nominale e interesit
  • 7,8% për kredi me depozitë prej 30%, e ndryshueshme me klauzolë në denarë
  • 7,3% për kredi me depozitë prej 50%, e ndryshueshme me klauzolë në denarë
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP) prej 7,82% deri në 8,36% në bazë vjetore (në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut në regjistrin përkatës publik dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.
Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • aftësia kreditore llogaritet për pjesën e kredisë që është siguruar me hipotekë
  • kësti mujor duhet të jetë 1/3 e të ardhurave neto mujore të kredikërkuesit
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • Kredikërkuesit mund t’i bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore (nëse këto bashkë-aplikantë nuk janë anëtarë të familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, gjatë vlerësimit të aftësive të tyre kreditore do të merren parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të tyre të lira mujore)
Shpenzimet e kredisë
  • 0,5% nga shuma e kredisë, minimum 500,00 denarë
  • 400,00 denarë për aplikimin dhe procesimin e kredisë
  • shpenzime për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • 2.000,00 denarë për vlerësimin e vlerës së pasurisë së patundshme (për çdo vlerësim individual) 
  • shpenzimet noteriale për solemnizim të marrëveshjes hipotekare sipas tarifës noteriale  
  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut mbi pasurinë e patundshme në favor të Bankës në regjistrin përkatës publik  
  • shpenzimet për policën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore  
Sigurimi
  • ndalesë administrative e rrogës
  • hipoteka mbi depozitën pa interes (në denarë ose në valutë të huaj)
  • hipoteka mbi pasurinë e patundshme (140% nga shuma e kredisë)
  • Polica e sigurimit të hipotekës mbi pasurinë e patundshme e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Mënyra e shlyerjes
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Dokumentacioni i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje e letërnjoftimit të vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën– formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • fletë pronësie për pasurine e patundshme që ofrohet si garancion
  • certifikatë e lindjes / martesës si dëshmi e farefisnisë me bashkë-aplikantët e kredisë


Banka Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi



Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk