• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Visa Classic Standard karta e kreditit për personat fizikë



Visa Classic Standard është kartë krediti që hap mundësi të reja. E pranuar gjithandej nëpër botë, kjo kartë kujdeset për të gjitha pagesat në vend dhe jashtë, duke ju mundësuar një limit të kredisë që do t’ju sigurojë më shumë liri gjatë blerjeve.
Një vizë e vërtetë për një jetë më komode.




Avantazhet e kartës


- anëtarësi pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- një llogari për në vend dhe jashtë vendit;
- do të merrni limit kreditor varësisht prej pjesës së lirë të pagës suaj mujore;
- deri në 45 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në pikat e shitjes;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milionë terminale të pikave të shitjes kudo në botë;
- mundëson blerjen përmes Internetit;
- provizione dhe pagesa të ulta për shfrytëzimin e kartës;
- ofron normë të ulët interesi për pjesën e shfrytëzuar të limitit të kredisë;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Visa Classic Standard është e pranuar në 40 milionë pika të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende në botë. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Visa mund të merrni në www.visa.com.

 

Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë   këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re Visa Classic Standard


Ndiqni tre hapat për marrjen e kartës së kreditit Visa Classic Standard:



1
Plotësojeni kërkesën për kartën e kreditit Visa Classic Standard dhe dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 5 ditë pune prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personаt fizikë në moshë prej 18 deri 68 vjet

 

Normat e interesit

- 11,25% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 11,25% e shumës mbi limitin e kredisë

Anëtarësia vjetore*

 

 

 

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

Për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

Për çdo vit pasues

900 denarë

420 denarë

Për qarkullim vjetor mbi 80.000 denarë

pa pagesë

pa pagesë

Pagesa për përdorimin

 

 

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

1,5%, min. 100 den.

2%, min. 150 den.

të bankave tjera në vend

2,5%, min. 150 den.

3%, min. 300 den.

të bankave tjera jashtë vendit

2,5%, min. 250 den.

3%, min. 300 den.


* Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk