• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Maestro® karta e debitit për personat fizikë



Maestro® karta e debitit është mënyra më e lehtë dhe më e sigurtë për të pasur paratë e Juaja gjithmonë pranë jush. Në butik, ne restorant apo në bankomat - Maestro ® kujdeset për pagesat e Juaja dhe tërhiqjen e parave të gatshme kudo në botë. E thjeshtë, e sigurtë dhe e besueshme.



Avantazhet e kartës


 

- pa pagesë për anëtarësim në vitin e parë të lëshimit;
- pa pagesë për anëtarësim gjatë gjithë kohës së përdorimit të kartës, nëse merrni rrogën ose pensionin tuaj në Komercijalna Banka AD Skopje;
- llogari të veçanta në denarë dhe në valutë* të huaj, me mundësi të ndarjes së mjeteve sipas nevojave Tuaja;
- akses i plotë, i lehtë dhe i sigurtë në paratë Tuaja, nëpër pikat e shitjes, bankomatet ose sportelet e Bankës;
- fitoni normë interesi mbi bilancin tuaj pozitiv;
- mund të merrni tejkalim të lejuar (Overdraft) deri në dy paga të juaja mujore;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në miliona pika të shitjes nëpër botë;
- mundësi pagese në 3, 6, 12 ose 24 këste, pa interes, në të gjitha pikat e shitjes me të cilat Banka ka lidhur marrëveshje;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- provizione dhe kompensime të ulta për shfrytëzimin e kartës;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.
 
* “Për përdorimin e kartelës kudo në botë, pavarësisht nga valuta që përdoret atje, është e nevojshme që në llogarinë valutore të depononi euro”

Përdorimi i kartës


Maestro® karta e debitit është një kartë që ju mund ta përdorni në të gjithë botën dhe të shpenzoni aq sa keni në llogarinë tuaj transaksionale, e në qoftë se jeni një punonjës apo pensionist ju mund të merrni edhe një shumë të caktuar overdraft - tejkalim të lejuar.


E pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate kudo nëpër botë ku shfaqet logoja e MasterCard® dhe Maestro®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Maestro® mund të merrni në www.mastercard.com.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë  këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.



Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re të debitit Maestro® kartë debiti


Ndiqni tre hapat për marrjen e Maestro® kartës tuaj të re të debitit:

1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për Maestro® kartën e debitit dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 7 ditësh prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat

 

Përdorues

çdo person fizik i punësuar ose shtetas i Republikës së Maqedonisë

 

Normat e interesit

Norma referuese për llogaritjen e normës së kamatës ndëshkuese

3,75%

Norma e interesit mbi bilancin pozitiv

0,01%

Norma e interesit deri në shumën e lejuar të tejkalimit (overdraft)

7,95 pikë përqindjeje mbi normën referuese të interesit d.m.th. 11,70%*

Norma e interesit për shumën mbi tejkalimin e lejuar (overdraft)

11,75%

Pagesa për anëtarësi vjetore**

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

me rrogë ose pension përmes Bankës

pa pagesë

 

 

për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

 

për çdo vit pasues

240 denarë

120 denarë

 

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

nëpër sportelet

e Bankës

pa pagesë

-

në bankat tjera në vend

1,8%, min. 100 den.

2%, min. 150 den.

në bankat tjera jashtë vendit

2%, min. 3 euro

2%, min.  5 euro

Pagesa për anëtarësi vjetore për Maestro® kartë debiti për paketa për studentët deridiplomikë dhe postdiplomikë

Për vitin e parë

Për çdo vit pasues

Për qarkullim vjetor deri në 15.000 denarë

Për qarkullim vjetor mbi 15.000 denarë

Karta kryesore

pa pagesë

120,00 denarë

pa pagesë

Kartat shtesë

pa pagesë

120,00 denarë

120,00 denarë


 

* Norma e interesit që zbatohet gjatë llogaritjes së interesit të pjesës së shfrytëzuar të tejkalimit të lejuar është 11,70%, ndërsa fitohet në atë mënyrë që normës referuese për llogaritjen e normës së kamatës ndëshkuese, e cila për momentin është 3,75%, i shtohet 7,95 pikë përqindjeje.

** Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.
Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Kontaktoni persona



Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
Telefon: (02) 3168-136
Fax: (02) 3220-987
e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk

Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk