• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

MasterCard® SP Co-branding kartë krediti për personat fizikë



Co-branding karta e kreditit të Komercijalna Banka AD Skopje dhe Skopski Pazar SHA Shkup e shpërblen besimin tuaj. Bleni më shumë – fitoni më shumë.
Për të gjitha blerjet e juaja nëpër objektet shitëse të Skopski Pazar SHA Shkup fitoni Bonus prej 3%. Ja vlen ta keni!




Avantazhet e kartës


 

- anëtarësi pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- fitoni Bonus prej 3% të shumës të të gjitha blerjeve mujore të bëra nëpër objektet shitëse të Skopski Pazar SHA Shkup;
- mundesi për një kthim minimal prej vetëm 10% të pjesës së shfrytëzuar të limitit të kredisë;
- do të merrni limit kreditor varësisht prej pjesës së lirë të pagës suaj mujore;
- e lidhur me një llogari për pagesa në vend dhe jashtë;
- deri në 45 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në pikat e shitjes;
- mundëson blerjen përmes Internetit;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- provizione dhe tarifa të ulta për shfrytëzimin e kartës;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike ;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


MasterCard® SP Co-branding është e pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate kudo nëpër botë ku shfaqet logoja e MasterCard®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave MasterCard® mund të merrni në www.mastercard.com.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re të kreditit MasterCard® SP Co-branding


Ndiqni tre hapat për marrjen e kartës së kreditit MasterCard® SP Co-branding:



1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për MasterCard® SP Co-branding kartën e kreditit dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 5 ditë pune prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personаt fizikë në moshë prej 18 deri 68 vjet

 

Normat e interesit

- 11,75% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 12% e shumës mbi limitin e kredisë

Anëtarësia vjetore*

 

 

 

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

për kartat me limit deri në 50.000 denarë

 

 

 

për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

 

për çdo vit pasues

480 denarë

300 denarë

 

për kartat me limit mbi 50.000 denarë    
për vitin e parë pa pagesë pa pagesë
për çdo vit pasues 960 denarë 480 denarë

Pagesa për përdorimin

 

e bankomateve

e sporteleve

 

të Bankës

1,5%, min. 100 den.

1,5%, min. 100 den.

 

të bankave tjera në vend

2%, min. 120 den.

2,5%, min. 350 den.

 

të bankave tjera jashtë vendit

2%, min. 250 den.

2,5%, min. 350 den.


* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Kontaktoni persona



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk

Igor Andreevski, Nëpunës përgjegjës për lëshimin e kartave
Telefon: (02) 3168-130
Fax: (02) 3114-232
e-mail: igor.andreevski@kb.com.mk