• Informatat kryesore


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

Visa Classic Revolving karta e kreditit për personat fizikë



Visa Classic Revolving është karta e vërtetë e kreditit për pagesë të prolonguar. Me vetëm 5% shlyerje të detyrueshme mujore të shumës së kredisë së përdorur, kjo kartë është mjaft e volitshme për blerjet më të mëdha që mund të paguhen për një periudhë më të gjatë.
Viza e vërtetë për ripagesë minimale mujore.




Avantazhet e kartës


- anëtarësi pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- një llogari bankare për në vend dhe jashtë;
- mundësi për pagesa me këste me shlyerje minimale mujore prej vetëm 5% të kredisë së shfrytëzuar në tregti;
- normë më të ulët interesi të kredisë së shfrytëzuar prej vetëm 11,75% në vit;
- do të merrni limit kreditor varësisht prej pjesës së lirë të pagës suaj mujore;
- deri në 45 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milionë terminale të pikave të shitjes kudo në botë;
- mundëson blerjen përmes Internetit;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Visa Classic Revolving është e pranuar në 40 milionë pika të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende kudo nëpër botë. Me përdorimin e saj, paratë Tuaja do të jenë gjithmonë me Ju, pa pasur nevojë për të mbajtur me vehte para të gatshme dhe pa pasur frikë nëse paratë e juaja humben, vidhen apo nëse keni të bëni me para të falsifikuara. Më shumë informata rreth kartave Visa mund të merrni në www.visa.com.

 

Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re të kreditit Visa Classic Revolving


Ndiqni tre hapat për marrjen e kartës së kreditit Visa Classic Revolving:



1
Plotësojeni kërkesën për kartën e kreditit Visa Classic Revolving dhe dorëzoni dokumentacionin e kërkuar.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës.  
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 5 ditë pune prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personаt fizikë në moshë prej 18 deri 68 vjet

 

Normat e interesit

- 11,25% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 11,25% e shumës mbi limitin e kredisë

Anëtarësia vjetore*

 

 

 

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

Për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

Për çdo vit pasues

900 denarë

420 denarë

Për qarkullimin vjetor mbi 100.000 denarë

pa pagesë

pa pagesë

Pagesa për përdorimin

 

 

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

1,5%, min. 120 den.

2%, min. 150 den.

të bankave tjera në vend

2,5%, min. 150 den.

3%, min. 300 den.

të bankave tjera jashtë vendit

2,5%, min. 250 den.

3%, min. 300 den.


*Pagesa për anëtarësinë vjetore për të gjitha llojet e kartave do të llogaritet në bazë mujore, respektivisht llogaria do të debitohet në 12 këste të barabarta mujore. Debitimi i llogarive individuale do të fillojë në muajin kur do të skadojë periudha e pagesës së fundit për anëtarësim, respektivisht periudha pa pagesë prej 12 muajsh, varësisht se kur është lëshuar karta.

Banka do të aplikojë metodën proporcionale për llogaritjen e interesit.



Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk