• Lokator i bankomateve


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Informata themelore për kartat bankare për personat fizikë



Pa marrë parasysh nëse jeni përdorues i rregullt ose jeni të interesuar për kartat e debitit ose të kreditit, informohuni për gjërat më të rëndësishme që ju duhet ti dini për kartat e Bankës Komerciale:



Përdorimi i kartës bankare nëpër pikat e shitjes (terminalet POS)


Me kartat e debitit dhe kreditit të Bankës Komerciale mund të bleni pa provizion në më shumë se 35 milionë pika të shitjes (POS terminale) në mbi 210 vende të botës. Kjo është mënyra më e lehtë dhe më praktike për të blerë e cila aplikohet vazhdimisht në botë - duke filluar nga blerjet më të vogla e deri te ato të mëdhatë. Duke përdorur kartat bankare Ju asnjëherë më nuk do të vareni nga shuma e parave të gatshme që keni me vehte, ndërsa sipas zgjedhjes tuaj, ju mund të paguani menjëherë ose me këste.

Në supermarkete, restorante, bare, dyqane, sallone automjetesh, studio bukurie ... Kudo që të shkoni do të gjeni një pikë të shitjes që do të pranojë kartën tuaj – ju vetëm kërkoni ku shfaqet shenja/logoja e MasterCard, Maestro, Visa ose Visa Electron në hyrjen e objektit dhe na lejoni ne që të procesojmë me pagesën.

Në krye^



Përdorimi i Internet Bank - shërbimeve elektronike përmes internetit


Të gjithë mbajtësit e kartave bankare të debitit apo të kreditit të Bankës munden në çdo kohë, në komoditetin e shtëpisë ose në vendin e punës të ndjekin bilancin e gjendjes së kartave të tyre bankare ose kartave tjera plotësuese. Krahas kartave bankare, ju keni qasje edhe në të gjitha llogaritë e Juaja në denarë ose në valutë të huaj, të hapura në Bankën Komerciale.

 

Sipas nevojave tuaja, zgjidhni nëse do të përdorni këtë shërbim vetëm për të ndjekur bilancin e gjendjes dhe për të printuar vërtetimin e llogarisë suaj ose do të zgjidhni mënyrën më të thjeshtë dhe ta përdorni për të kryer transaksione në llogaritë e kartës suaj të kreditit, si dhe për të kryer pagesa të faturave Tuaja mujore të SHA Telekomi i Maqedonisë, SHA T-Mobile Maqedoni, ONE, SHA Toplifikimi Shkup, NP Ujësjellës dhe Kanalizime, SHA Elektroekonomia, SHA Kjubi Maqedoni dhe kompania e sigurimit SHA Vardar-Kroacia.
Pagesa e faturave të këtyre kompanive mund të kryhet edhe duke përdorur shërbimin falas urdhër transfertë periodike.

Në krye^



Tërheqja e parave të gatshme


Me 149 bankomate të Bankës Komerciale të vendosura në të gjithë vendin dhe mbi 2 milion që mbajnë logon MasterCard dhe Visa kudo nëpër botë, në mënyrë shumë të thjeshtë Ju mundeni gjithmonë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, të tërhiqni para të gatshme sa herë që Ju keni nevojë. Në këtë mënyrë, ju nuk keni nevojë që kur ju duhen para të gatshme nga kartat Tuaja, gjegjësisht llogaritë transaksionale, të shkoni në degën ose filialin më të afërt të Bankës, ose të keni kujdes për orarin e punës së Bankës, duke u ikur kështu pritjeve dhe rradhëve të gjata.

Në qoftë se deri tani asnjëherë nuk keni përdorur bankomat - mos u mërzisni. Për tu gjindur më lehtë gjatë përdorimit të bankomateve, ne e përgatitëm broshurën „"Shmangni rradhët - përdorni bankomatet!" “ ku jepet një përshkrim i shkurtër i të gjitha hapave të nevojshme që duhet ti dini.

Nëse megjithatë vendosni të tërhiqni para nga sporteli i bankës, ju mund ta bëni këtë nëpër sportelet e bankave kudo në botë, ku pranojnë MasterCard dhe Visa dhe në në të gjitha degët dhe filialet e Komercijalna Banka AD Skopje në Shkup dhe në gjithë RM.

 


Në krye^



Vendndodhja e ATM/bankomateve


Nëpër bankomatet e Bankës Komerciale mund të tërhiqen para me të gjitha kartat bankare të lëshuara nga programet e MasterCard dhe Visa, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë . Gjeni bankomatin më të afërt prej gjithsej 145 ATM-ve të vendosura nëpër qytete të ndryshme në Maqedoni me ndihmën e lokatorit.

LOKATORI I BANKOMATEVE


Informata për vendndodhjen e bankomateve ku ju mund të tërhiqni para me kartat bankare të familjes MasterCard® anembanë botës (mbi 2 milion bankomatë në mbi 210 vende), mund të merrni nëwww.mastercard.com.

Informata për vendndodhjen e bankomateve për tërhiqje të parave të gatshme me kartën Visa në mbi 170 vende rreth botës, mund të merrni në www.visa.com.

Në krye^


Probleme dhe ankesa


 
  • Raportimi i kartës së humbur/vjedhur

Nëse karta juaj është e humbur apo e vjedhur, ju duhet menjëherë ta raportoni në   Qendrën për autorizim të Bankës në tel. (02) 3247-474 i cili është i hapur për thirrjet 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, gjatë gjithë vitit. Stafi i Qendrës do të bllokojë menjëherë kartën me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit eventual dhe do t'ju japë udhëzime të mëtejshme se si të nxjerrni kartë të re bankare.

 
  • Ankesa lidhur me përdorimin e kartës bankare

Klienti duhet rregullisht të kontrollojë raportet mujore mbi funksionimin e kartës bankare që i jep Banka. Për ankesa lidhur me përdorimin e kartës bankare ju mund të paraqiteni në numrin: (02) 3168-122 çdo ditë pune prej 8:00 deri 16:00.

Gjatë kësaj, nëse bëhet fjalë për ankesa lidhur me transaksione të caktuara në llogarinë Tuaj, Ju lutemi që të respektoni afatin e raportimit prej 20 ditësh prej datës së marrjes së raportit të llogarisë.

Nëse në ndonjë moment do të gjendeni në vështirësi rreth përdorimit të kartës, mos ngurroni të kërkoni ndihmë në numrin (02) 3168-130 (prej 8:00 deri 16:00 çdo ditë pune)ose në (02)3247-474 (24 orë në ditë, shtatë ditë në javë).

Në krye ^


Lëshimi i kartave për personat fizikë me shikim tërësisht të dëmtuar


 

Komercijalna Banka AD Skopje lëshon karta debiti dhe krediti për personat fizikë me shikim tërësisht të dëmtuar.Procedura e kërkesës dhe lëshimit të kartave të debitit ose kreditit për personat fizikë të verbër është mjaft e thjeshtë dhe bëhet në prani të dy dëshmitarëve. Njëri nga dëshmitarët duhet të jetë i punësuar në Bankë, por mundet që edhe dëshmitari tjetër (të dy dëshmitarët) të jenë të punësuar në Bankë. Dëshmitarët i lexojnë klientit të gjithë përmbajtjen e Kërkesës dhe Kushteve të përgjithshme të Komercijalna Banka AD Skopje për lëshimin dhe përdorimin e kartës së debitit apo të kreditit. Klienti vërteton se i kupton plotësisht dhe se i pranon dispozitat e caktuara në këto dokumente, dhe i miraton të njëjtat duke nënshkruar Deklaratën (për aplikim për kartë debiti apo krediti për persona fizikë) me faksimil. Dëshmitarët e nënshkruajnë të njëjtën deklaratë me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe më këtë deklarojnë se klienti është i njohur me përmbajtjen e dokumenteve dhe se i pranon kushtet dhe rregullat e caktuara në këto dokumente. Klientit i jepet një kartë e personalizuar për pagesa me çip, në të cilën është stampuar numri i identifikimit, emri dhe mbiemri i shfrytëzuesit/mbajtësit të kartës dhe numri personal i identifikimit (kodi PIN) i cili shërben për tërheqje të pave të gatshme nga bankomatet dhe për pagesë të prodhimeve dhe shërbimeve nëpër terminalët e pikëve të shitjes POS.


 Deklarata për aplikim për kartë debiti për personat e verbër
 Deklarata për aplikim për kartë krediti për personat e verbër

Në krye ^



Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk