• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

MasterCard® Standard karta e kreditit për personat fizikë

 



MasterCard® Standard është një kartë krediti për qytetarët që rrit fuqinë blerëse dhe që është e pranueshme kudo në botë.
Një zgjedhje e vërtetë për njerëzit bashkëkohorë që kërkojnë më shumë nga çdo moment i ditës.




Avantazhet e kartës


 

- anëtarësi pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- do të merrni limit kreditor varësisht prej pjesës së lirë të pagës suaj mujore;
- limitin e miratuar të kredisë e ndani në dy llogari (në MKD dhe EUR) sipas zgjedhjes suaj dhe sipas nevojës e ndryshoni këtë raport;
- deri në 42 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në pikat e shitjes;
- normë të ulët interesi për pjesën e shfrytëzuar të limitit të kredisë;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milionë terminale të pikave të shitjes kudo në botë;
- mundëson blerjen përmes Internetit;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- provizione dhe kompensime të ulta për shfrytëzimin e kartës;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


MasterCard® Standard është e pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate kudo nëpër botë ku shfaqet logoja e MasterCard ®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave MasterCard® mund të merrni në www.mastercard.com.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re të kreditit MasterCard® Standard


Ndiqni tre hapat për marrjen e MasterCard® Standard kartës së kreditit:



1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për MasterCard® Standard kartën e kreditit dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 5 ditë pune prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personаt fizikë në moshë prej 18 deri 68 vjet

 

Normat nominale e interesit

në llogarinë në denarë

- 11,25% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë (norma referuese e interesit prej 2,21% e rritur për 9.04%)*
- 11,25% e shumës mbi limitin e kredisë

në llogarinë devizore

- 7.6% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë (EURIBOR njëmujor + 7.6%, por jo më pak se 7.6%)**
- 7.639% e shumës mbi limitin e kredisë

Anëtarësia vjetore***

 

 

 

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

për kartat me limit deri në 50.000 denarë

pa pagesë

 

 

për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

 

për çdo vit pasues

480 denarë

300 denarë

 

për kartat me limit mbi 50.000 denarë    
për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

për çdo vit pasues

960 denarë

480 denarë

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

1,5%, min. 50 den.

1,5%, min. 100 den.

të bankave tjera në vend

2%, min. 120 den.

2,5%, min. 350 den.

të bankave tjera jashtë vendit

2%, min. 4 euro

2,5%, min. 6 euro


* Si normë referuese e interesit përdoret norma që është shpallur dhe që është në dispozicion në ueb faqen e BPRM (www.nbrm.mk) në çdo 25.06 dhe në çdo 25.12 me titull “norma e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore” dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit). Norma referuese e interesit që vlen për momentin është 2,21%. Banka do ta shpallë rregullisht në faqen e saj të internetit normën e vlefshme referuese të interesit për llogaritjen e interesit. KËTU

**Norma e EURIBOR-it njëmujor do të shpallet në çdo 31.12 dhe në çdo 30.06 në ueb faqen e Bankës dhe e njëjta do të zbatohet në gjashtë muajt aktual (deri në fund të gjysmëvjetorit) KËTU. Nëse norma ka vlerë negative, në llogaritjen e normës nominale të interesit e njëjta do të merret me vlerë 0,00.

*** Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk