• Informatat kryesore


  • Shërbime plotësuese


  • Kërkesë


  • Kushtet e përgjithshme


  • Kërkesë për regjistrimin e klientit


  • Ekspoziturat dhe filijalet


  • Pyetjet më shpesh të parashtruara



Kontakt           24/7
contact@kb.com.mk

contact center:
(02) 3 296 800

@import url(/css/kbeditorcss.css);

Visa Gold Standard dhe Visa Gold Revolving karta krediti për qytetarët



Visa Gold është një kartë krediti prestigjioze që përfaqëson një simbol statusi të veçantë të njohur në mbarë botën. Me një limit të pabesueshëm të kredisë deri në 500.000 denarë, VIP shërbimeve plotësuese dhe bonusit prej 0,4% - mundësitë të Gold kartave janë tepër të mëdha. Zgjidhni kartën e vërtetë për Ju - Visa Gold Standard ose Visa Gold Revolving dhe bëhuni pjesë e shoqërisë së zgjedhur.




Avantazhet e kartës


- status ekskluziv i veçantë;
- anëtarësi pa pagesë për vitin e parë të lëshimit;
- limit të kredisë deri në 500.000 denarë;
- trajtim i veçantë për përdoruesit e kartës duke ju ofruar shërbime plotësuese që përfshijnë pagesën e menjëhershme të parave të gatshme, zëvendësim i menjëhershëm i kartës, mundësi për dhënie të këshillave mjekësore dhe ligjore dhe një numër i madh i lirimeve dhe përfitimeve nga programi Visa;
- bonus 0,4% të transaksioneve mujore të realizuara përmes pagesës së aksioneve në Fondin për investime KB Publikum – Balansiran në emrin tuaj;
- e pranuar në milion pika të kudo nëpër botë;
- një llogari në denarë për në vend dhe jashtë vendit;
- mundësi për pagesa me këste me shlyerje minimale mujore prej vetëm 20% të kredisë së përdorur në tregti me Visa Gold Revolving;
- deri në 45 ditë periudhë pa interes për transaksionet e bëra në tregti;
- mund të bleni në mënyrë të sigurtë dhe pa provizion në milionë terminale të pikave të shitjes kudo në botë;
- mundëson blerjen përmes Internetit;
- fitoni karta shtesë për më të afërmit Tuaj, me mundësi të përshtatjes së limiteve për secilën kartë;
- mund të keni kontroll të plotë duke ndjekur gjendjen e llogarive nga shtëpia Juaj, vendi i punës, ose kudo në botë, përmes Internet bankës, mBankës dhe SMS bankingut;
- mundësi për shlyerje të obligimeve pagesore përmes shërbimit urdhër transfertë periodike;
- përkrahje 24 orëshe e klientëve, kudo në botë.

Përdorimi i kartës


Karta Visa Gold është e pranuar pa kushtëzim në 40 milionë pika të shitjes dhe mbi 1.9 milionë bankomate në mbi 170 vende kudo nëpër botë. Përdorimi i kësaj karte u mundëson trajtime dhe përfitime të jashtëzakonshme anëtarëve të Visa Gold kudo nëpër botë.


Informata më të hollësishme rreth lirimeve dhe beneficioneve të kartave Visa Gold mund të merrni në këtë link. Për t’uinformuar rreth promocioneve më të reja globale për përdoruesit të Visa Gold, vizitoni ueb faqen e veçantë të Internetit të Visa International.


Shikojeni listën e plotë të bankomateve të Komercijalna Banka AD Skopje dhe gjeni atë më afër Jush.


Për të pasur më shumë siguri dhe komoditet gjatë përdorimit të kartës do t’ju ndihmojnë këshillat për përdorim të sigurtë të kartave bankare të Komercijalna Banka AD Skopje .


Procedurë e thjeshtë për marrjen e kartës Tuaj të re të kreditit Visa Gold


Ndiqni tre hapat për marrjen e Visa Gold kartën e kreditit:



1
Plotësojeni  kërkesën për Visa Gold kartën e kreditit dhe dorëzoni dokumentacionin e kërkuar.
2
Aplikacionin, së bashku me dokumentacionin tjetër të nevojshëm, duhet ta dorëzoni në degën apo filialin më të afërt të Bankës, te sporteli për llogari rrjedhëse.  
3
Kartën Tuaj të re do të mund ta merrni në afat prej 5 ditë pune prej ditës së dorëzimit të aplikacionit.

Kushtet dhe pagesat


Përdorues

personat fizikë me aftësi kreditore që plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme: - rrogë mbi 40.000 denarë;
- të ardhura totale sipas Deklaratës vjetore tatimore mbi 1.200.000 denarë ose
- depozit në vlerë prej 110% të limitit të kredisë, por jo më pak se 150.000 denarë

Normat e interesit

Visa Gold Standard
- 10,90% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 12% e shumës mbi limitin e kredisë
Visa Gold Revolving
- 11,40% në bazë vjetore, për shumën e përdorur deri në limitin e kredisë
- 12% e shumës mbi limitin e kredisë

Anëtarësia vjetore*

 

 

 

 

për kartën
kryesore

për kartat
shtesë

 

Për vitin e parë

pa pagesë

pa pagesë

Për çdo vit pasues

3000 denarë

1500 denarë

Për qarkullim vjetor mbi 250.000 denarë

pa pagesë

pa pagesë

Pagesa për përdorimin

 

 

 

e bankomateve

e sporteleve

të Bankës

2%, min. 200 den.

2,5%, min. 250 den.

të bankave tjera në vend

2,5%, min. 200 den.

3%, min. 300 den.

të bankave tjera jashtë vendit

2,5%, min. 250 den.

3%, min. 350 den.




Personi për kontakt



Elena Arsova Begic, Përgjegjës i shërbimit për karta bankare
Telefon: (02) 3168-108
Fax: (02) 3114-232
e-mail: elena.arsova@kb.com.mk