• Shembull i kredisë


  • Kalkulatori i kredisë


  • Kërkesë


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

 

Kredia në denarë për blerje ose ndërtim të pasurisë së patundshme me klauzolë në denarë

 

Kredia në denarë për blerje ose ndërtim të pasurisë së patundshme me klauzolë në denarë

 
 

Qëllimi i kredisë
  • blerje, ndërtim ose rindërtim i banesës, shtëpisë ose hapësirës afariste
  • blerje e tokës për ndërtim
  • rifinancim i ndonjë kredie tjetër për shtëpi
Shuma e kredisë varet nga aftësia kreditore e personit dhe nga vlera e hipotekës
Afati i shlyerjes
  • deri në 12 vjet për blerje, ndërtim ose rindërtim të hapësirës afariste
  • deri në 20 vjet për të gjitha qëllimet tjera
Periudhë lehtësuese (grejs periudhë) Mundësi për periudhë grejs prej 12 muaj. Banka do të llogarisë vetëm interesin e periudhës grejs gjatë kohëzgjatjes së periudhës lehtësuese grejs.
Norma nominale e interesit

8,5% në bazë vjetore, e ndryshueshme për kredinë në denarë

Norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (NSHP)

8,93% në bazë vjetore për kredi në denarë
(në shumën e NSHP ndikon afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve të kredisë që janë të përfshira në llogaritjen e NSHP dhe dhe shuma e normës nominale të interesit). Shpenzimet noteriale, shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrën e pasurisë së patundshme dhe shpenzimet për sigurimin e pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore nuk përfshihen në përllogaritjen e NSHP dhe bien në ngarkesë të shfrytëzuesit të kredisë.

Shlyerja e parakohshme Pa pagesë за për shlyerjen e parakohshme të pjesshme ose të plotë të kredisë
Kriteret
  • Kësti mujor duhet të jetë 1/2 e të ardhurave neto mujore të kërkuesit të kredisë. Si të ardhura mujore do të llogariten edhe të ardhurat tjera vjetore apo mujore të tatimit që janë subjekt i tatimit në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të cilat mund të dokumentohen.
  • gjatë pagesës së këstit të fundit, mosha e kredikërkuesit nuk duhet të të kalojë 70 vjeç
  • Kredikërkuesit mund ti bashkëngjiten edhe 2 aplikues të tjerë të cilët mund të mos jenë në lidhje familjare por të kenë besueshmëri kreditore (nëse këto bashkë-aplikantë nuk janë anëtarë të familjes së ngushtë të aplikantit kryesor, gjatë vlerësimit të aftësive të tyre kreditore do të merren parasysh vetëm 1/2 e të ardhurave të tyre të lira mujore)
Disbursimi
    Mjetet e kredisë i disbursohen:
    1. Shitësit:
  • kur shitësi është subjekt juridik
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng pasuria e patundshme që është subjekt i shitblerjes 2. Kërkuesit të kredisë:
  • kur shitësi është person fizik, nëse lihet peng ndonjë pasuri tjetër e patundshme
  • për renovim

Shpenzimet për
kredinë

  • 0,5% kompensim nga shuma e kreditit banesor me klauzolë në denarë ( minimum 500,00 denarë, maksimum 150.000,00 denarë)
  • 300,00 denarë për aplikimin dhe procedimin e kredisë
  • shpenzimet për interesin e greis periudhës (interesi i periudhës greis llogaritet prej ditës së disbursimit të mjeteve deri në ditën e fillimit të shlyerjes së kredisë sipas normës së interesit të barabartë me normën e interesit të kredisë)
  • 2.000,00 denarë për vlerësimin e vlerës së pronës së patundshme për kredi në denarë të dedikuar për rifinancim të kreditit banesor në Bankë (për çdo vlerësim individual)
  • Shpenzimet noteriale dhe të avokaturës për Marrëveshjen hipotekare sipas Tarifës përkatëse

  • shpenzimet për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme
  • shpenzimet për polisën e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng nga rreziqet themelore
Mënyra e pagesës
  • këste mujore
  • pagesa e anuitetit – në ditën e 16të të muajit
Sigurimi
  • hipoteka mbi pasurinë e patundshme me vlerë deri në 140% të shumës së kredisë (hipoteka mund t'i referohet pronës që blehet apo ndonjë pasurie tjetër që është në pronësi të kredikërkuesit ose të ndonjë personi tjetër)
  • ndalesa administrative nga rroga
  • polica e sigurimit të pasurisë së patundshme të lënë peng e vinkuluar në favor të Bankës dhe e ri-freskuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë
Dokumentacioni
i nevojshëm
  • Aplikacioni për kredi
  • kopje të letërnjoftimeve valide për të gjithë pjesëmarrësit në kredi
  • për të punësuarit në firmat private të pranueshme për Bankën, formulari PP53 (Deklarata e pranimit nga Drejtoria e të hyrave publike) aftësia paguese (solventiteti) për 3 muajt e fundit në llogarinë bankare nga banka në të cilën janë depozitues (për depozituesit e Bankës Komerciale nuk është i nevojshëm solventiteti)
  • për pensionisët – çeku i pensionit të fundit
  • para-marrëveshje për shitblerje, të vërtetuar në noter ose dokumentacioni i përgjithshëm investues-teknik me leje për ndërtim dhe shuma e mjeteve të nevojshme
  • certifikata e lindjes/martesës si dëshmi e farefisnisë me bashkë-aplikuesit e kredisë
  • fletë pronësie për pasurinë e patundshme që ofrohet si sigurim
Komercijalna Banka AD Skopje ruan të drejtën të refuzojë kërkesën për kredi


Kontaktoni persona



Natasa Baljuk Ristovska, Pëgjegjës i shërbimit për miratimin dhe shfrytëzimin e kredive
Telefon: (02) 3168-290
e-mail: natasa.baljuk.ristovska@kb.com.mk

Julijana Nikcevska, Bashkëpunëtor i pavarur profesional - kontrollor në
Telefon: (02) 3168-298
e-mail: julijana.nikcevska@kb.com.mk