• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

   

Kredi për blerje ose ndërtim të pasurisë së patundshme

 

PROMOVUESE DERI MË 31.3.2017:  

-0% kompensim për miratimin dhe administrimin e të gjitha kërkesave të miratuara për kredi banesore me EUR klauzolë.

-Pa shpenzime për vlerësimin e sigurimit për të gjitha kërkesat e miratuara për kredi banesore me EUR klauzolë.

 

Kredia në denarë me EUR klauzolë u dedikohet personave fizikë me aftësi kreditore në marrëdhënie të rregullt pune në administratën publike ose në kompanitë që janë të pranueshmë për Bankën dhe pensionistëve të cilët pensionet e tyre i marrin përmes llogarisë së transaksionit në Bankë. 

 

Qëllimi i kredisë
  • blerje, ndërtim ose rindërtim i banesës, shtëpisë ose hapësirës afariste
  • blerje e tokës për ndërtim
  • rifinancim i ndonjë kredie tjetër për shtëpi
Shuma e kredisë varet nga aftësia kreditore e personit dhe nga vlera e hipotekës
Afati i shlyerjes
  • deri në 18 vjet për blerje, ndërtim ose rindërtim të hapësirës afariste
  • deri në 30 vjet për të gjitha qëllimet tjera

 

periudhë lehtësuese (grejs periudhë) Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs.
Norma nominale e interesit
Për opsionin 1
 
2,9% në bazë vjetore, fikse për 3 vitet e para dhe 5,9%
në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë
 
Për opsionin 2
4,85% në bazë vjetore, fikse për 5 vitet e para dhe 6,65% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë me EUR klauzolë
 
Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP)

Për opsionin 1
 
·         5,3% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.

·         4,98% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste.

 

Për opsionin 2

·         5,84% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të banesës, shtëpisë.

·         6,12% normë vjetore interesi për kredi për blerje, ndërtim, zgjerim ose rindërtim të hapësirës afariste.

 

(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.

Shlyerja e parakohshme Pa pagesë për shlyerjen e parakohshme të pjesërishme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • Kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë. Si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore të tatimit që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen.
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • Kredikërkuesit mund ti bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore (nëse këto bashkë-aplikantë nuk janë anëtarë të familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, gjatë vlerësimit të aftësive të tyre kreditore do të merren parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të tyre të lira mujore)
Disbursimi
    Mjetet e kredisë i disbursohen:
    1. Shitësit:
  • kur shitësi është subjekt juridik
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng pasuria e patundshme që është subjekt i shitblerjes
    2. Kërkuesit të kredisë:
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng ndonjë pasuri tjetër e patundshme
  • për renovim

Shpenzimet për
kredinë

    - 0% për kreditë e reja në denarë me klauzolë në EUR, të miratuara për periudhën promovuese deri 31.3.2017

    - 0% për miratimin e kreditit në denarë me klauzolë në EUR, i dedikuar për rifinancimin e kredive banesore nga bankat tjera

    - 1% kompensim për të gjitha kërkesat e miratuara për kredi banesore me klauzolë në EUR të dedikuara për rifinancimin e kredive banesore ekzistuese në bankë (minimum 500,00 denarë, maksimum 150.000,00 denarë)

  • 400,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • Pa kosto për vlerësimin e vlerës së instrumentit për sigurim të kreditit banesor me kaluzolë në EUR për periudhën provuese deri 31.3.2017
  • 2.000,00 denarë për vlerësimin e vlerës së pronës së patundshme për kredi me EUR klauzolë të dedikuar për rifinancim të kreditit banesor në Bankë (për çdo vlerësim individual).
  • Shpenzimet noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare sipas Tarifës përkatëse

  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme

  • shpenzimet për polisën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • hipoteka mbi pasurinë e patundshme me vlerë prej 120% deri në 140% të shumës së kredisë (hipoteka mund t'i referohet pronës që blehet apo ndonjë pasurie tjetër që është në pronësi të kredikërkuesit ose të ndonjë personi tjetër)
  • ndalesa administrative nga rroga
  • polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Dokumentacioni
i nevojshëm
  • aplikacioni për kredi
  • kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionerët – çeku i pensionit të fundit
  • Para-marrëveshje për shitblerje, të vërtetuar në noter ose dokumentacioni i përgjithshëm investues-teknik me leje për ndërtim dhe shuma e mjeteve të nevojshme
  • certifikata e lindjes/martesës si dëshmi e farefisnisë me bashkë-aplikuesit e kredisë
  • fletë pronësie për pasurinë e patundshme që ofrohet si sigurim
Kompani të ndërtimit me të cilat Banka ka bashkëpunim afarist:
  • Adora Inzhenering Shkup
  • Glic ShPKThP (Dooel) Kërçovë 
  • Golden ART Shkup
  • Gradeznik Ohër
  • Dabar Shkup
  • Elita Invest Shkup
  • ZSF ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Kapilot Inzhenering Shkup
  • Kat Kostov ShPK (DOO) Shkup
  • Madal Bal Shkup
  • Mega Kumanovë/Akustik Shkup
  • Nastel Shkup
  • NGJ Inzhenering Shkup
  • Pelagonija Strumicë/Total
  • River Development ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Inzhenering Strumicë
  • Rojal Vase Probishtip
  • UPM Grup/Hromak Kumanovë
  • Urban Invest Kavadar
  • Florastat ShPKThP (Dooel) Shkup
  • Hipoks Vinicë
Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi


Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk