• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Visa Electron kartë debiti për persona fizikë

 



Visa Electron karta e debitit është mënyra më e lehtë për të paguar, kudo që jeni. Duke pasur një llogari të përbashkët në denarë dhe në valutë të huaj, paratë Tuaja do të jenë me ju në miliona terminale të pikave të shitjes dhe bankomateve në mbarë botën.
Viza e vërtetë për Ju - Visa Electron karta e debitit të Komercijalna Banka AD Skopje.




Avantazhet e kartës


 

- pa pagesë për anëtarësi për vitin e parë të lëshimit;
- pa pagesë gjatë gjithë kohës së përdorimit, nëse merrni rrogën ose pensionin tuaj përmes Komercijalna Banka AD Skopje;
- një llogari në denarë për kryerje të pagesave në vend dhe jashtë;
- mundëson pagesë të shpejtë dhe të thjeshtë pa kontakt (contactless)
- përdorim i lehtë dhe i sigurtë i parave Tuaja nëpër terminalet e pikave të shitjes, bankomatet, ose sportelet e bankave;
- fitoni normë interesi mbi bilancin tuaj pozitiv;
- mund të merrni tejkalim të lejuar (Overdraft) deri në dy paga të juaja mujore;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milionë pika të shitjes nëpër botë;
- mundësi pagese në 3, 6 ose 12 këste, pa interes, në të gjitha pikat e shitjes me të cilat Banka ka lidhur marrëveshje;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- provizione dhe kompensime të ulta për shfrytëzimin e kartës;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Visa Electron karta e debitit është një kartë që ju mund ta përdorni në të gjithë botën dhe të shpenzoni aq sa keni në llogarinë tuaj transaksionale, e në qoftë se jeni një punonjës apo pensionist ju mund të merrni edhe një shumë të caktuar overdraft - tejkalim të lejuar.


E pranuar në 40 milionë terminale të pikave të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende në botë ku shfaqet logoja e Visa ose Visa Electron. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Visa Electron mund të merrni nëwww.visa.com.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re të debitit Visa Electron


Ndiqni tre hapat për marrjen e kartës suaj të re të debitit Visa Electron:

1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për kartën e dibitit Visa Electron dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 7 ditësh prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

çdo person fizik i punësuar ose shtetas i Republikës së Maqedonisë

 

Normat e interesit

Norma referuese e interesit

3,75%

Norma e interesit mbi bilancin pozitiv

0,01%

Norma e interesit deri në shumën e lejuar të tejkalimit (overdraft)

7,95 përqindjeje mbi normën referuese të interesit d.m.th. 11,70%*

Norma e interesit për shumën mbi tejkalimin e lejuar (overdraft)

11,75%

Anëtarësia vjetore**

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

me rrogë ose pension përmes Bankës

pa pagesë

 

 

Për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

 

Për çdo vit pasues

240 denarë

120 denarë

 

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

nëpër sportelet

e Bankës

pa pagesë

-

në bankat tjera në vend

2%, min. 100 den.

2%, min. 300 den.

në bankat tjera jashtë vendit

2%, min. 200 den.

2%, min. 300 den.

Pagesa për anëtarësi vjetore për  Visa Electron  kartën e debitit për paketën për studentët deridiplomikë dhe postdiplomikë

Për vitin e parë

Për çdo vit pasues

Për qarkullim vjetor deri në 15.000 denarë

Për qarkullim vjetor mbi 15.000 denarë

Karta kryesore

pa pagesë

120,00 denarë

pa pagesë

Kartat shtesë

pa pagesë

120,00 denarë

120,00 denarë



* Norma e interesit që aplikohet gjatë llogaritjes së interesit të pjesës së shfrytëzuar të tejkalimit të lejuar (overdraft) është 11,70%, ndërsa fitohet në atë mënyrë që në normën referuese të interesit të BPRM e cila aktualisht është 3,75% shtohen 7,95 pikë përqindje.
** Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Kontaktoni persona



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk

Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
Telefon: (02) 3168-136
Fax: (02) 3220-987
e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk