• Informatat kryesore


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

MasterCard® kartë krediti ndërkombëtare për personat fizikë



Arsyeja më e mirë për të haruar brengat derisa udhëtoni. MasterCard karta e kreditit ndërkombëtare është e specializuar për të gjitha pagesat valutore jashtë vendit, si edhe pagesat përmes Internetit.
E krijuar për të qenë shoqëruesi Juaj në më shumë se 120 vende, në të gjitha kontinentet.




Avantazhet e kartës


 

- Ju jep mundësinë të keni akses të shpejtë në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, përmes rrjetit të mbi 2 milionë bankomateve në mbarë botën;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milionë terminale të pikave të shitjes kudo në botë;
- deri në 30 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në pikat e shitjes;
- zvogëlon rrezikun e përdorimi të parave të gatshme jashtë vendit;
- mundëson blerjen përmes Internetit;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- fitoni normë interesi të mjeteve të afatizuara të barabartë me normën e interesit për depozitat e kursimit në euro të afatizuara për 12 muaj;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Me marrjen e MasterCard® kartës së kreditit ndërkombëtare Ju hapen njëkohësisht dy llogari rrjedhëse:
- operative (aktive), me saldo fillestare prej 0 EUR, përmes së cilës kryhen transaksionet e kreditit dhe debitit (të llogaritura në EUR) për përdorimin e mëtejshëm të kartës. Në këtë llogari mundësohet tejkalim i lejuar (overdraft) në shumë prej 500 EUR dhe
- depozituese (pasive), ku bëhet pagesa e depozitës në shumën prej 500 EUR me afat maturimi prej 1 viti, gjatë gjithë kohës që karta është aktive. Në shumën e mjeteve të afatizuara ju merrni një normë interesi në lartësi të normës së interesit të depozitës së kursimit valutor në EUR me afat maturimi prej 12 muajsh.


MasterCard® karta ndërkombëtare është e pranuar në më shumë se 35 milionë pika të shitjes dhe mbi 2 milionë bankomate kudo nëpër botë ku shfaqet logoja e MasterCard ®. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth pranimit* të kartave MasterCard® mund të merrni në www.mastercard.com.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re MasterCard® kartë ndërkombëtare krediti


Ndiqni tre hapat për marrjen e MasterCard® kartës ndërkombëtare së kreditit:



1
Plotësojeni aplikacionin e shkurtër për MasterCard® kartën ndërkombëtare të kreditit dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 7 ditësh prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personаt fizikë në moshë prej 18 deri 68 vjet

 

Normat e interesit

- 7.6% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 7.628% e shumës mbi limitin e kredisë
- normë pozitive e interesit të mjeteve të afatizuara në lartësi të normës së interesit të depozitave të kursimit devizor në euro te afatizuara në 12 muaj

Anëtarësia vjetore*

 

 

 

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

për çdo vit

24 euro

12 euro

Pagesa për përdorimin

 

 

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

1,5%,min. 80 den.

1%

të bankave tjera jashtë vendit

1%, min. 3 euro

3%, min. 6 euro


* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk