• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Debit MasterCard® kartë debiti për personat fizikë



Debit MasterCard® karta e debitit është mënyra më e lehtë për të paguar kudo që ndodheni. Duke pasur një llogari të përbashkët në denarë dhe në valutë të huaj, paratë Tuaja do të jenë me ju në milion terminale të pikave të shitjes dhe bankomateve në mbarë botën. Është një kartë debiti me karakteristika të kartës së kreditit, e cila mund të përdoret për pagesa përmes Internetit.



Avantazhet e kartës


 

- Anëtarësim pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- Anëtarësim pa pagesë gjatë gjithë kohës së përdorimit të kartës nëse merrni rrogën ose pensionin tuaj në Komercijalna Banka AD Skopje dhe nëse nuk keni karta tjera të debitit;
- Një llogari në denarë për përdorimin e kartës në vend dhe jashtë vendit;
- Mundëson pagesë të shpejtë dhe të thjeshtë pa kontakt (contactless);
- Akses i plotë, i lehtë dhe i sigurtë në paratë Tuaja, nëpër pikat e shitjes, bankomatet ose sportelet e Bankës;
- Fitoni normë interesi mbi bilancin tuaj pozitiv;
- Мund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milion pika të shitjes nëpër botë;
- Mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive kudo në botë përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- Мundësi e përdorimit të mjeteve të disponueshme 24 orë në ditë në bankomatet dhe në tregti;
- Мundësi e përdorimit të mjeteve të disponueshme për blerje përmes Internetit;
- Kartë debiti me trajtim dhe karakteristika të kartës së kreditit;
- E pranuar globalisht në mbi 35 milion lokacione;
- Мundësi për tejkalim të lejuar (overdraft) deri në dy paga të juaja mujore;
- Мundësi pagese në 3, 6, 12 ose 24 këste, pa interes, në të gjitha pikat e shitjes me të cilat Banka ka lidhur marrëveshje;
- Fitoni karta plotësuese për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- Provizione dhe kompensime të ulta për shfrytëzimin e kartës.

Përdorimi i kartës


Debit MasterCard® karta e debitit është një kartë që ju mund ta përdorni në të gjithë botën dhe të shpenzoni aq sa keni në llogarinë Tuaj transaksionale, e në qoftë se jeni një punonjës apo pensionist ju mund të merrni edhe një shumë të caktuar overdraft - tejkalim të lejuar.


E pranuar në më shumë se 35 milion lokacione kudo në botë ku shfaqet logoja e MasterCard®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme, dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth këtyre kartave mund të merrni në www.mastercard.com.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje.



Procedurë e thjeshtë për marrjen e Debit MasterCard® kartës Tuaj të re të debitit


Ndiqni tre hapat për marrjen e Debit MasterCard kartës Tuaj të re ® të debitit:

1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për Debit MasterCard® kartën e debitit dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 7 ditësh prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

çdo person i punësuar që ka statusin rezident i Republikës së Maqedonisë

Pagesa për anëtarësi vjetore

 

Karta kryesore

Karta plotësuese

 

 

 

Për vitin e parë

Pa pagesë

Pa pagesë

 

Për çdo vit pasues

* Për qarkullim vjetor mbi 30.000 denarë

Pa pagesë

Pa pagesë

* Për qarkullim vjetor nën 30.000 denarë

300.00 denarë

180.00 denarë


*** Për kartë me rrogë ose pension në llogari nëse klienti nuk ka karta tjera të debitit – pa pagesë gjatë gjithë kohëzgjatjes


Pagesa për tërheqjen e parave të gatshme

 

Në bankë

Në bankat tjera

Në bankat tjera jashtë vendit

Prej bankomateve

Pa pagesë

2% min.100 denarë

2% min. 200 denarë

Prej sporteleve

2% min.300 denarë

2% min. 300 denarë

Normat e interesit

Norma referuese për llogaritjen e normës së kamatës ndëshkuese

3,25%

Norma pasive e interesit

0,0%

Norma e interesit deri në shumën e lejuar të tejkalimit (overdraft)

7,95 pikë përqindjeje mbi normën referuese të interesit d.m.th. 11,20%

Norma e interesit për shumën mbi tejkalimin e lejuar (overdraft)

11,25%


* Norma e interesit që zbatohet gjatë llogaritjes së interesit të pjesës së shfrytëzuar të tejkalimit të lejuar është 11,20%, ndërsa fitohet në atë mënyrë që normës referuese për llogaritjen e normës së kamatës ndëshkuese, e cila për momentin është 3,25%, i shtohet 7,95 pikë përqindjeje.

** Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.



Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Kontaktoni persona



Marija Srbinovska, Përgjegjës i shërbimit për llogaritë transakcionale
Telefon: (02) 3168-136
Fax: (02) 3220-987
e-mail: marija.srbinovska@kb.com.mk

Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk