• Informatat kryesore


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Pagesë me karta pakontakt



Pagesa për një sekondë

Tani e tutje me kartat e Komercijalna Bankës mund të kryeni pagesa në mënyrën më bashkëkohore, e cila përdoret në botë – pa nevojë kontakti dhe për një sekondë.

Teknologjia e pagesës pa kontakt paraqet mënyrën më të lehtë dhe më të thjeshtë të pagesës me karta ne vendet e ndryshme të shitjes, shpejt, thjeshtë dhe sigurt.

Në vendet e shitjes ku posedojnë teknologji të tillë, çdo pagesë në shumë deri 750 denarë me MasterCard kartat pa kontakt, përkatësisht 1.100 denarë me Visa kartat pa kontakt,mund ta realizoni duke e afruar kartën te terminali shitës dhe pagesa do të realizohet – pa pas nevojë të shënoni PIN kodin ose të nënshkruani vërtetimin.

 

Mënyra e pagesës pa kontakt me kartat e Komercijalna Bankës mundësohet për çdo transaksion veçmas në vlerë deri 750 përkatësisht 1.100 denarë(varësisht nga brendi i kartës).   . Për çdo transaksion mbi 750 denarë, duhet ta shënoni PIN kodin tuaj, ose ta nënshkruani vërtetimin, ashtu siç bëni zakonisht gjatë pagesës me kartelë.

 

Pagimi pa kontakt funksionon në vende të posaçme të shitjes, të cilat janë të pajisura me këtë teknologji bashkëkohore përkatëse dhe të sigurt. Numri i objekteve të këtilla të shitjes në Maqedoni dhe në botë tashmë është shumë i madh, por edhe gjithnjë po ritet.


KU MUND T’I PËRDORNI KARTAT PA KONTAKT?


Kartat pa kontakt mund t’i përdorni kudo ku do të vëreni ndonjërin nga simbolet për pagesë pa kontakt (contactless payment):

koristenje

 

 

Kartat pa kontakt gjerësisht janë pranuar nga një numër i madh i tregtarëve. Prisni të shihni ndonjërin nga këto simbolet në restorante, kafene, stacione karburanti, shitore të çdollojtë, supermarkete dhe në shumë vende të tjera.

Gjithnjë e më shumë tregtarë janë në pritje të instalimit të terminaleve për pagesë pa kontakt në shitoret e tyre, me qëllim rritjen e shpejtësisë dhe efikasitetit ndaj klientëve të tyre.

SI T’I PËRDORNI KARTAT PA KONTAKT?


postapka

 

 

1. Vërejeni simbolin

Pagesën pa kontakt mund ta realizoni nëpërmjet kartave tuaja pa kontakt të Komercijalna Bankës kudo, ku do të vëreni logot „PayPass“, „PayWave“ ose „contactless“.

2. Afrojeni kartën te terminali

Kur terminali të jetë i gatshëm, afrojeni ose prekeni kartën tuaj te terminali i mundësuar për pagesa pa kontakt, ku është shënuar simboli për pagesa pa kontakt (contactless). Nuk është e nevojshme ta vendosni ose tërhiqni kartën tuaj në POS Terminalin.

3. Përpunimi i transaksionit

Prisni disa sekonda derisa terminali të reagoj me ose nëpërmjet ose nëpërmjet. Nuk do t’ju kërkohet ta shënoni PIN kodin ose të nënshkruani për realizimin e transaksionit.

4. Pranimi

Pagesa juaj do të realizohet pasi të pranohet.


PSE T’I PËRDORNI KARTAT PA KONTAKT?


prednosti

 

 

Shpejtë dhe lehtë - më nuk do të ndodhë të jeni në situatë të kërkoni dhe të përdorni para të gatshme dhe ta prisni llogarinë për transaksionin e realizuar. Kjo mënyrë e pagesës është i përsosur për furnizime të vogla dhe ndihmon të zvogëlohen radhët para arkave, sepse i gjithë transaksioni zgjatë vetëm disa sekonda, duke ju lënë më tepër kohë për plotësimin e detyrimeve të tjera të juaja. Thjeshtë afrohuni, ose prekni kartën tuaj pa kontakt me terminalin për pagesa pa kontakt dhe transaksioni do të realizohet në të njëjtin moment.

E thjeshtë për përdorim - Me një prekje të thjeshtë dhe pa nevojë të shënimit të PIN kodit ose nënshkrimit për transaksionin e realizuar në vlerë nën 750 denarë (me kartën  MasterCard ) ose 1.100 (me Visa kartën), do të befasoheni se sa është i lehtë transaksioni.

Sigurt - Karta juaj mbetet në duart e juaja gjatë transaksionit, duke ju mbrojtur nga mashtrimet dhe keqpërdorimet, njëjtë siç jeni të mbrojtur edhe gjatë pagesës me ndihmën e PIN kodit dhe ekzistencës së çipit të kartelës. Për siguri plotësuese, ndonjëherë mund t’ju kërkohet PIN kodi.


 

Aktualisht pagesa pa kontakt lejohet me kartat në vijim të Komercijalna Bankës:

 

Shënim: Versionet e vjetra të kartave të lartshënuara nuk e përmbajnë teknologjinë e pagesës pa kontakt. Nëse posedoni kartelë të vjetër, të njëjtën (pa pagesë) mund ta ndërroni me kartelë pa kontakt në degët e Komercijalna Bankës.

Kartat pa kontakt duken njëjtë si kartat e deritashme bankare (posedojnë çip sigurie, përdoren në bankomate, etj.), por në mënyrë plotësuese janë të pajisura me teknologji për pagesë pa kontakt. Përmbajnë antenë të inkuadruar në plastikë, e cila gjatë afrimit me terminalin e posaçëm sigurt e transmeton informacionin për realizimin e transaksionit.

Teknologjia, të cilën e përdorin kartat i përket nivelit më të lartë të sigurisë. Enkriptimi unik gjatë çdo blerje i mbron të dhënat e juaja të transaksionit, kurse karta asnjëherë nuk është jashtë dorës tuaj, duke e zvogëluar rrezikun e humbjes, mashtrimit ose falsifikimit të të njëjtës. Janë instaluar masa të posaçme mbrojtjeje në rast se dy herë e afroni ose e prekni kartën në terminal, të cilat garantojnë se transaksioni do të kryhet vetëm njëherë.

Teknologjia pa kontakt është e bazuar në standardet globale të sigurisë. Emërtimin „PayPass“ e shfrytëzojnë kartat pa kontakt MasteCard , kurse e njëjta teknologji te Visa kartat pa kontakt quhet „PayWave“.

Për të gjitha pyetjet rreth përdorimit dhe teknologjisë së kartave shiheni pjesën me pyetjet më shpesh të parashtruara.



Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk